“Thjesht jam si të gjithë”

Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë, i viteve 20-të dhe 30-të.

Në 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dërguar letra adhurimi që nga viti 1901.

Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.

Cvajgu u nda nga Friderike në 1938 dhe një vit më vonë u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij që nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeç më e re se Cvajg.

Në vitin 1941 ata shkuan të dy në Brazil.

Cvajg filloi të besonte se persekutimi që Hitleri po u bënte hebrejve në atë kohë, lidhej direkt me vetë Cvajgun. Ai kurrë nuk u shërua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndërrua në paranojë.

Rënia e Singaporit në vitin 1942 përforcoi patundshmërisht bindjen e Cvajgut se nazizmi së shpejti do të pushtonte tërë rruzullin.

I zhgenjyer, i izoluar dhe larg Europës, Cvajgu kreu vetvrasjen së bashku me gruan e dytë Altmann në Rio de Janeiro më 23 Shkurt, 1942.

Më poshtë ju sjellim të lexoni një fragment të ‘Dashuria e Erikës’ nga Stefan Cvajg.

“Unë nuk e di, në më njeh me të vërtetë.

Nuk besoj.

Gjithmonë mendoj se ti më mbivlerëson.

Unë nuk jam ndonjë njeri i madh dhe nuk bëj pjesë tek ata që… që e sundojnë jetën të kënaqur dhe të sigurtë në vetvete.

Do të desha të isha si ata, por nuk jam.

Unë i përshtatem jetës, jam nga ata që lakmojnë atë që duan.

Thjesht jam si të gjithë burrat; kur dua një grua, unë nuk kënaqem vetëm duke e adhuruar, por unë… unë edhe e dëshiroj atë.

Dhe unë nuk dua të të gënjej me gjëra që janë të huaja për mua.

Nuk dua që ti të më përbuzësh.

Ti më je shumë e shtrenjtë.

Nuk dua të të humbas.”





o.p. / dita
 
Kur ne dashurojme gjithmone mbivlersojme personin qe dashurojme.
Deri diku eshte normale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top