Tirana dhe Kukësi nuk falin për kreun, Partizanit “i buzëqesh” fitorja e parë e 2020-ës

Hera

Έτερος εγώ
Tirana dhe Kukësi nuk falin për kreun, Partizanit “i buzëqesh” fitorja e parë e 2020-ës



tirana.jpg

Tirana dhe Kukësi nuk falin kundërshratët e tyre, në ndeshjet e javës së 20-të të Kategorisë Superiore.

Tirana fiton 2-1 ndaj Teutës dhe Kukësi triumdon 1-4 kundër Flamurtarit në Vlorë.

Dy ekipet kryesyesue shkëputen në krye të renditjes me 38 dhe 37 pikë respektivisht.

Bardheblutë dhuruan spektakël në stadiumin kombëtar, duke përmbysur avantazhin fillestar të “Djemve të Detit”.
Takimi në kryeqytet u luajt në një atmosferë elektrizuese në impiantin modern, që i nxiti futbollistët e të dyja skuadrave të jepnin më të mirën në fushë.

E nisi më mirë ndeshjen Teuta, që pas shkëndijës që dha me Kolubalinë, realizoi golin e epërsisë me Lorenco Vilën, i cili kërceu bukur me kokë pas krosimit të Todorovskit nga e djathta, 0-1 (13’).
Por poritieri Stivi Frashëri gaboi rëndë duke i dhuruar topin brazilianit Cale, i cili bëri më të thjeshtën, duke pasuar për Michael Ngoo, që pasi dështoi në momentin e parë (goditi shtyllën), e pati të lehtë më pas ta dërgonte topin në rrjetë, 1-1.
Bardheblutë morën zemër dhe në minutën e 39-të shënuan edhe golin e dytë me Agustin Torasën, që pasi shmangu portierin Frashëri, në pozicion të prirët, nxori jashtë loje edhe dy mbrojtësit e Teutës.
Goditjen tjetër të rëndë Teuta e mori në minutën e 42-të, me kryesorin që i nxori kartonin e kuq Çyrbjes, për një veprim të nxituar ndaj Calesë, që mbeti i shtrirë në tokë.
Në pjesën e dytë nuk munguan rastet, sidomos në portën e Teutës, që ishte e detyruar të linte hapësira pas, për shkak të inferioritetit numerik, por bardheblutë nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen, sikurse ndodhi në rastin e minutës së 81-të, kur topi i goditur nga Ngoo përfundoi në shtyllë, por Batha, me portën e boshatisur, goditi keq. Teuta e pati të pamundur në minutat e fundit për të shmangur humbjen, megjithatë duhet përgëzuar për gjithçka dha në fushën e blertë.
Sfida e Vlorës, mes Flamurtarit dhe Kukësit, pati pak histori. Skuadra e drejtuar nga Duro shënoi dy gola të shpejtë me Shkurtajn, një me aksion dhe tjetrin me 11-metërsh.
Në fillim të pjesës së dytë një gol u bukur i realizuar nga Vrapi i Flamurtarit u duk sikur hapi ndeshjen, por Kukësi, me shumë përvojë, mbylli gjithçka shumë shpejt me rrjetat e Musollit dhe Marko Van Basten Çemës.
Kampionët në fuqi të Partizanit, pas dy humbjeve radhazi, arritën një fitore të pastër 0-3 në transfertën ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.
Trajneri Adolfo Sormani feston fitoren e parë në stolin e të kuqve, pasi kishte koleksionuar tre humbje në tre sfidat e para zyrtare, përfshi edhe atë të kupës ndaj Besëlidhjes.
Kryeqytetasit zhbllokuan sfidën që në minutën e dytë me anë të sulmuesit Theofilus Solomon, që ishte titullar në majën e sulmit, ndërsa në të 18-ën ishte radha e Rron Brojës që të shënonte golin e dytë dhe njëkohësisht të parin e tij me fanellën e kuqe.
Luftëtari provoi të rihapë takimin, por tentativat e pakta për të dalë në sulm, zgjidheshin keq, ose menaxhoheshin mjaft mirë nga lojtarët e prapavijës së Partizanit, që në minutën e 72-të shënoi edhe golin final me mesfushorin brazilian Ëillian Cordeiro.
Kjo ishte fitorja e parë të “të kuqve” për vitin 2020, ndërsa me 3 pikët e sotme, Partizani ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes me 31 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të katërt.
Flamurtari dhe Luftëtari me humbjen e sotme, thuajse kanë humbur edhe shpresat e mbijetesës.
/NOA.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top