Time and time!

Time and time!

E ndoqa momentin e kohes, neper damaj, doja te kapja momentin e shuarjes dhe te rilindjes se saj. Me kishin thene qe cdo gje ne kete bote rilind. Mua me ishte fiksuar ta vertetoja kete gje me kohen, keshtu vendosa ta ndiqja ne netet e gjata, te vetme, ne ditet e bardhe me diell, ne ngjyrat e pranveres, ne ngricat e dimrit...
Ndiqja cdo fersherim te saj neper gjethe, cdo arratisje te saj neper horizonte, prisja kur do pushonte ne udhetimet e saj.
E ndiqja tek ushtonte neper shpirtra, kur u dergonte gezimet, emocionet, nganjehere e degjoja tek percillte dhe lot, kjo e fundit me trishtonte .
Ne momentet qe flija porosisja nje enderr zgjuar ne kohe, qe ta ndiqja qetesisht dhe aty, ne enderr vinte e bardhe plot mendafsh petalesh , here me dukej si nje zane e zbritur nga lashtesit antike e here si nje yll qe ndriconte e vetme.
Kur me dilte gjumi habitesha pasi koha ska vizion njerezor, ska vizon te prekshem, ska vizion perceptiv, figurativ thoja me veten.
Ndriconte dielli perseri, nje mengjes qe buzeqeshte,nje diell qe lindte, e une ne kerkimin e rilindjes se kohes shpesh pyesja veten ne mos koha ishte e ndare ne nen-kohe, e aty ngaterrohesha pak, se nese ishte keshtu, une cilen kohe kerkoja? Cilen ndiqja? apo cila rilindte?
Dukej pak e ngaterruar kur e mendoja keshtu, ngjante me nje grumbull guralecesh te vegjel te nje femije , qe nje i rritur te thote, bej murin e nje kalaje.
Gjithesesi doja te gjeja nje ane ne te cilen te kapja kohen ne befasi tek rilindte.
Pija kafen ne ate filxhanin me nje zemer te kuqe ne te, shume mengjese vijuan keshtu, mes engimes dhe pyetjes, mes retorikes dhe pergjigjes se vaket.. disi mendova te pushoj pak, ne fund te fundit kohes nuk do i behej vone nese nje ushtar i saj sdo vraponte nga pas me vrull e shpirt, per ta zene ate ne rilindje, dhe aq me teper te ndryshonte ritmet per mua ...ajo ishte teper e zene duke pritur te qajturen e nje femije, duke fshire lotet e nje vdekje ne moshe, duke perkedhelur plage e duke sjelle dhe stuhi per shplarje shpirtrash..ndoshta skishte kohe as koha per rilindje tashme...


Abstract-blue-red-polygon-texture-HD-picture.jpg
 

Attachments

  • Abstract-blue-red-polygon-texture-HD-picture.jpg
    Abstract-blue-red-polygon-texture-HD-picture.jpg
    83.2 KB · Shikime: 0
  • Abstract-blue-red-polygon-texture-HD-picture.jpg
    Abstract-blue-red-polygon-texture-HD-picture.jpg
    60.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top