Thonjte

*Linda*

Lost out in the desert
Une per vete kam shume merak thonjte, me pelqen kur kam mundesine ti kuroj...
Sa preferoni thonjet me lloj lloj modeli, sa me vija, sa me pika, sa me lule, apo preferoni me shume thonjte te palyer?
 
Last edited by a moderator:
mqs jam e para qe shkruj ktu me behet qwefi qe ke perzgjedhur ate foto sepse modeli im qe i mbaj pothujse gjthm edhe ne kto momente eshte modeli me siper"freench"....
 
mqs jam e para qe shkruj ktu me behet qwefi qe ke perzgjedhur ate foto sepse modeli im qe i mbaj pothujse gjthm edhe ne kto momente eshte modeli me siper"freench"....

Epo ngaqe eshte modeli qe kam dhe une:D
dhe modeli qe preferoj mbi te gjith, sepse eshte i thjeshte dhe i bukur!
 
e vertet dukesh fine jo si ato kengetaret jugosllave qe i mbajn nga 5 metro thonjt lejla roze e ndezur etje etj:p
 
Modeli qe preferoj eshte ai qe ke vu Liza, vetem se me pelqen ti ngjyros ..mundesish ne kombinim me ngjyren e bluzes fiksim e kam :D

Kurse sa i perket ata me pika e me lule e kshu gjerash nuk m pelqejn fare fare
 
Modeli qe preferoj eshte ai qe ke vu Liza, vetem se me pelqen ti ngjyros ..mundesish ne kombinim me ngjyren e bluzes fiksim e kam :D

Kurse sa i perket ata me pika e me lule e kshu gjerash nuk m pelqejn fare fare

:eek:hh:
kush eshte Liza moj:D?
 
haha tani u kujtova uen dhe erdha ktej per t bo modifikimin.. lool po me vones si gjithmone
Ok sorry *Linda* :)

hahaha, ska gja maj dush:)
Po beja shaka!
 
Last edited by a moderator:
Last edited by a moderator:
Kujdesem per thonjet mirpo nuk i beje me ngjyra shum se i kam inat ajo fotoja e par eshte super :D
 
Une per vete pelqej shume kur i shoh qe gocat i rregullojne thonjte mirepo une ti mbaj per vete nuk mund ti duroj dot :( edhe pse kam tentuar disa here ti mbaj se me pelqejne shume me pengojne kur shkruaj ose kur bej ndonje gje ne shtepi. Tentativa te pasuksesshme :D
 
Per momentin keto jane thonjte e mij. Me shume i mbaj franch nail, ndonjehere edhe me disa vija abstrakte-interesante... Ku te kem kohe do i bej dhe do ua sjell. :)
 

Attachments

  • IMG0340A.jpg
    IMG0340A.jpg
    16.1 KB · Shikime: 64
i paske te bukur Jeta..

dhe une kam formen e bukur te thonjeve...por nuk irriti kurr, me heret dhe i lyeja por vetem me vizllues apo i tejdukshem...kujdesem per ta.mnyra si i pres duke perdorur lima etj etj
tani nuk i lyej mè, nuk mundem per arsye te abdesit..


P.s kush i mban mir lum si ato por ka disa qe ta shpifin si nga ngjyra ashtu dhe nga pa pastertia :(
 
Redaktimi i fundit:
I mirembaj thonjte e mi. Para disa kohesh edhe une i perdorja french manicure, por me bezdisnin, sme pelqejne fallco, plus edhe gjatesia. Sado te shkurter ti kerkoja une te gjate ishin prap. Tani i kam te mite, gjatesi mesatare, po jo qe ta kalojne nivelin e gishtit. Ndonjehere perdor laps sysh te bardh nga posht thonjeve, dhe pastaj i bie siper me ngjyre te tejdukshme. Eshte manicure e shpejt, dhe qe nuk me bezdis.
 
i paske te bukur Jeta..

dhe une kam formen e bukur te thonjeve...por nuk irriti kurr, me heret dhe i lyeja por vetem me vizllues apo i tejdukshem...kujdesem per ta.mnyra si i pres duke perdorur lima etj etj
tani nuk i lyej mè, nuk mundem per arsye te abdesit..


P.s kush i mban mir lum si ato por ka disa qe ta shpifin si nga ngjyra ashtu dhe nga pa pastertia :(
ca eshte abdesi suri?

thojnte i mbaj thjeshte , sme pelqen ti kem te ngarkuar
 
ca eshte abdesi suri?

thojnte i mbaj thjeshte , sme pelqen ti kem te ngarkuar

abdesi eshte pastrimi me ujè para faljes se namazit...meqe duhen pastruar duart,lyerja nuk lejon depertimin e ujit tek thonjet..e ne kete mnyr do kisha atè pjes(thonjet) te pa paster...e kjo nuk ban :D

a isha e qart?? se jo pytem prap
 
i ha, beh nuk i perbi kshtu po veq i heki me dhom, kejt llom i kom bo...nuk i duroj t'gjata, nuk i kom rrit kurr dhe nuk jom ne gjendje mi rrit se i kpus pa vetdije, pra veq ateher kur kpus thonin e shoh qa po boj...kejt pej nervozes e kom m'thojn e me sa mbaj mend un gjithmon kshtu i kom kput thojt...
 
French manicure me tri levizje

Për t'u dhënë duarve një pamje sensuale dhe fine. Manikyri më i përhapur së fundmi dhe një guidë e thjeshtë me tre hapa, për ta praktikuar sa më lehtë.

French manicure është një teknikë e krijuar në Francë, por tepër e përhapur gati në të gjithë botën. E thënë më thjesht, french manicure do të thotë të "pikturosh" tho-njtë në mënyrë natyrale. Për një rezultat sa më të efektshëm dhe femëror, thonjtë duhet të jenë të hollë, veçse gjatësia duhet të jetë paksa e kursyer.

Vendosni në fillim mbi sipërfaqen e thoit një bazë transparente. Më mirë do të ishte nëse do të kishte përmbajtje mbrojtëse dhe ushqyese.

Vendosni maskat ngjitëse mbi thonj, të cilat duhet të limitojnë zonën që duhet ngjyrosur (pjesa e dalë e thoit) dhe mbuloni me maskë gjithë pjesën që mbetet pasi të keni limituar me kujdes konturin midis dy ngjyrave. Estetistet se dhe ato që kanë një dorë të stërvitur mund të bëjnë edhe pa maskat ngjitëse të thonjve, duke përfituar një rezultat edhe më natyral.

Përhapni manikyrin e bardhë mbi pjesën e thonjve të rritur dhe të limituar dhe lëreni të thahet plotësisht.
Hiqni maskën ngjitëse me kujdes. Më pas vendosni manikyrin e tejdukshëm në të gjithë gjatësinë e thoit dhe lëreni të thahet.

r.spekter
 

Attachments

  • stil_415.jpg
    stil_415.jpg
    95 KB · Shikime: 74
  • stil_416.jpg
    stil_416.jpg
    30.2 KB · Shikime: 73
  • French_manicure_me_tri_levizje_1.jpg
    French_manicure_me_tri_levizje_1.jpg
    40.5 KB · Shikime: 69
Erdhi sezoni i vjeshtes. Ngjyrat e ketij sezoni jane vishnje, roz, e kuqe e erret.

(Glamour)

(ska dal shume paster po hajt mo, si ide. mua e dyta me pelqen)
 

Attachments

  • 001.jpg
    001.jpg
    48.4 KB · Shikime: 78
Si ti përforcojmë thonjtë tonë?


Dëshironi të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm? Ndiqni disa këshilla të thjeshta por shumë të efektshme. Përpara se të vazhdoja me këshillat, do të dëshiroja t’ju bëja disa pyetje të thjeshta: Sa shpesh kujdeseni për thonjtë tuaj? Sa shumë I doni thonjtë tuaj? Duke u kujdesur rregullisht dhe në mënyrën e duhur dhe me një dietë të balancuar, të rrisësh thonjë natyralë nuk është dhe aq e vështirë.
Më poshtë është cfarë është ajo që duam të themi me përkujdesje të duhur duarsh dhe thonjsh

•Aplikoni krem ushqyes cdo ditë
•Përdorni vaj kutikulash cdo ditë; I jep shtyse rritjes së thoit dhe I bën ato më të fortë.
•Mbani doreza kur bëni punë shtëpie.
•Bëni dush thonjsh cdo ditë. Sot, ka shumë produkte dushi për thonjtë, që mund të zgjidhni në varësi të preferencave dhe të ardhurave.
•Mos I hani thonjtë tuaj.
•Limojini thonjtë tuaj vetëm në një drejtim
•Hani një dietë të balancuar dhe merrni mjaftushëm kalcium.
•Bëni manikyr në sallone bukurie rregullisht, jo vetëm për raste të vecanta.

Të mësipërmet janë rregulla bazë, nëse dëshironi të rrisni thonj për të cilët të jeni krenarë. Nëse thonjtë tuaj akoma thyhen dhe ndahen, atëherë kjo është një arsye serioze që duhet të konsultoheni më një doktor.

beauty.al​
 
Këshilla për një manikyr që zgjat​

Mesa duket shpenzojmë shumë kohë që të gjejmë një manikyr që të zgjasë. Gjithsesi është e lehtë dhe e përballueshme të pasurit e thonjve dhe duarve të bukura, të cilat tregojnë se cfarë tipi jeni dhe si kujdeseni për veten tuaj.
Duhet përkujdesje, kështuqë ne do t’ju ndihmojmë me disa hile të thjeshta që manikyri juaj të zgjasë më tepër.

Mbajini thonjtë e shkurtër
Thonjtë e gjatë janë më të prirur që të ciflosen dhe të thyhen sesa të shkurtrit.

Shërbëtor kutikulash

Kur aplikohet manikyr në kutikula të rritura, ajo ikën shpejt. Kontrollojini kutikulat duke aplikuar pak vaj mbi to dhe shtyjini ato me kujdes me një mjet druri. ( Mos I prisni kutikulat, pasi kjo mund të bëjë që kur ato të rriten të jenë më të trasha)

Pastrojini thonjtë
Aplikoni manikyr në thonjtë të cilët ti keni pastruar më parë më një leckë pambuku me aceton. Cfarëdo lloj vaji ose locioni të ngelur në shtratin e thoit, do bëjë që manikyri të mos ngjisë mirë duke bërë që të iki për dy ose tre ditë.

beauty.al
Aplikoni manikyr në shtresa të holla

Pastrojeni një anë të furcës së manikyrit tek fillimi I shishes së manikyrit në mënyrë që të iki pak manikyr shtesë. Më pas lyeni thoin me shtresa të holla.

Aplikoni një shtresë bazë

Dhe nëse e keni me të shpejtë! Një shtresë bazë e formuluar në mënyrë të vecatë për ktë funksion, I jep manikyrit me ngjyrë dicka që të ngjisë dhe të zgjasë më tëpër.

Lejojeni manikyrin të thahet midis shtresave.

Ekspertët e manikyrëve thonë se duke lejuar shtresën e parë të thahet përpara se të vini të dytën lejon shtresën e parë të formojë një lloj “lidhje” me thoin. Shtresa e dytë do të “lidhet” me të parën.

Mbrojini duart nga uji

Duke I zhytur thonjtë shpesh në ujë për një kohë të gjatë, mund të bëjë manikyrin të iki nga thoi, duke shkurtuar jetën e thoit tuaj. Përdorni doreza gome kur lani enët dhe dushet bëjini për rreth 10 -15 minuta.

Aplikoni shtresën e sipërme përditë

Kjo është mënyra 1 që të siguroheni që manikyri juaj zgjat. Aplikoni një shtresë të sipërme cdo ditë që të rrisni jetëgjatësinë e manikyrit.
 
A mund të thuhet për një femër se është e bukur nëse i ka thonjët e parregullt, të kafshuar dhe të shtresuar me shtresa llaku një mbi një? Disa detaje, sado në dukje të vogla, siq janë thonjët e duarve dhe të këmbëve, mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e tjerëve.

Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjëve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ato dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siq luftohet edhe çdo shprehi tjetër.

Për t’i zbukuruar thonjtë tuaja, dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë tuaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikir apo pedikir, ngase për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vet. Mjafton që një here në javë, atëherë kur të keni kohë të lire, t'i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten. Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjë shtyni skajet e thonjëve kah rrënja e saj dhe filloni tu jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjë. Skajet e thonjëve mos i preni asnjëherë. Thonjtë assesi nuk bënë t’i lyeni para se ti lustroni mirë me limë për lustrim. ثshtë e preferueshme që nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur , së pari ta lyeni me një shtresë bazë për llaqe të tejdukshme, kështu qo do të keni thonjë më të bukur dhe llaku do të qëndroj më gjatë. Në rast se thonjët apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t'i kuroni ato me ndonjë krem për duar duke i lyer edhe thonjët deri në rrënjë. Sa më e shëndosh që është rrënja e thonjëve, aq më të bukura, më të forta dhe më të shëndosha do t’i keni thonjët.

Edhe mungesa e vitamineve në organizëm mund të manifestohet me çrregullime në thonjë. Nëse thonjët tuaja bëhen të vrazhda dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çarregullim të kalciumit, gjegjësisht mungesë të saj në organizem.

Thonjët, si ato të duarve po ashtu dhe ato të këmbëve, merritojnë kujdes gjat gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t’i kushtohet gjat sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuqe. Po ashtu preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët, dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim, thonjët dhe shputat zbuten dhe më lehtë formësohen.

Gjat prerjes së thonjëve, mundohuni që të jenë të prera drejtë e jo pjertazi, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjët i preni pjertazi, atëherë ado do t’mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën nga thonjët ta largoni.

Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se ti veshni këpucët, spërkatni ato me pudër pluhur apo sprej. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër barnatore. Kështu këmbët do t’i keni të freskët për një kohë më të gjatë, dhe do të pengoni shfaqjen e bakterieve dhe të këpurdhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjith kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjët tuaja, provoni ta vizitoni ndonjë pedikir apo manikir nëse keni në afërsi dhe konsultohuni me të.

cdodite​
 
Nuk merrem edhe aq me thonjte..Nganjehere kur kam kohe vetem me keto manikyrat qe jane si uje sa per ti mbajtur mire se i kam gishtat shume te holle...Po ngjyrat si perdori asnjehere..I provova te zeza ne vere po sme shkonin fare LOL
 
Last edited by a moderator:
Pe: Thonjte

T'ju tregoj i cik dizajnin e fundit, se spo me rrihejsh pa ja u treguar :p
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top