Treni i parë pa binarë tashmë është realitet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Treni i parë pa binarë tashmë është realitet
trenocinese3.jpg



Në Kinë është prezantuar projekti ART, një tren që lëviz mbi binarë virtual dhe falë shpejtësisë që ka do të përshkojë distanca të konsiderueshme në qytete e mëdha. Gjithashtu ky tren pritet të ulë ndjeshëm ndotjen në ambient. Projekti i këtij automjeti inovativ i transportit publik daton që në vitin 2013, por për herë të parë ai do të niset në 2018 në Zhuzhou të Kinës.

Treni kinez që nuk ka nevojë për binarët
trenocinese1.jpg

Treni lëviz falë rrotave të gomës që s’kanë nevojë për binarë. Avantazhet janë që të bashkohet rrjeti i transportit hekurudhor me atë rrugor. Ky tren do të kushtojë më pak se ata tradicionalët sepse nuk ka nevojë për binarët që të ecë. Sipas llogaritjeve projekti kushton sa një e pesta e një vagoni normal. اdo tren e ka ciklin e jetës rreth 25 vjet, është rreth 30 metra e gjatë dhe mund të mbajnë deri në një maksimum prej 307 personave ose 38 ton.
landscape-1496766412-gettyimages-692510354.jpg


Shpejtësia maksimale është 70 km / h dhe mund të udhëtojnë deri në 25 km me 10 minuta karikim. Guida automatike është e mundur të qarkullojë pa binarë falë një sistemi sensorësh që dërgojnë informacion nga toka në sistemin qendror të automjetit. Ai garanton rrugë të gjata falë binarëve virtualë. Të gjitha këto detaje janë dhënë nga autoritetet kineze dhe që teknologjia është e mbrojtur nga e drejta e autorit.

Në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një autobus inteligjent
FOREIGN201706021614000064486348973.jpg


Brenda autobusit ekzistojnë dy kabina për shoferin, një para dhe një prapa, në mënyrë që treni të mos bëjë lëvizje të kundërta, por shoferi të lëvizë nga njëra anë në tjetrën. Fakti që ky tren nuk ka binarë ka gjeneruar shumë kursime, nga ana tjetër ne më shumë po ballafaqohemi më shumë me një autobus se sa një tren.
Autonomous-Rail-Transit-by-CRRC-in-China-image-2.jpg


gazeta-Shqip.com
 
Gje e mire kjo :) eh teknollogjia fluturon tashme ne hapat e saj.
 
Mall Kine mo si zihet bese ahaha :p

Qe te kuptohemi ky tren s'ka nevoje per shina?!

Pra mund te shkoje edhe ne asfalt si makinat?
 
ce keni kaq inat kete mallin kinez, thuaj shyqyr qe ekziston...ja na prodhoni ndonje gje ju malli shqiptar :p
 
Me shume paska karakteristika te autobusit se te trenit.

25 km ne ore?
Me mire eci ne kembe apo me biciklete.
 
Mire kte trenin qe ja hoqen shinat, po ate Diellin qe krijuan nga vajti se nuk e pashe gjekundi??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top