Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

Kresha

A pretty face can never trick me
aksident-4-1-770x433-696x391.jpg

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qenë të përfshira tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

//mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top