Tronditet kinematografia shqiptare, ndërron jetë në moshën 59 vjeçare aktori i mirënjohur

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mbrëmjen e sotme kinematografia është tronditur nga një lajm i hidhur ku aktori legjendar Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë që kishte.





Po kush ishte Xhevdet Ferri?

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit deputon në vitin 1980 ne “Skëterrë ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë
duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës se Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilësi te tjera interpretive si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i e Pali në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Në vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate
Btop channel
 
Jane te rralle artistet jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote, qe me artin e tyre arrijne te prekin jeten e nje populli te tere.

I perjetshem kujtimi.
 
Sa me pelqejne filmat e tij..sec kishte dicka ne tiparet..ne menyren se si futej ne rol..me gjithe shpirt...
Artistet e till nuk kane se si te vdesin..sepse lan pas dicka qe njerezit do ti kujtojne gjithmone..
Ceshtja eshte kur te vdesim ne..kush do te na kujtoj vall?..
 
Dhimbje e lot, përcillet në banesën e fundit aktori i madh Xhevdet Ferri

Percillet per ne banesen e fundit, mes lotesh dhe dhimbjeje te madhe, aktori Xhevdet Ferri.

Pa homazhe zyrtare, ne nje ceremoi familje, por me pjesemarrje shume te madhe, nga gjithe ata qe e deshen ate dhe artin e madh te tij, aktorit te dhjetera roleve iu dha sot ne mesdite lamtumira e fundit.

Aktori Xhevdet Ferri u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë.

ceremonia-mortore-xhevdet-ferri.jpg

I njohur për rolet e tij protagoniste, Ferri e nisi karrierën e tij kur ishte ende student në Akademinë e Arteve, në degën e Dramës. Pas diplomimit në vitin 1982, ai mbeti si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në këtë Akademi. ceremonia-mortore-xhevdet-ferri1.jpg

E vazhdoi më tej karrierën akademike deri në detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër dhe në kinema për herë të fundit publiku mundi ta shikonte në filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Ka qenë i pranishëm edhe me rolet në teatër, edhe pse suksesin më të madh e arriti me filmin artistik.

Ferri, përveç kontributit të çmuar si aktor, ka pasur edhe pozicione si ish-kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (1997-1998 dhe 2005-2009) apo ish-anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve, ku mundi të tregojë edhe një herë përkushtimin e tij, për ta çuar filmin shqiptar në një tjetër nivel.

Në vitet 1999- 2001, Ferri ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitin 2004 ishte një nga bashkëthemeluesit e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, duke qenë edhe kryetari i parë i kësaj shoqate. Krahas kontributit të tij të madh në fushën e artit e kulturës, Ferri ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor në vitet e trazuara 1996-1997. ceremonia-mortore-xhevdet-ferri2.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri3.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri4.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri5.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri6.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri7.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri8.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri9.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri10.jpgceremonia-mortore-xhevdet-ferri11.jpg
 

Attachments

  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri7.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri7.jpg
    100.2 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri8.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri8.jpg
    112.4 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri9.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri9.jpg
    164.9 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri10.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri10.jpg
    139.7 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri11.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri11.jpg
    109.9 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri1.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri1.jpg
    155.1 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri5.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri5.jpg
    133.5 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri.jpg
    131.2 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri2.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri2.jpg
    123.8 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri3.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri3.jpg
    153.9 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri4.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri4.jpg
    107.5 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri5.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri5.jpg
    133.5 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri6.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri6.jpg
    94.4 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri7.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri7.jpg
    100.2 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri8.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri8.jpg
    112.4 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri9.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri9.jpg
    164.9 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri10.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri10.jpg
    139.7 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri11.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri11.jpg
    109.9 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri.jpg
    131.2 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri1.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri1.jpg
    155.1 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri2.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri2.jpg
    123.8 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri3.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri3.jpg
    153.9 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri4.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri4.jpg
    107.5 KB · Shikime: 0
  • ceremonia-mortore-xhevdet-ferri6.jpg
    ceremonia-mortore-xhevdet-ferri6.jpg
    94.4 KB · Shikime: 0
sikur lexova dikun..se ka then parase te vdiste..nuk du te me bejne ndonje cermoni..du pa zhurm te jete percjellja ime..
Ps..aktor sh.i mir ka pas nje stil te veqant..me ate serjozitetin se kishte sikur me i terhequr u bente.

??
 
‘I provuam të gjitha, pa pishman… na u shua drita e diellit mbi shtëpi’, vajza e Xhevdet Ferrit rrëqeth, tregon sëmundjen që mposhti aktorin dhe arsyen pse nuk mbajtën homazhe


E bija e aktorit të ndjerë, Xhevdet Feri, Bora, ka reaguar me një postim rrëqethës në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar sëmundjen që i mori jetën babait të saj si dhe vendimin e familjes që të mos kryheshin homazhe. Lamtumira e fundit aktorit të njohur iu dha të premten, nga miq, të afërm, dashamirës dhe familja e cila po përjeton momente të vështira për ikjen para kohe të aktorit.

xhevdet-feri-familj-e.jpg


lg.php

POSTIMI I PLOTE

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

bora-feri.png

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top