Tregtia e pështirë, pilula me pluhur të mishit të bebeve

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
54161.jpg


SEUL-Mijëra pilula të mbushura me mish të tharë bebesh që vinin nga Kina janë ndaluar nga doganierët e Koresë së Jugut.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht sot nga Dailymail. Mësohet se kapsulat janë shumë të kërkuara pasi thuhet se shërojnë shumë sëmundje sipas mjekësisë alternative kineze.

Dyshohet se mishi i përdorur është nga trupat e bebeve të abortuara apo të lindura të vdekura.
Kufomat e vogla janë ruajtur nëpër frigoriferë derisa mishi është tharë dhe më pas janë dërguar në klinika spitalore dhe pasi janë futur në mikrovalë, mishi është tharë plotësisht duke e përdorur si pluhur për të mbushur kapsulat.
Ky pluhur më pas përzihet me barëra të tjera dhe përdoren për mjekime të ndyrshme. Kjo tregti e zymtë është zbuluar dhe më parë nga doganierët koreane që kanë paralajmëruar ata kinezë të mos lejojnë më tregtimin e tyre.
Por, ndërsa kolegët kinezë kanë bërë një vesh të shurdhët, doganierët koreane kanë sekuestruar në vazhdimësi nga viti i kaluar në aeroportin e Seulit një ngarkesë që numëron rreth 17 mijë kapsula.

Në fakt kinezët historikisht kanë përdorur placentat njerëzore për të ndihmuar në qarkullimin apo furnizimin me gjak, por autoritetet shëndetësore në Azi shprehen të shqetësuara për këto lloj kapsulash. Sipas tyre ka njerëz shumë të sëmurë që dëshpërimisht kërkojnë shpëtim dhe bien pre e mashtrimeve sic janë dhe këto kapsula.

Zyrtarët në doganat koreane theksojnë se janë vetë udhëtarët që zakonisht mbartin nga këto kapsula në udhëtimet e tyre.

Spitalet dhe klinkat e abortit në Kinë thonë se eshtrat e bebeve të abortuara apo të vdekura ia kalojnë zakonisht kompanive të prodhimit të barnave. ‘The San Francisco Times’ raportoi se testi i bërë tek pilulat konfirmon se ato janë të përbëra nga 99.7 për qind e mbetjeve njerëzore. Madje testimet kanë qenë aq të fuqishme sa të përcaktojnë dhe seksin e bebit që është përdorur për këto pilula, shkruan Dailymail.

Por në realitet, mishi i përdorur përmban aq shumë bakterie dhe shumë përbërës të tjerë të dëmshëm. Personat që e kontrabandonin këtë lloj pilule deklaruan se nuk kishin dijeni për përmbajtjen e pipulës.

'Koreanët që jetojnë në veri apo lindje të Kinës janë ata që përdorin më shpesh këto kapsula ose i ndajnë ato me koreano-kinezët”, deklaroi një zyrtar i doganave.

Gazetat kineze kanë identifikuar se provincat që kanë lidhje me këto pilula janë rajoni i Jilin që është shumë pranë Koresë së Veriut.
Flitet se për pluhurin e pilulave janë përdorur bebet që kanë lindur tek familjet që e kanë mbushur kuotën e lindjes së fëmijëve dhe më pas janë lënë të vdesin në ndonjë nga dhomat famëkeqe të Kinës duke i braktisur pa ushqim dhe ujë derisa të japin frymën e fundit.
Nën urdhrin për të ruajtur numrin e ulët të popullsisë, në Kinë kryhen 13 milionë aborte në vit, dhe kjo sepse nënat kineze vendosin më mirë këtë mënyrë sesa të braktisin bebet në dhomat famëkeqe apo të ndëshkohen nga autoritetet vendase.
Burimet nga dogana thonë se ata vetë nuk mund të bëjnë asgjë sepse në rast të kundërt do të kishte fërkim diplomatik me Pekinin dhe Korea e Jugut nuk e dëshiron këtë, ndaj kanë vendosur tua delegojnë autoriteteve kineze që të marrin masa për tregtinë e pështirë të kapsulave me pluhur të mishit të bebeve.

(d.bonollari/BalkanWeb)
 
Titulli: Tregtia e pështirë, pilula me pluhur të mishit të bebeve

Po nuk ka nje kontroll te rrepte per kte lloj tregtie? Thjesht ideja e mishit te njeriut ta shpif.


Por me e peshtire me duket ky rregull apo ligj qe egziston ne Kine , vertet eshte e ndaluar por sanksionimi i tille eshte antinjerezor....

Flitet se për pluhurin e pilulave janë përdorur bebet që kanë lindur tek familjet që e kanë mbushur kuotën e lindjes së fëmijëve dhe më pas janë lënë të vdesin në ndonjë nga dhomat famëkeqe të Kinës duke i braktisur pa ushqim dhe ujë derisa të japin frymën e fundit.
Nën urdhrin për të ruajtur numrin e ulët të popullsisë, në Kinë kryhen 13 milionë aborte në vit, dhe kjo sepse nënat kineze vendosin më mirë këtë mënyrë sesa të braktisin bebet në dhomat famëkeqe apo të ndëshkohen nga autoritetet vendase.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top