Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u njoh me gjetjet e Raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, në të cilën vë në pah se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.
Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla? të trajnojë policinë, të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët.
Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme e kanë vendosur luftën kundër trafikimit të personave në krye të listës së prioriteteve, nëpërmjet një angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete.
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj shprehet thellësisht i angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave antitrafikim, në zbatimin e Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017.
Syri net