Tri ditë Shqipni

legjenda

Tetova
lamuri kombëtar është vendosur kudo, rrugët janë stërmbushur me njerëz, furrat dhe mishtoret janë hapur pa pagesë që qytetarët të shërbehen me bukë e mish, kurse kënga e vallja ka jehuar nga agimi në mbrëmje. Kështu kujtohet kremtimi i Ditës së Flamurit - 28 Nëntori, në vitin 1941, kur Kosova ishte e bashkuar me Shqipërinë dhe prishtinasit ishin vetëm banorë të një qyteti të Shqipërisë, ndërsa kryeqytet kishin Tiranën.
Banorët e Kosovës që janë gjallë sot, e në atë kohë ishin nxënës të Shqipërisë etnike, mbajnë mend edhe pikat kufitare të Shqipërisë që përfshinin tokat e çliruara me katër prefektura: Prizreni, Peja, Prishtina dhe Dibra. Por, meqë aq shpejt kishte kaluar kjo periudhë, nga pleqtë ishte konsideruar si “Tri ditë Shqipni”.

Ibrahim Stublla (1932), 83 vjeçari që jeton në Podujevë, ishte tetë vjeç e gjysmë kur mori pjesë në festimin për herë të parë të Ditës së Flamurit në këtë qytet, por që po kremtohej dhe në gjithë Kosovën në vitin 1941. Shqipëria, në këtë vit thotë se kishte 74 mijë kilometra dhe Podujeva qyteti ku ka lindur ai ishte një nga qytetet e Shqipërisë. Shtatëdhjetekatër vjet pas, ai rrëfen për “Zërin” sesi u shpërnda lajmi se më 28 Nëntor duhet të festohet Dita e اlirimit.

Ndryshimi që shqiptarët e përjetuan për herë të parë.

“Populli nuk mbahet mend të ketë pasur gëzimin më të madh. Më 28 Nëntor 1941 ishte festa e parë që u bë në rrethin e Llapit, njerëzit u mblodhën në atë shesh që kishte qyteti në të kohë, vinin nga të katër anët, zbrisnin me kuaj nga fshatrat, u bë si dasmë me një fjalë, thernin bagëti, hanin populli buke e mish e ne fëmijët këndonim këngë me motive kombëtare. Të gjitha furrat e mishtoret kanë qenë të hapura që të marrë populli ushqim për kremtim”, kujton plaku Stublla, e që më vonë u bë një nga mësuesit e parë të kësaj komune. Ai tregon se në ballkonin e një ndërtese u shfaqen dy vajza që recituan vjersha për 28 Nëntorin dhe hoxhën e qytetit që bënte amin. “Edhe imamët (feja) në atë kohë ishte bashkë me elitën intelektuale. Falë inteligjencës shqiptare për herë të parë më 1941 populli shqiptar përjetoi një festë të madh kombëtare”, thotë Stublla, duke folur për lirinë e plotë të shqiptarëve, që kishin xhandarmërinë e tyre, shkolla, administratën...kurse vulat mbanin emrin Shqipëri. /Zëri/
 
Titulli: Tri ditë Shqipni”

1
Share
0
Tweet
0
Share

Paralajmërimi i Policisë së Kosovës se do ta arrestojë Albin Kurtin pikërisht në ditën e flamurit kombëtar, duket se ka mobilizuar opozitën për të mbrojtur me çdo kusht atë.
Kurti, i cili edhe më tutje është duke ikur nga Policia e Kosovës është thënë se po qëndron në Gllogjan, në vendlindjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Burime të ORAinfo brenda opozitës kanë treguar se Kurti do të jetë i pranishëm në manifestimin e opozitës më 28 nëntor.

Madje, sipas këtij burimi, përveç qytetarët në protestë, atë do ta mbrojnë edhe një grup i njerëzve prej rreth 15 personave.

“Nuk do të lejojnë me asnjë kusht që të arrestohet Kurti dhe të tjerët nga Policia e Isës dhe Hashimit”, ka thënë ky burim për ORAinfo.
albin-kurti-me-15-truproje-zbret-n-euml-shesh-p-euml-r-28-n-euml-ntor_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top