Tradita Interesante - Veshjet popullore

LoSsT

VIP
V.I.P
Veshjet popullore, jane pa dyshim nje nga
manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane
trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia
dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe shprehje e
marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.
Tipet
kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me
fustanelle, kostumi me kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi
me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pra,
ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te
gjere, ashtu edhe ato në forme pantallonash, por te parat kane dale nga
perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket
dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli te
ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket,
unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi te gjitha, armet e brezit e te
krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht.
Per gra, tipet
kryesore te veshjeve, ishin: kostumi me xhublete (nje fund ne forme
kembane), kostumi me kemishe te gjate e xhoke shajaku siper, kostumi me
dy futa te vendosura mbi kemishen e gjate, njera perpara e tjetra prapa
dhe kostumi me mbeshtjellese (nje fund i hapur, i mbledhur tek beli me
rrudha ose pala).
Ne veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas
moshes. Per te vegjelit e te rinjte, kostumi krahinor mund te ishte me i
thjeshte. Ndryshe nga popuj te tjere te Ballkanit, ne Shqiperi, vajza
qe kishte arritur moshen e marteses, duhet te vishej thjeshte e pa
stoli, floket t’i mbulonte mire me nje shami dhe te mos vishte rrobe te
kuqe. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se
krahines, si per nuset edhe per dhenduret. Per nuset, stolite metalike
ishin te pamungueshme, madje, perdoreshin edhe me tepri, sepse ketu, me
sa duket, kishte rendesi jo vetem funksioni i tyre estetik, por edhe
funksioni magjik qe u atribuohej. Per nuset, rendesi të vecante kishte
zbukurimi i kokes. Disa vjet pas martese, veshja fillonte te lehtesohej
nga zbukurimet.
Te vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat
me te mira. Ne veshjet popullore, shenjat e zise ishin te pakta, grate
mund te vishnin praptas ndonje nga pjeset me te zbukuruara te kostumit,
psh. xhoken a perparjen.
Studimet e deritanishme, kane treguar se
pjeset perberese te veshjeve tradicionale, nuk kane te gjitha të njejten
moshe. Ka pjese, qe te kujtojne veshjet mesjetare, me ndikime bizantine
e orientale, te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike, por ka
edhe elemente, qe mund te lidhen me kulturen ilire. Mund te permendim
keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe “dalmatikes”
ilire, apo midis kapucave, strukave (shalleve), opingave, etj. Dhe
elementeve respektive, te perdorur nga iliret. Fale ketyre elementeve te
trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes, gjate
zhvillimit te tyre historik, veshjet popullore kane arritur te fitojne
nje varg tiparesh origjinale, qe marrin vlerat e nje treguesi etnik, i
cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere.


---------- Post added at 23:37 ---------- Previous post was at 23:34 ----------

Veshja e nuseve

1-1.jpg

Pjesët kryesore të veshjes së nuseve janë: këmisha, dimitë, xhamadani, mitani, për*parsja, qorapet, opingat, duvaku dhe stolitë. Këmisha është e qepur prej mëndafshi. Rreth jakës, grykës dhe në fund të mëngëve zbuku*rohet me dantellën "zyrefe" të punuar me gjil*përë, me fije mëndafshi. Ajo ka motive florale e gjeometrike. Dantellës me motive të fletëve të zbukuruara me rruaza i thonë "yrnek me fleta gjinaqe". Nuset veshin dimi "qitjane" dhe mintan prej pambuku të blerë i cili është njëngjyrësh apo shumëngjyrësh. Materiali për dimi dhe mintan "lauraq" është sjellë nga Turqia. Dimitë kanë këmbëza "kama nautli" me gajtan ngjyrë portokalli të punuara me grep. Mbi këmishë nuset veshin xhamadan e metal "minton" prej materiali të njejtë si dim*itë. Ato poashtu veshin xhamadanin "jelek naut".

Ky xhamadan është i qepur prej somoti me ngjyrë manushaqe i zbukuruar me gajtanë ngjyrë portokalli. Një xhamadan i tillë i vjetër rreth njëqind vjet u evidentua në një shtëpi në Zgatar. Nuset gjithashtu veshin xhamadan të zbukuruar me fije ari. Përparsen "bofqa e kuqe" e endin vajzat e fejuara. Si nuse atë e veshin për herë të parë në ditën e katërt të martesës. Një përparse e nuseve është sjellë nga katundi Kuklibeg. Përparsja është en*dur prej pambuku me ngjyrë të kuqe me dy fletë pëlhure. Trualli ka ornamente të imta të renditura në breza me ngjyrë të bardhë. Ato janë të punuara prej leshi, pambuku dhe prej fijeve të telit të verdhë vezullues. Bordure ka dy fusha të ornamentuara me shumë ngjyra me motive florale. Në të dy anët e përparëses ka një zbukurim të vogël me ngjyrë të bardhë të punuar me gjilpërë. Mbi ta ka rruaza të imëta me ngjyrë kafe të mbyllët. Lidhet me dy gjallma prej pambuku me ngjyrë të bardhë e të kuqe. Përparësja tjetër është sjellë nga katundi Brrut i Vogël. Përparsja është endur prej pambuku me ngjyrë të kuqe të qelët me dy fletë pëlhure. ثshtë zbukuruar larume" me ornamentin e zogjve që i quajnë «me zogj". Në dy skaje ka dantellë të bardhë "zyrefe". Qorapet thuren me pesë kërrapza "gjypnerë". Ato thuren prej leshi me ngjyrë të bardhë dhe zbukurohen me motive florale, gjeometrike e zoomorfe. Nuset mbathin opinga "vizllake" të cilat kanë lidhëse të zbukuruara me petëza ve*zulluese. Sot nusja vishet me fustan të bardhë të nusërisë dhe vë në kokë vello të bardhë. Dikur ajo ka vënë në kokë duvak të kuq me një grumbull leshi brenda. Prej stolive nuset përdorin kapuq, vathë, byzylyk, gjerdan, brez prej ari etj.

Nuset mbajnë kapuq me një rend monedhash prej ari dhe me një monedhë "mahmudije" në mes. Në familjet në gjendje të dobët ekono*mike në vend të monedhave prej ari përdoret imitimi i monedhave. Nuset dhe gratë e reja mbajnë vathë që formohen me përshtatjen e monedhave "hajrije" ose "rnahmudije". Monedha kapet me një paftë filigranike në formë të gjysmëhenës e cila zbukurohet me tre gurë me ngjyrë të kaltër. Këto stoli blihen në Prizren nga argjrentarët prizrenas. Vesh*jet kombëtare nuset i vendosin në arka prej druri.​


---------- Post added at 23:39 ---------- Previous post was at 23:37 ----------

Dimije me Xhamadan

2-1.jpg

---------- Post added at 23:45 ---------- Previous post was at 23:39 ----------

Jeleku i Arit

k98e4m.jpg

Dimje

351icuw.jpg

Veshje Nuserije

2cd9zd5.jpg 2lvqz4.jpg

Jeleka te Arit

ruuvyo.jpg

Ps : Mund te dergoni ne nenforumin perkates...
 
Pe: Tradita Interesante

shume te bukura, art me vete... madje fantastike :)
une kam veshur nje here te vetme te dasma shoqes time ne Gjirokaster, dhe vertet me eshte dukur dicka e vecante :)
 
Pe: Tradita Interesante

Ah i adhuroj...jane fantastike...
 
Pe: Tradita Interesante

Ah, Losst tu rrit ndera me kete shkrim se mos i stimulon gocat me u martue me kete garderobe qe t'le pa fjale.
Ne fshatin tim, diten e dasmes, kur ikin me marre nusen zakonishte nuset e reja vishen me keto veshjet tradicionale. Them te drejten te ngjallin dicka shume emocionuse kur i shef ashtu te renditura.

Une shpesh i analizoje me keto veshjet grandioze dhe me ato ciflat qe menxi u mbulojne ca pjese trupi. Kjo veshja tradicionale gjithmon me duket se i nxjerr me grande, me te medha, me fisnike dhe me zonja te medha.

Kemi nje veshje tradite per tu marre lakmi nga gjithe Europa, por fatkeqesishte cdo dite e me shume po harrohet.
 
Pe: Tradita Interesante

12807d1321520307-tradita-interesante-veshjet-popullore-12-kult-sara-veshja_tradicionale_elbasanase.jpg


-Ja dhe kjo veshje nga Elbasani
 

Attachments

  • 12-kult-sara-Veshja_tradicionale_elbasanase.jpg
    12-kult-sara-Veshja_tradicionale_elbasanase.jpg
    50.2 KB · Shikime: 82
Last edited by a moderator:
Pe: Tradita Interesante

Mua personalisht me kane pelqyer , i kam pare nga afer disa ..Nese i vishen me sistem del dicka e vecante,plus qe tradita ska pse quhet dicka qesharake ..
Kto i kam pare ne dasma :p
 
Pe: Tradita Interesante

Keto veshje perdoren edhe sote ne cdo dasem nuset te dilen dhe te henen po me keto veshej vishen:ajo se nuk vishet eshte veshja kombetare;si e drences,rugoves,hasit,dugagjinit etj et qe eshte ni art ne vete ai punim dore .j

---------- Post added at 16:41 ---------- Previous post was at 16:32 ----------

arita_fejzullai_me_veshje_nuse.jpg
 
Pe: Tradita Interesante

photo-704-df574625.jpg
 

Attachments

  • photo-704-df574625.jpg
    photo-704-df574625.jpg
    48.9 KB · Shikime: 0
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

E qepur me fije ari, Shqiperia e mesme.

 
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Kostumi i jot ky Elushe? Shume i bukur...

Tek postimi i pare i Losst, me pelqeu ai i nuses... Ato qe pash une neper dyqane ne Shqiperi nuk ishin gje. Sgjeta qe nuk gjeta nje te mire.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

attachment.php?attachmentid=41633&stc=1&d=1081712454.jpg-Veshje kombetare nga Dugagjini:
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Sa te bukura jane disa..
Une nje here kam veshur nje nga ata te Tiranes, kur isha pak me e vogel :D
Me pelqejne shume.
 
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Ato qe pash une neper dyqane ne Shqiperi nuk ishin gje. Sgjeta qe nuk gjeta nje te mire.

Heren tjeter kur te kthehesh me pushime, mos harro, 3 ore larg Tirones ke Prizrenin, qender e njohur ne vite per veshje tradite. Kam pershtypjen se do permbushe kerkesat tua. Madje lokalet e tilla i ke kudo ne qender te qytetit me nje llojllojshmeri per tu patur lakmi.
 
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Kostumi i jot ky Elushe? Shume i bukur...

Tek postimi i pare i Losst, me pelqeu ai i nuses... Ato qe pash une neper dyqane ne Shqiperi nuk ishin gje. Sgjeta qe nuk gjeta nje te mire.

Po e dashur, por eshte tejet i vjeter dhe ka dhjetra vite ne familje.

Kostumet qe shesin neper Tirane jane "replicas" dhe jo origjinale, ne fakt jane te rralle kostumet origjinale tashme (me fije ari) pasiqe kushtojne shtrenjte dhe jo ç'dokush do te paguante $3000 per nje kostum te tille.

Personalisht mendoj qe eshte nje perle e tradites sone dhe qe mund te trashegohet brez pas brezi (dmth nena ja jep vajzes, vajza te bijes, etj etj).

Une i adhuroj...
 
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

miss_bjeshka20102.jpg
kostume_1.jpg

Po mundohem te gjej dhe ca foto te tjera....

Xhubleta e Malsise se madhe ...

Besoj se eshte e njohur per ne ,,,,gjithsesi,,, po e prezantoj si veshjen me te vjeter ne ballkan
 

Attachments

  • miss_bjeshka20102.jpg
    miss_bjeshka20102.jpg
    1.1 MB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Shqiponja ne gjoks, ngjyra fantastike...WOW, thjeshte e mrekullueshme! Faleminderit qe e ndave me ne Endrra.
 
Pe: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Po e dashur, por eshte tejet i vjeter dhe ka dhjetra vite ne familje.

Kostumet qe shesin neper Tirane jane "replicas" dhe jo origjinale, ne fakt jane te rralle kostumet origjinale tashme (me fije ari) pasiqe kushtojne shtrenjte dhe jo ç'dokush do te paguante $3000 per nje kostum te tille.

Personalisht te sygjeroj te mos e veshesh ne publik, edhe ne mos paste njeri per qellim te vjedh bukurine tende, kostumi do jete nje shtyse me teper...
 
Veshje popullore shqiptare..

Veshjet popullore shqiptare, janë tepër të larmishme dhe të bukura..
Një temë që është inspiruar nga faqa e internetit po me të njëjtin titull..

Këtu mund të postoni foto, video për veshjet tona popullore..

Kostume Tradicionale,Lezhe
1006278_498167303609811_1552683680_n.jpg


Kostume Tradicionale,Puke.
1005637_497582910334917_351809087_n.jpg


Kostume Tradicionale,Shqiptare.
Foto nga: Shoqata Kulturore Shqiptare Mergimtari.

62144_495577173868824_1010774259_n.jpg


Kostume Tradicionale, Shkodër_Gushti 1863
1013066_486136071479601_1837304244_n.jpg


Gruaja me shark llabane labëri.
971458_465885226838019_1898948455_n.jpg


Veshje Popullore,Vrake.
Foto Marubi.

922861_465773296849212_361348469_n.jpg


Kostume Tradicionale,Gjirokaster.
923093_464992893593919_683469116_n.jpg


Veshje popullore fierake.
bylis.jpg


Veshja me fustanellë
VeshjePopullore11.jpg
 
Titulli: Veshje popullore shqiptare..

Veshja me tirq.
Elementi më tipik i kësaj veshje janë tirqit të cilët kanë formën e pantollonave të ngushta prej shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhe dhe më rrallë të zi ose të murmë). Përgjithësisht ato lidhen poshtë belit (në kërdhokell) shoqëruar edhe me një brez të leshtë me vija disangjyrëshe. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë marinari (prej shajaku me ngjyrë të zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herkë . Tirqit zakonisht janë mbajtur në Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqiperinë Verilindore, duke arritur deri në rrethin e Beratit.
VeshjePopullore16.jpg

Veshja me fustanellë
Edhe kjo veshje burrash këtë emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhë, i bërë me pelhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën kete fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyje e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste këto zgjateshin deri në rrëzë të kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.
Në pjesen e sipërme vishej një këmishë e shkurtër me mëngë të gjera, jeleku dhe mengorja (në mënyrë të varura pas). Ne bel vinin një brez të gjerë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lekure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonëse në kokë vihej një feste e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri ne çamëri. Më pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqipërisë së Jugut.
aff_tresor-photographique-albanais.jpg


Veshja me Brekesha
Edhe në kete tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtëme të veshjes, e cila ka formen e pantollonave të gjera, të bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlemend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të gjata deri në nyjen e këmbës si dhe shoqeroheshin me një brez të gjerë leshi me ngjyrë të kuqe në vishnje. Në pjesën e sipërme të trupit vishej kemishë me mëngë të gjata dhe të ngushta. Në stinët e ftohta pervee jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një lloj xhakete me mëngë të shumta). Kjo veshje është përdorur në fshatrat e Zadrimes (në stinë të ngrohta) ne Shqipërinë e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit etj.
VeshjePopullore9.jpg

Kostume Popullore,Mirditore.
601881_464182057008336_549988930_n.jpg


Kostume Tradicionale,Shqiptare,xhubleta.
E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njeri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi. Xhubleta shoqerohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mange, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kerrdhokell. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me kellei shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lekure. Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtëme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqëtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj janë të njohura si të templarëve. Koleksionistja Dano pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamentikës së qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. Misteri i veshjes së zezë është më i madh se dija mbi përmbajtjen e saj.
Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malesitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqeson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qyteterimit ilir në kulturën popullore shqiptare.
260074_461887887237753_1581833762_n.jpg

rina-xhubleta.jpg

Veshje popullore tiranase
http://www.fv.al/files/foto/veshja-qytetare-tiranse-2.jpg
6824A295-FC74-4CDD-8E6E-B530E7BF3190_mw1024_n_s.jpg

Shkoder_Tropoje.
1385452_554200348006506_763059135_n.jpg


 

Attachments

  • VeshjePopullore16.jpg
    VeshjePopullore16.jpg
    189.8 KB · Shikime: 0
  • VeshjePopullore9.jpg
    VeshjePopullore9.jpg
    130.5 KB · Shikime: 0
  • rina-xhubleta.jpg
    rina-xhubleta.jpg
    34.7 KB · Shikime: 0
  • 6824A295-FC74-4CDD-8E6E-B530E7BF3190_mw1024_n_s.jpg
    6824A295-FC74-4CDD-8E6E-B530E7BF3190_mw1024_n_s.jpg
    60.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Veshje popullore shqiptare..

Malsia e Madhe
1450933_550467688379772_1881821049_n.jpg


Prespe
1383389_550263531733521_344783830_n.jpg


Vajza shkupjane
1380381_549889661770908_1826951574_n.jpg


Kostume Popullore Shqiptare,Tropoje.
602808_544820565611151_815071043_n.jpg


Kostume Popullore,Ansambli i Durresit.
1377506_543240099102531_1085715564_n.jpg


Kostume Popullore,Shqiptare_Shkoder.
1376341_537323173027557_1679552564_n.jpg


Kostume Popullore,Shqiptare _ Puke
Ne kete foto: Kengetari Perlat Sheqeri
1378250_533734696719738_1868727803_n.jpg



Kostume Popullore,Shqiptare_Malsia e Madhe.
Foto nga:Sebastian Tinaj
1376545_532663630160178_1558475362_n.jpg


Kostume Popullore,Shqiptare_Rugove.
Foto nga:Tole Rugova
1376500_532449393514935_1698286692_n.jpg


Kostume Popullore,Shqiptare.
Foto nga:Jup Krasniqi
1234417_531657726927435_923923349_n.jpg




 
Titulli: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Fustanella,Tiranë! (1913)

1476120_324927980983586_393177959_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top