Topi kërkon nga KQZ të jetë korrekte në zbatimin e ligjeve

Зngjεll

___________
Presidenti i Republikës, Bamir Topi kërkoi dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zbatojë ligjet në mënyrë korrekte për të respektuar vullnetin e qytetarëve.

“Unë në mënyrë absolute nuk mund të influencoj një proces, i cili është në dorën e një institucioni të miratuar nga Parlamenti dhe të dekretuar nga Presidenti. Pra, është KQZ ai që vepron mbi bazën e ligjit, ai që kontrollon dhe ai që certifikon, dhe përtej KQZ aty ku ka kontestime është Kolegji Zgjedhor. Dikur, Presidenti ka pasur përfaqësuesin e tij në KQZ dhe nëse do të ishte në atë kondicione unë do të kisha zë tjetër. Por, meqenëse në momentin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, në momentin e realizimit të ligjit të ri zgjedhor, partitë politike parlamentare e kompozuan KQZ në mënyrë bipartizane, ose ta quajmë më një profil të qartë politik, dhe Presidenti sot në këtë Komision nuk e ka përfaqësuesin e tij padyshim që unë do të rri, sikurse të gjithë të tjerët, në ndjekje të këtij procesi, pa u prononcuar për ecurinë e këtij procesi, por duke bërë thirrje që KQZ duhet të jetë në respekt të Kushtetutës, në respekt të ligjit, në respekt të vlerësimit korrekt të vullnetit të qytetarëve për arritjen e atyre standardeve, të cilat ne i kemi shumë të nevojshme dhe për të cilat prononcohemi sot”, - tha Topi. /Tema/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top