Tiranë, njësia 8 bllokohet numërimi

WxP

Staf në FV.AL
Nga njësia 8 e qytetit të Tiranës, në KZAZ-në përkatëse, ku numërimi është bllokuar për shkak të pushimit të kërkuar nga numëruesit e PD-së, pushim i cili po zgjat mbi 3 orë dhe duket se është një veprim i qëllimshëm politik nga zoti Basha, i cili nuk pranon të humbasë edhe zonën ku, vetëm 200 metra më larg ai banon, është prononcuar për TCH edhe kandidati për deputet i PS-së, Bushati.

“Bllokimi i numërimit më duket se është i qëllimshme. Banori i kësaj lagjeje, pra kryebashkiaku i Tiranës, zoti Lulëzim Basha, duket se nuk do të lejojë të humbet edhe njësia 8 e qytetit të Tiranës, ndaj dhe besoj se nuk po e pranon humbjen këtu, si në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ervin Bushati, kandidat i Partisë Socialiste për Tiranën, njësia 8, një “minikështjellë” e Partisë Demokratike.

“Trendi besoj se do të ruhet, kanë mbetur 9 kuti, të


cilat mund të numërohen edhe për dy orë, por numëruesit po mbahen peng, gjithsesi jemi në avantazh të mbi 200 votave. Numëruesit u tërhoqën me justifikimin e një pushimi për shkak lodhjeje, por pushimi i tyre po zgjat mbi 3 orë dhe ende nuk janë rikthyer për të rinisur numërimin”, theksoi Bushati.
/ Top Channel
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    16 KB · Shikime: 22

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top