Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Tirana fillon "arratisjen"
Vllaznia, ndjekësja më e afërt në klasifikim, tashmë ndodhet 5 pikë larg
Tirana fiton derbin me Dinamon dhe konfirmohet si kandidatja kryesore për fitimin e titullit kampion. Rezultati final i sfidës në "Qemal Stafa" ishte 2-1 në favor të bardhebluve të Blazh Slishkoviç, që tashmë kanë filluar "arratisjen". Kjo, edhe falë "bllokimit" të Vllaznisë, e cila ndodhet 5 pikë larg në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, fitorja nuk ishte aspak e lehtë, edhe sepse pas golave të Migen Memellit dhe Gjergji Muzakës, takimi është hapur nga rrjeta e Allmuçës. Dinamovitët kanë tentuar deri në fund të marrin të paktën 1 pikë, por të besuarit e Daliç vuajtën mungesën e qartësisë përpara portës.
Loja ka filluar mes festës së tifozëve bardheblu, të cilët ende nuk e kanë harruar fitoren historike ndaj Milanit më 14 tetor, në takimin e vlefshëm për trofeun "Taçi Oil Albania Reads". Në minutat e para, skuadrat janë përqendruar më shumë te studimi i kundërshtarëve, duke ofruar pak emocione. Akulli është thyer nga dinamoviti Nikoliç, gjuajtja e të cilit kontrollohet pa probleme nga portieri Nallbani. "Gardiani" bardheblu neutralizon edhe një tentativë të Plakut, i cili, nga pozicioni i prirët, tregohet shumë egoist, duke mos shërbyer shokët që mund të shënonin. Edhe pse dominonte në fushë, momenti i parë i rrezikshëm i Tiranës ka ardhur vetëm pas 21 minutave lojë. Pas paraqitjes mbresëlënëse në Portugali, Ansi Agolli tenton të tërheqë skuadrën dhe pasi shkëputet nga e majta e dërgon topin te Xhafa, i cili gjendej i vetëm në zonë. Megjithatë, gjuajtja e sulmuesit është frenuar nga dalja e shpejtë e portierit Elvis Kotorri. Dinamo duket më konkrete në gjysmëfushën kundërshtare dhe kur kronometri shënonte gjysmë orë lojë, Nikoliç lëshon një të majtë të frikshme nga distancë e largët, që grushtohet me vështirësi nga Nallbani. Në vazhdim të aksionit, nga goditja e këndit, topi shkon te këmbët e Sabino Plakut, i cili nuk arrin ta shtyjë në rrjetë. Blutë ndëshkohen shumë shpejt pas këtij shansi të artë të humbur: vetëm pak çaste më vonë, Tirana gjen golin e avantazhit me Memellin. Korçari shkëputet bukur pas një aksioni të shpejtë të bardhebluve dhe i vetëm me Kotorrin nuk gabon, duke zhbllokuar rezultatin. Rrjeta e gjashtë për sulmuesin që kryeson klasifikimin e golashënuesve në këtë edicion. Dinamo vuan goditjen dhe tenton të reagojë sërish me Plakun, që mbyllet me saktësi nga mbrojtësit kundërshtarë. Skuadra e Daliç luan në sulm edhe në fraksionin e dytë të lojës, madje shkon fare pranë golit me kapitenin Arjan Pisha. Mbrojtësi gjuan fortë nga distanca, por topi përfundon pak centimetra jashtë portës. Minuta e 51-të sjell golin e Muzakës, që dyfishon shifrën, duke e dërguar topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonën kundërshtare. Me kalimin e minutave, loja bëhet më fizike dhe bardheblutë humbasin një lojtar shumë të rëndësishëm si Memelli, i cili zëvendësohet nga Devi Muka. Për kapitenin, ky është rikthimi zyrtar pas afro një sezoni në kampionat. Në të 75-tën, dinamovitët shkurtojnë diferencën me Igli Allmuçën, gjuajtja e të cilit nga 25 metra gjen të papërgatitur portierin Nallbani. Në 15 minutat e fundit, Dinamo është hedhur në kërkim të barazimit, pa mundur të shënojë një tjetër gol, ndërsa Tirana ka vuajtur presingun e kundërshtarit, edhe pse mund të kishte mbyllur virtualisht ndeshjen me Sefën, që i vetëm, shpërdoron një mundësi të mirë. Në këtë mënyrë, derbi numër 127 shkon në favor të bardhebluve, të cilët e ngrenë në 49 numrin e fitoreve, kundrejt 46 të rivalëve blu.
Superiore / Java 7
NDESHJET
Tirana - Dinamo 2-1
Memelli 32‘, Muzaka 51‘ / Allmuça 75‘
Elbasani - Teuta 0-1
Vila 80‘
Lushnja - Besa 0-1
Leci 82‘
Vllaznia - Shkumbini 2-2
Doçi 22‘, Sinani 56‘ / Rizvanolli 46‘, 90‘+1‘
Partizani - Bylis 1-1
Karapici 13‘ / Nenaj (11m) 55‘
Apolonia - Flamurtari 1-1
Mirçeta 5‘ / Veliu 24‘
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Tirana 7 17
2. Vllaznia 7 12
3. Shkumbini 7 11
4. Besa 7 11
5. Dinamo 7 10
6. Flamurtari 7 10
7. Teuta 7 9
8. Elbasani 7 9
9. Apolonia 7 8
10. Lushnja 7 6
11. Partizani 7 5
12. Bylis 7 5
Shqip