Tommy Haas triumfon në Vjenë

cent

...Lontano
Tommy Haas fiton titullin e 15-të në karrierën e tij dhe të dytin sezonal pasi triumfoi në finalen e Vienës përballë holandezit Robin Haase me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Gjermani, i cili është shpallur fitues edhe 12 vjet më parë në kryeqytetin e Austrisë, me këtë sukses ruan të gjalla shpresat për kualifikimin në Masterin e fundvitit në Londër. Në setin e parë, Haas përfitoi nga një lojë e fituar me topat e kundërshtarit duke mbyllur llogaritë në lojën e dhjetë me rezultatin 6-4. 35-vjeçari që bëhet edhe fituesi më i vjetër i turneut të Vjenës, humbi terren gjatë setit të dytë pasi Haase bëri të njëjtën gjë edhe pse loja ishte e balancuar.
2pzgrhc.jpg
Holandezi përfitoi nga gabimet e gjermanit duke i rrëmbyer një lojë me break, çka e vendosi përballjen në barazpeshë totale pasi seti i dytë shkoi për tulipanin 6-4. Historia u përsërit edhe në setin e tretë ku Haas shfrytëzoi mundësinë që iu dha në lojën e gjashtë ku fitoi me topat e kundërshtarit. Në këtë moment, loja u vendos në binarët e duhur për 35 vjeçarin që e mbylli lojën me rezultatin 6-4 të setit final. Kjo është disfata e dytë për holandezin Haase në finale për këtë vit pas humbjes në Gstaad të Suedisë.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top