Tronditet hirearkia e letrave shqipe, ndryshon renditja e shkrimtarëve

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Petrika GROSI (Tema)
Nën gjykimin dhe kërkesat e kohës, si dhe me mungesën e një historie të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, Qendra e Albanologjisë dhe Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë kanë hartuar një projekt, sipas së cilit do të rishikohet krejt kontributi i shkrimtarëve shqiptarë në letërsinë tonë, duke nisur që nga De Rada, deri tek ata të dy dekadave të fundit që nuk rezultojnë në asnjë histori letërsie. Në këtë aspekt problemet nuk kanë të sosur dhe do të ketë zhvillime, të cilat prekin nëpërmjet rivlerësimit, uljes apo ngritjes së rëndësisë letrare, autorë të gjallë e të vdekur, ç’ka do të trondisë rrjedhimisht hirearkinë e vendosur deri në vitet ’90, e cila vazhdon të jetë e pranishme edhe sot. Ata që i kanë vlerat më të dyshimta dhe që janë kamufluar duke marrë rëndësi më të madhe nga ç’ka vepra e tyre, padyshim që sipas specialistëve dhe studiuesve të letërsisë janë autorët e viteve ’50. Madje sipas burimeve tona pranë Qendrës të Studimeve Albanologjike dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë, mësojmë disa nga emrat që “bien”, të cilëve do t’u ngushtohet ndjeshëm hapësira në histori dhe vlerësimi me superlativa i dhënë për ta gjatë kohës së komunizmit. Këta autorë që zhvlerësohen janë Dhimitër Shuteriqi, Andrea Varfri, Lazar Siliqi, Shefqet Musarai, Fatmir Gjata, Sterio Spase e Ali Abdi Hoxha. Nuk dihet ende se cilat janë vlerat reale të këtyre shkrimtarëve, e nëse në këtë rast politika po ndërhyn duke bërë të kundërtën e politikës së djeshme, gjithsesi nuk na takon ne gjykimi! Gjithmonë sipas disa prej burimeve tona, mësojmë emra të tjerë që do të hyjnë në historinë e letërsisë shqipe, e më pas, do të futen sigurisht sipas rëndësisë edhe si pjesë e teksteve mësimore shkollore. Ka disa prej studiuesve që vënë në dyshim edhe krijimtarinë e Kasem Trebeshinës, i cili akuzohet për “anti-kombëtarizëm”, megjithëse ky aspekt pak ka të bëjë me letërsinë dhe ndoshta nuk ka për të ndikuar shumë në lidhje me vendin e tij në historinë e re të letërsisë shqipe. Kjo vepër akademike mendohet të dalë në tri vëllime me nga 800 faqe secila dhe të përfundojë e gjitha në vitin 2011.
Kadareja dhe Agolli sërish “maja e Piramidës”
Shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, pavarësisht se kanë vepra ku nuk i shpëtojnë dot ideologjizimit të kohës, mbeten edhe me këtë rivlerësim “majat e Piramidës”. Të paktën kështu shprehen burimet tona, të cilat nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe pjesë e hartuesve të kësaj historie. Gjithashtu, ruajnë pozita të palëkundura dhe vlerësimin e tyre në historinë e letërsisë shqipe krijues të tjerë si Fatos Arapi e Fatos Kongoli, Vath Koreshi, Teodor Laço, Zija اela, Nasi Lera, etj. E nëse në 50 vitet e diktaturës, ka mjaft gjëra dhe figura për t’u diskutuar e rishikuar sa i takon historisë së letërsisë, në anën tjetër kemi një sërë krijuesish të cilët ndonëse nuk shfaqin vlera të mjaftueshme, kërkojnë që të hyjnë në historinë e letërsisë vetëm se kanë qenë të përndjekur gjatë regjimit komunist. Të paktën ky është një shqetësim për studiuesit që ndodhen vazhdimisht nën “presionin” e autorëve e të pseudoautorëve të ndryshëm. Në fakt, jo të gjithë këta autorë kanë faj, pasi duke qenë se vepra e tyre është shpërfillur e ka mbetur e pabotuar gjatë kohës kur kanë shkruar, sot mbase nuk shfaq të njëjtat vlera. Hapësira më të mëdha se më parë, e një rivlerësim do të bëhet për poetët Xhevair Spahiu, Teodor Keko e Bardhyl Londo, të cilët ndoshta hija e Kadaresë dhe Agollit i ka lënë pak si të mënjanuar.
Të ndaluarit dhe të persekutuarit
Siç parathamë emrat që bien poshtë apo që ruajnë pozitat e tyre, (natyrisht jo të gjithë) le të kalojmë te një kategorizim tjetër siç është ai i autorëve të anatemuar, të persekutuar, të ndaluar dhe të përjashtuar nga historia e letrave shqipe. Në histori do të futen, ose të paktën mendohet të futen emra si Faik Konica, Viçens Prenushi, Zef Skiroi, Lumo Skëndo, Bernard Palaj, Musine Kokalari, Et’hem Haxhi Ademi, Nonda Bulka, etj., të cilët do të zënë dhe një hapësirë të konsiderueshme duke u vlerësuar për veprën e tyre, gjë që nuk ndodhi gjatë sundimit komunist. Bashkë me ta do të futen edhe dy poetët e pushkatuar Vilson Blloshmi e Genc Leka. Gjithashtu, do të kenë një vend në këtë histori Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Zyhdi Morava, Kiço Blushi, Sadik Bejko, Moikom Zeqo, Faslli Haliti e Izet Shehu. Do të futen në këtë histori mes të tjerësh edhe minoritari Niko Kacalidha, apo autorë të përndjekur si Pjetër Arbnori, Kasem Trebeshina, Frederik Rreshpja, (djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu) Bashkim Shehu, poeti Pano Taçi, Pirro Kuqi, Uran Kostreci, Mihal Hanxhari, Jorgo Bllaci, etj. Ndërsa dy autorët e njohur pogradecarë Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli, (të nënvlerësuar nga regjimi i shkuar si formalistë) fitojnë mjaft vend në këtë histori të re të letërsisë shqipe, duke u paraqitur si zëra të mëdhenj, me shumë rëndësi. Vlerësim e hapësirë e madhe do t’u jepet dy autorëve të tjerë, Arshi Pipa e Faik Konica.
Brezi post ‘90
Shkrimtarët që i përkasin një brezi më të ri, talentet e afirmuara gjatë viteve ’80-’90 janë një kategori tjetër që i ka munguar historisë së letërsisë shqipe. Ndër ta i pari për nga rëndësia do të renditet Agron Tufa, e më pas mjaft emra të tjerë si Ervin Hatibi, Arian Leka, Gentian اoçoli, Maks Velo, Luljeta Lleshanaku, pa harruar këtu edhe dy politikanë, deputetë të Partisë Demokratike si Preç Zogaj dhe Besnik Mustafaj. Ndoshta si “zë i vogël” mund të hyjë edhe Ben Blushi, pas disa sprovave të bëra gjatë tij dhe veprës së fundit që bëri jo pak bujë dhe ngjalli diskutime në qarqet letrare e historike mbarëshqiptare. Me ç’mësuam, një kriter mbi futjen e autorëve të rinj në këtë histori do të jenë veprat e botuara dhe kritika, studimet e monografitë e bëra për to.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top