Tri dite pas Nexhmije Hoxhes, ndahet nga jeta Vito Kapo

Hera

Έτερος εγώ
Tri dite pas Nexhmije Hoxhes, ndahet nga jeta Vito Kapo

lg.php




Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare edhe numri ish-dy i Partisë Komuniste, Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së.
Ajo ka mbajtur edhe vetë disa poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste. Vito Kapo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.

Kapo u angazhua në formacionet partizane, fillimisht si sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945 në Komitetin Qendror të PK-së.
Vito Kapo mbylli sytë pranë familjes së saj në Tiranë. Vdekja e saj vjen tri ditë pas ndarjes nga jeta Nexhmije Hoxhës, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha e cila jetoi 99 vjet.
Kush ishte Vito Kapo?
Lindi më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës.Më 1941 mbaroi Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” të Tiranës.
Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet. Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.
Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.

Ballkanweb
 
Rruga e mbare!
Nder yje i shalla. :p
 
Nejse shyqyr qe iku vito se duart kallo hysniut anej
 
Shoqja vito rruge te mbare dhe marrç salen sa me shpejte
 
Tani që e mendoj edhe enverit duart kallo 35 vite.Mos nuk është rastësi ikja e dy kuçkave një pas një dhe ska pas kallo fare andej por her hysniu verit her veri niut?:emoji_thinking:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top