“Traktat mbi tolerancën”

“Traktat mbi tolerancën” i Volterit, libër gurthemeli për të kuptuar fenë dhe shoqërinë

Traktat mbi tolerancën është ese e shkruar në vitin 1763 nga shkrimtari dhe filozofi i shquar francez, François Marie Arouet, ose siç njihet ndryshe, Volter. Kjo ese është një kambanë e cila lajmëron se fanatizmi i ka rrënjët ende të forta dhe vështirë se mund të shkulen nga mendja dhe shpirti i disa njerëzve

“Toleranca dhe harmonia fetare, nuk i ka bërë keq askujt, është mostoleranca ajo që ka shkaktuar këtë kasaphanë në të cilën jemi bashkëjetues”. Kështu shkruan Volter më vitin 1763 në librin “Traktat mbi tolerancën”, një nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë për besimin fetar dhe raportin mes fesë dhe individit. Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke shkruar këtë traktat mbi tolerancën. Aty ai paraqet të gjitha gjasat e rreme dhe mangësitë e padisë së procesit kundër plakut Kalas dhe shpjegon se si paragjykimi kundër protestantëve shtyu njerëzit dhe gjykatësit të merrnin vendimin më të rëndë: dënimin me vdekje. Gjykata e Tuluzës, më 9 mars të vitit 1762 , megjithëse ky nuk ishte një krim i kryer prej tij, pasi i biri kishte vrarë veten. Torturat ndaj Kalasit e bënë atë të pranonte krimin. Volter e merr këtë histori të ndodhur në Tuluzë për ta kthyer në një himn të akuzave që bëheshin në emër të fesë, dhe se si kjo e fundit shpesh keqinterpretohej duke u akuzuar dhe për krime. “Atje ku rreziku mbart edhe anë të mira, frika davaritet dhe mëshira fashitet. Por, kur një baba i pafajshëm bëhet pre e gabimit, pasionit, apo fanatizmit; kur i akuzuari ka për mbrojtje vetëm virtytin; kur nëse dënojnë dikë, gjykatësit e fatit të tij ia hedhin pa u lagur dhe ky dënim quhet thjesht një gabim; kur ia shkojnë kokën në satër dikujt, por nuk u hyn gjemb në këmbë, atëherë zëri i popullit çan qiejt, gjithkush kërkon të ruajë kokën, duket që askush nuk është i sigurt para një gjykate të ngritur për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe të gjithë zërat së bashku thërrasin për të kërkuar shpagim. Në këtë histori të çuditshme, bëhej fjalë për fe, vetëvrasje dhe atëvrasje. اështja ishte nëse babai dhe nëna kishin mbytur birin e tyre për hir të Zotit, nëse vëllai kishte mbytur vëllain, nëse miku kishte mbytur mikun, apo nëse ishte edhe faji i gjykatësve që kishin shpënë mbi rrotën e vdekjes një baba të pafajshëm, apo që i kishin falur jetën një nëne, një vëllai, një miku fajtor”, shkruan Volter në kapitullin e parë të librit. Më shumë se dy shekuj jetë, libri i Volterit vazhdon t’i flasë kohës dhe shoqërisë së sotme, duke apeluar mbi rëndësinë e tolerancës fetare. Traktat mbi tolerancën është ese e shkruar në vitin 1763 nga shkrimtari dhe filozofi i shquar francez, François Marie Arouet, ose siç njihet ndryshe, Volter. Kjo ese është një kambanë e cila lajmëron se fanatizmi i ka rrënjët ende të forta dhe vështirë se mund të shkulen nga mendja dhe shpirti i disa njerëzve, të cilët besojnë te feja ose verbërisht, ose qëllimthi për të përfituar prej saj. Mjeshtërinë e tij e kanë vlerësuar të gjithë ata që kanë lexuar edhe vepra të tjera të njohura, apo të panjohura. Mjafton të përmendim këtu Zagigun, apo Kandidin, dy pamflete të fuqishme kundër dhunës, urrejtjes, vrasjeve, luftërave e gjëmave të historisë, shtypjes dhe zvetënimit të qenies njerëzore. Historia e Zhan Kalasit është kthyer në një histori simbol të krimeve në emër të fanatizmit fetar. Si njohës i mirë i çështjeve fetare dhe ligjore, gjatë gjithë esesë shkrimtari sjell fakte mbresëlënëse nga epoka, shoqëri dhe bashkësi të ndryshme fetare dhe duke i gërshetuar me njëra*tjetrën, ai përfundon librin pikërisht aty ku ka zanafillën, rehabilitimi i figurës së plakut Kalas si nder i tolerancës dhe turpi i mostolerancës, një tregues i qartë se deri ku mund ta shpjerë fanatizmi mendjen dhe shpirtin e njeriut. Volteri është një nga ata luftëtarë të cilin arsyeja e udhëheq gjithmonë drejt qëllimit që i ka vënë vetes: të jetë avokati mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe armik i përbetuar i çfarëdo lloj shtypjeje, tiranie e fanatizmi. Ashtu si në shumë vepra të tjera, ironia e tij shumë e hollë dhe therëse, nxjerr më në pah paradokset njerëzore të ndikuara nga rryma e teori të ndryshme fetare. Nuk ngurron ky shkrimtar i guximshëm të kritikojë edhe figura të njohura fetare, në shënjestrën e të cilit vihen edhe vetë ‘mëkëmbësit e Zotit mbi tokë’, papët e Romës, duke treguar se vetëm duke pasur guximin t’u kundërvihemi dukurive të tilla, atëherë do të mund njeriu që ta shndërrojë shoqërinë dhe vlerat e krijuara deri më sot në një qytetërim më fisnik, më të dhembshur e fundja, thjesht më njerëzor.
mapo.al
 
Titulli: “Traktat mbi tolerancën”

Ja thua mor ja thua, por kujt ja thua, Hale ne sy te kane si myslimanet ashtu edhe katoliket!
 
Titulli: “Traktat mbi tolerancën”

François-Marie Aroue, i njohu si Volteri (Voltaire), ishte po ai qe e sulmoi edhe Islamin dhe Profetin Muhammed a.s. ne vitin 1742 ne librin “Fanaticism”, liber i cili u ndalua nga Kisha nje vit pas publikimit. Por gaboi, pasiqe ndryshoi bindjen e tij vetem pasi lexoi librin “The Life of Muhammad” nga autori Henri de Boulainvilliers, i botuar me 1720. Ky liber mbrojti me lavdi Profetin Muhammed a.s., dhe hodhi poshte akuzat qe ishin ngritur kunder tij. Autori shpjegoi se Profeti Muhammed a.s. ishte nje novator dhe racional qe meritonte vleresimin edhe nga Perendimi. Me pas, me 1765, Volteri ne librin qe flet artikulli Levo, vleresoi Islamin & Kur'anin dhe lartesoi Muhammedin a.s. . Ai tha se Muhammedi a.s., Konfuqio dhe Zoroastro, ishin ligjvenesit me te medhenj te boes.
Pastaj me 1751, ne librin tjeter te tij “Essay on the Manners of Nations”, mbrojti perseri Profetin Muhammed a.s. si nje mendimtar i mencur politik dhe si nje themelues i mencur i fese.

Do te ishte e drejte qe njerezit intelektual, sidomos ata francez ne vecanti, t'i japin perparesi me te madhe vleresimit te librit "Traktat mbi Tolerancen" se sa atij "Fanatizem", apo ka te atille qe preferojne kete te fundit !?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top