Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

AnGeLiC

VIP
V.I.P
image-447-680x365_c.jpg

Nga Kimete Berisha

Hoxha nuk ka thënë asgjë që nuk shkruan në K’uran.

Suret 33 dhe 34 ta spjegojnë ty fort mirë kodin e veshjes së femrës myslimane.

Ti s’guxon m’u duk provokative, s’guxon m’i josh njerëzit në rrugë, nuk bën me t’u duk asnjë copë mishi, as kurrësesi nuk guxon m’u vesh’ ngusht’.

Femra myslimane nuk guxon t’ia zbuloj trupin e saj asnjë mashkulli tjetër përveç burrit të saj.

Femra myslimane është e urdhëruar nga Zoti që ta fsheh bukurinë e saj.
Ky nuk është lajm.

Nuk ka këtu asgjë për t’u habitur.
Feja nuk ka ndryshuar.
K’urani nuk ka ndryshuar.
Shqiptarët po ndryshojnë.

I habitshëm mbetet vetëm fakti se si shqiptarët nuk e njohin fenë e tyre, dhe presin nga K’urani që për hatër të shqiptarëve të rishkruhet dhe t’i adaptohet mënyrës së tyre perendimore të jetesës.

Shqiptarja i thotë vetes myslimane, e vishet si vajzë perendimore, plus çuditet kur hoxha ia tërheq vëmendjen.

Një pyetje për të gjitha femrat shqiptare që deklarohen myslimane: Ju a përnjëmend pajtoheni që burrat tuaj të martohen edhe me nga tri gra tjera, krahas juve?
Jo nuk pajtohet me ortake, njeri i lemë që ka mend në kry.
Atëherë, pse ti i thua vetes myslimane kur nuk pajtohesh me fenë tënde!

Hoxha u është drejtuar femrave myslimane. Jo juve.
S’kemi pse çuditemi ne me kodin e tyre të veshjes.
Ju duhet të çuditeni me veten që deklaroheni myslimanë, por ndjeheni si evropianë. Me juve diçka nuk është në rregull.

Të ishin shqiptarët has myslimanë nuk do të ishin çuditur kur hoxha u thotë se s’duhet të tregoni bukurinë tuaj para burrave të huaj. Se kaq punë duhej ta kishin mësuar me vakt!

Bukuria jote i takon vetëm burrit tënd, kupto. Eventualisht edhe familjarët me të cilët jeton mund të kenë çasje në hjeshinë tënde.
Sura 33 thotë, edhe djemtë e burrit tënd (që i ka me ortaken tënde), kanë të drejt të të shohin kryshtruar.

Ky hoxhë ka ndikuar që shqiptarët myslimanë të frikësohen, të çuditen dhe të habiten nga feja e tyre, të cilën në imagjinatë e kanë krijuar si fe ‘liberale’, fe e lirisë dhe demokracisë, e cila u përshtatet shqiptarëve, e jo shqiptarët fesë së tyre.

Jo. Këtu ka rregulla.
Nuk është lehtë me qenë femër myslimane. Lëri ti shqiptarët laramanë për të cilët feja është vetëm folklor.

اdo femër pa shami, për myslimanët është e pavlerë ose e padenjë.
Kështu i urdhëron kodin i tyre i veshjes.

S’ka islam tradicional e islam modern. Modern jemi vetëm ne që frustrohemi pse islami nuk modernizohet baras me ne.
Islami nuk është reformuar asnjëherë, interpretoje ti si të duash, por fjalët e tij kanë mbetur të njejta.

Vet tha hoxha: femrat që vishen shkurt, meshkujt mysliman i marrin për prostituta. Punë për ta.

Ju qetësohuni se nuk keni ju problem me hoxhën. Keni problem me fenë e cila në esencë nuk u flen në shpirt.

Nuk mund të jesh pak mysliman, e pak ‘modern’, e andej-këndej, ose je mysliman, ose s’je.
E nëse je mysliman, nuk mund të jesh ‘trendi’ e të kesh kodin tënd personal të veshjes e të mirësjelljes. Jo baco.

Ti u dasht me mendu mirë e me mat veten mirë para se m’u deklaru mysliman!

Kryesore meshkujt nuk janë të obliguar ta fshehin bukurinë e tyre nga sytë tanë dhe nga sytë e meshkujve të tjerë.

P.S. Shko tash merr leje te hoxha në fjalë, para se të shash këtu. Nëse hoxha të jep leje me m’sha, eja shaj sa të mundesh

Dritare net
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Te komentohet Kur'ani nga Kimetja, eshte sikur ta fusesh zdruktharin ne rolin e Kirurgut ne operacion. Eh, me mendje nuk ka. Jep Zot mend ku s'ka thoshte populli. Cfare t'ben fama, LIKE, SHARE, po jetojme ne kete kohe.
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Nje femer qe vishet ne menyre moderne simbas Kimetes cdo mashkull mendon me ckye hahhaha . E ato qe vishen mi ckye dikush apo ata qe kane qef me ckye dikan skan tjeter emer oj Kimete !
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Te komentohet Kur'ani nga Kimetja, eshte sikur ta fusesh zdruktharin ne rolin e Kirurgut ne operacion. Eh, me mendje nuk ka. Jep Zot mend ku s'ka thoshte populli. Cfare t'ben fama, LIKE, SHARE, po jetojme ne kete kohe.

Sinqerisht isha shume i interesuar te lexoja komentin tend mbi kete teme.Mendoja se si njohes i Kur'anit do e kundershtoje me fakte, me llogjike dhe arsye te shendoshe.
A me lejon te te them qe jam totalisht i zhgenjyer?Ti thjeshte ke sulmuar personalisht Kimeten, s'ke thene asgje mbi temen!

Ps- Do thuash ti-Pune e madhe se u zhgenjeve ti LeVo, lol
Ehe ashtu them edhe une :)
Koment i mrekullueshem Kimete, shume i argumentuar e mbi te gjitha mbyllja eshte shume e goditur ;-)
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Kush eshte kjo autore? Spo e njoh?...... Cfare ka studju kjo?

Mua me pelqen tema, sepse kur te besojsh ne Zot, ateher ke rregulla qe duhet marr serioz ne jetë.

.....Me perjashtim kjo fjali sme pelqen: اdo femër pa shami, për myslimanët është e pavlerë ose e padenjë...... sa e pakuptimt, se tek e fundit edhe ajo pa shami mund te Jet besimtare, jo te futen ne nje grup te pavlefshem.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

citim;I habitshëm mbetet vetëm fakti se si shqiptarët nuk e njohin fenë e tyre, dhe presin nga K’urani që për hatër të shqiptarëve të rishkruhet dhe t’i adaptohet mënyrës së tyre perendimore të jetesës.

Shqiptarja i thotë vetes myslimane, e vishet si vajzë perendimore, plus çuditet kur hoxha ia tërheq vëmendjen.



hahahahahaha kjo vlen vertete per Shqiptaret.
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Cdo femer pa shami eshte e pa ndershme mbase per ty moj kimete adalete,se askun hoxha nuk e thot nje gje till...e se don me kthy vemendjen per like kjo eshte gje tjeter.
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Sinqerisht isha shume i interesuar te lexoja komentin tend mbi kete teme.Mendoja se si njohes i Kur'anit do e kundershtoje me fakte, me llogjike dhe arsye te shendoshe.
A me lejon te te them qe jam totalisht i zhgenjyer?Ti thjeshte ke sulmuar personalisht Kimeten, s'ke thene asgje mbi temen!

Ps- Do thuash ti-Pune e madhe se u zhgenjeve ti LeVo, lol
Ehe ashtu them edhe une :)
Koment i mrekullueshem Kimete, shume i argumentuar e mbi te gjitha mbyllja eshte shume e goditur ;-)

Mire qe po e din Levo :D

Une jap kredit aty ku meritohet :D
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Mire qe po e din Levo :D

Une jap kredit aty ku meritohet :D

Zakonisht keshtu thuhet kur njeriu s'ka c'te thote, perndryshe e thote ate qe ka per te thene.
Nejse, une me te vertete jam i interesuar te mesoj me shume mbi Kur'anit sepse Nese e ke vene re nuk e komentoj kurre pasi nuk e njoh.E pakta qe Mund te them per ty qe e njeh eshte qe ti s'me ndihmon aspak, me beso qe ka shume si Puna ime qe duan te dine mbi Kur'anin.U pa Puna , do vdesim injorante :)
Normalisht nje musliman i mire duhet gjithmone te shperndaje fjalen e Allahut, apo jo?
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Ky "sinceriteti" juaj nuk me bind Levo. Nuk jam nga dje ketu, por mos t'them 10 vite. Shume here te njejtat tema hapen, pyetjet e njejta, pergjigjet e njejta dhe prap te njejtit anetare me "sinqeritet" zhgenjehen. Nuk me intereson mua njashtu sic ty qe nuk te intereson cfare mendojne te tjeret per ju. Princip e kam pergjigjem per te interesuarit, e qe interesimi juaj nuk duket i sinqerte, duke filluar nga hapja e temave per te cilat ti me se paku (qe qenke i interesuar) ke njohuri. Po te kishe qene i interesuar, do tkishe bere pyetje atje tek nenforumi i besimtareve musliman, apo do t'kishe kerkuar vet sqarime/komentime e pergjigje sic kerkon lajme nga bota islame apo cdo gje qe ka t'beje me hoxhallare & Islam Lolzz ! Nuk jam ne forum qe ta shperndaje fjale e Allahut. S'kane mbetur anetaret e ketij forumi ne mua qe t'ua mesoje Islamin. Une intervenoj aty ku e shoh te arsyeshme, kush pyet sincerisht, kete e deshmojne anetaret e vjeter te forumit.
Si thua Levo, une pergjigjen e pare qe e dhash, ishte me urtesi per ata qe e kuptojne. Cfare mendoni ju, sikur une tani me prefesion ta zeme "Hoxhe", te postoje ne facebook dicka ne lidhje me Politiken e Kosoves apo Shqiperise, dhe ta komentoje kushtetuten e te dyja shteteve. Behu i sincerte Levo, si do kishe reagur ? Ja po ta them une nje version ! 1) Shihe Hoxha per kushtetute dhe Politike, shiqoje punen tende, ka kush i komenton nenet/ligjet & kushtetuten. Apo versioni tjeter 2) HAHAHAHAHA :D

Po si kishe reaguar me pastaj sikur dikush tani ty si njohes i neneve te te pyes dhe te te thote, ktheja hoxhes pergjigjen, tregoje se ku e ka vendin (megjithese 1vs1 debat nuk do ta kishe pasur rastin pasiqe postimi eshte bere ne facebook apo portal dhe shperndare neper forum si ky ku jemi ne).

Eh moj Levo. Sot, vetem A DO TI !!! Se cdo gje e meson. Kot nuk eshte edhe urdheri i pare nga Zoti drejtuar Profetit Muhammed a.s. "LEXO". Kur lexon, e dallon erresiren nga drita, te verteten nga e kota/e devijuara, te bardhen nga e zeza e keshtu me radhe. Nuk pret dikush tjeter te ta fus gishtin ne sy dhe te te thote "HAPI SYTE LEXO" -

Mirembetsh
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Cdo femer pa shami eshte e pa ndershme mbase per ty moj kimete adalete,se askun hoxha nuk e thot nje gje till...e se don me kthy vemendjen per like kjo eshte gje tjeter.

Ve shami ti?
A ik ne plazh e veshur apo me bikini?
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Ve shami ti?
A ik ne plazh e veshur apo me bikini?

Pyetje personale, plus pa vend.... te sygjeroj te shkruaj ne privat, do ishte me mire...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Shume e sakt se shumica fene nuk e kuptojn, e jo me ta praktikojn..dhe ne Islam nuk ka pak ose shume...ose je musliman ose jo...njeriut qe nuk e njeh islamin eshte veshtire tja sqarojsh, por me veshtire eshte nje personi qe deklarohet musliman, por ska lidhje me islamin..
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Jo nk.do komentoj se mê duket kohê e humbur tê flas me ju fanatiket mysliman qê a duhet qê edhe per pushime te deti mu zhvesh apo me marr njê jorgan e me mbulu grun ne tepm.38 grad ..

Mendoni se jeni ma të mir se të tjr.qê i lejojn grat me marr pak diell e tê relaksen me familje.
Ma shum bani muuuu kur i leni tê mbuluara nê breg .
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Ky "sinceriteti" juaj nuk me bind Levo.

:)
Te bashkohem, si nje mike qe e njoh mire ish Levo-n. Cdo gje e ka provokim. lol
 
Titulli: Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

E lexova kete dje, dhe do mbaj te njejtin qendrim qe mbajta dhe nga shoqja e cila e kish shperndare:

"Nuk ka faj kjo jo! Deri sa te kete hoxhallare qe flasin fjalen e fundit te paren, dhe pa etike do kemi dhe te tilla reagime! E te na tallin, te na ironojne e shume e shume."
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top