Tirja nuk doli nga hiçi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




-640-0-5fffe47863439.png

Gazetari Artan Hoxha, nisur nga zhvillimet e fundit që shkaktoi publikimi i videos së sanitares Tire Alldervishi që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente me Covid-19 ka publikuar një video të presidentit Ilir Meta.
Sot, shrkuan ai, bëhen 10 vite nga publikimi i video-regjistrimit që publikoi ish-ministri i ndjerë Drtitan Prifti, ku ai bisedon me Metën dhe ai kërkon që t’i marrin një kompanie % që u takon, e përkthyer në para, afro 700 mijë euro.
'Mos mendoni se Tirja doli nga hiçi,'- shkruan Artan Hoxha.

Shkrimi i plotë:
Ore, se na mori mendjen kjo video e Tires, dhe harruam fare...

Sot, behen fiks 10 vite, nga publikimi i videos se “manipuluar” te rregjistrimit Meta-Prifti.
Ku zevendeskryeministri i qeverise Berisha, dhe presidenti aktual i vendit, shfaqej ne zyren e ministrit te energjitikes dhe bisedonte per nje afere 700 mijeshe dhe 7%. Te dy me pas e pranuan qe ishin ne video, por ceshtja nuk ishte ashtu si dukej.

Gjithsesi, Gjykata e Larte me nje vendim unanim, nuk e vleresoi si prove te ligjshme rregjistrimin e ministrit te energjitikes, duke e nxjerre te pafajshem, mbrojtesin fanatik te kushtetutes sot.
Keshtu qe mos mendoni se Tirja doli nga hiçi, dhe eshte nje rast i veçuar, si thote ministria e Manastirlliut.
Ajo eshte thjesht nje klonim i vogel i kryekusareve, qe krijuan sistemin e grabitjes pa din e iman, te shqiptareve...

Sot.com.al
 

Attachments

  • -640-0-5fffe47863439.png
    -640-0-5fffe47863439.png
    246.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5fffe47863439.png
    -640-0-5fffe47863439.png
    246.9 KB · Shikime: 0
Per ne qe jetojme ne Shqiperi eshte shume e qarte qe korrupsioni/ mitmarrja eshte i pranishem kudo ne institucionet shteterore nga pozicioni me i thjeshte sanitare shofere roje deri tek nivel drejtorash ministrash parlamentaresh kryeministrash apo presidenti.

Mua me shqeteson a do ndalet ndonjehere a do kete fund sepse jane te njejtet politikane qe jane perfshire ne afere korruptive skandaloze keto 30 vjet qe riciklohen dhe riciklohen dhe pse buçasin mediat me faktet e kapura me presh ne dore.

Kjo njeri aspekt aspekti tjeter eshte a do edukohemi ne si popull ndonjehere, a do ndergjegjesohemi qe dhe kur kemi para ti shpenzojme aty ku duhet dhe jo te ushqejme kete gangrene qe spo na le madje as te integrohemi ne organizma nderkombetare sepse na shofin si dele e zeze e pandreqshme ndonjehere.

E shof shume zi te ardhmen e shqiperise dhe pse optimizmi sme mungon ne veten time por realiteti ahqiptar therr deri ne kocke.
 
Nuk mund te edukohesh ne menyre individuale...duhet qe te kete ligj dhe ligji te zbatohet, kaq e thjeshte eshte. Rryshfetin nuk e zbuluam ne, rryshfeti ekziston ngado. Por nese sheh qe kush kapet nuk denohet, perkundrazi pasurohet apo mbaron hallet e tij, atehere dhe ti meson dhe e sheh si rrugezgjidhje. Im vella pas 10 vitesh jashte vendit, kur u kthye shqyente syte se si mund te jepeshin leke nendore dikujt qe s'bente vecse punen e saj/tij, por pa qe ishte i vetmi qe priste ne rradhe e s'mbaronte pune, i vetmi qe shkonte 3-4 here per dicka se njehere s'kishte linje interneti, njehere ishte punonjesja me leje etj. Ngadale ngadale filloi te na kuptonte dhe te mesonte dhe ai si behej per mbaruar pune.
Ato qe veme ne krye nuk duhet te zhyten vete ne menyre qe te kapin ato qe jane poshte. Nese je i zhytur vete, nuk mund te zbatosh ligjin. Por edhe kjo nuk eshte shume e thjeshte, pasi te drejtin nuk e duan. Ate qe nuk ben kompromise e godasin dhe nuk e lene te shkoje ne maje sepse sic i thone asaj shprehjes "ujku mjegull do".
 
Ne e kemi korrupsionin ne gjak!

Se harroj kurre kur nje shofer ngulte kembe ti jepte 100 leke rojes tek parkingu i spitalit Ushtarak duke i thene: “He mor burre se 20 min do rri”.
Ky i fundit I thoshte: Po fute mor burre tek parkingu privat se aq ben 100 leke ora, ja ku e ke ngjitur.
Po he mor burre i thoshte mos bej kshu, mos me ngaterro me bileta e gjera.??

Jemi shume shume rende.

Shume e vertete.

Jemi vete ne qe e kemi ushqy ket sistem, dhe nder vite duke i ushqy rregullisht na jane kthy nga peshq ne peshkaqen lol

Qr me t'mor 8 milion lek nje cop sanitare ?‍♂️.
 
Po kjo vajza ha bar gjë, qe i paska dhene 8 milion kaq kollaj? Eh medet, me qene robi kaq naiv.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top