Thethi pike turistike ne Shkoder

Ledia

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
thethi pike turistike ne shkoder

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Thethi pike turistike ne shkoder

kame deshire te shkoj muaj tjeter kur te jem ne shqiperi po qe do ska zyre informacioni apo tabela se nga te shkosh se une sa here qe vije ne shqiperi me kalojne pushimet ne trafik ne tirane duke shkuar ke shpia po kete here do ngrihem heret dhe do ja hedh:p:p
 
Pe: Thethi pike turistike ne shkoder

une skam ken asiher...thone qe eshte bukur,kur te shkoj ne shqiperi...n'Shkodren teme :) mendoj ta vizitoj edhe une ..
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Thethi pike turistike ne shkoder

Une skam qene asnjehere,por nqs do shkoja sdo rrija me shume se 2 dite..Sme pelqen shume te kaloj pushimet ne mal,vertet qe eshte nje qetesi dhe nje pasterti ne ajer,por eshte dhe monotoni...Me shume me pelqejne pushimet prane detit,gjej me shume veten aty....
 
Pe: Titulli: Thethi pike turistike ne shkoder

Kam ken 1 here ne theth edhe sme pritet me shku prape..jam mrekullu..
ujevara e grunasit asht thjesht teper e bukur

184952_193081734055827_193026930727974_535989_2080942_n.jpg


kame deshire te shkoj muaj tjeter kur te jem ne shqiperi po qe do ska zyre informacioni apo tabela se nga te shkosh se une sa here qe vije ne shqiperi me kalojne pushimet ne trafik ne tirane duke shkuar ke shpia po kete here do ngrihem heret dhe do ja hedh:p:p

Mireseerdhet tek Thethi-Guide - Welcome to Thethi-Guide. Albanian Alps Tourism. :D
 
Pe: Thethi pike turistike ne shkoder

Ishalla kam na i cik kohe te lire kete vit me dal .... :S
 
Pe: Thethi pike turistike ne shkoder

Kam degju qe atje ska as drita(elektricitet),se di sa eshte e vertete....
 
Pe: Thethi pike turistike ne shkoder

Lol me mire akoma si ne kohet e vjetra me kandil neper duar e te mbash era vajguri :p
 
Pe: Thethi pike turistike ne shkoder

Po pra,te dalesh ne pyll te mbledhesh dru per te ndezur zjarr,te shkosh tek burimi te mbushesh uje,dhe kot si dihet rruges del ndonje goce,e takoheni tek kroi i fshatit...Romanticiteti ne kulm...
 
Titulli: Pe: Thethi pike turistike ne shkoder

Po pra,te dalesh ne pyll te mbledhesh dru per te ndezur zjarr,te shkosh tek burimi te mbushesh uje,dhe kot si dihet rruges del ndonje goce,e takoheni tek kroi i fshatit...Romanticiteti ne kulm...

eh sa do me pelqente kjo gja moj GLOOM se do te ripereseritej ajo historia me mujon .........del ajo zana e te jep ashtu qumshti ne pyell edhe ti pastaj behesh i forte edhe ngre shkembijte.....eh thuj ti ne dite sotme futja nja dy viza te bardha jo shkembij po male levizLOLLOL
 
Pe: Thethi pike turistike ne Shkoder

Thethi pike turistike ne shkoder
 

Attachments

  • User-0012..jpg
    User-0012..jpg
    42.6 KB · Shikime: 31
Pe: Thethi pike turistike ne Shkoder

[User-0011D.jpgThethi pike turistike ne shkoder
 
Pe: Thethi pike turistike ne Shkoder

delkan foto te vogla :S:S
 
Pe: Thethi pike turistike ne Shkoder

Të shkruash për Thethin në këtë periudhë të vitit, do të thotë t’u bësh lexuesve një dhuratë të çmuar në formën e sugjerimit, për të kujtuar të vizitojnë në këtë stinë, një krahinë të mrekullueshme ku bora nuk shkrin kurrë, ku mund të bëjnë ski dhe në pranverë, e ku mund të sodisin panorama malesh hijerënda me kreshtat e mbushura me dëborë deri në fillim të verës e më tej



Për shkak se kjo revistë u bë disa vjet që ju servir Shqipërinë turistike në formën e një reportazhi, njerëzit janë bërë më të vëmendshëm ndaj saj dhe ndaj rubrikave që ajo boton. Madje shumica e lexuesve sugjerojnë me këmbëngulje krahina, qytete ose destinacione, për të cilat jo të gjithë dinë, dhe të gjithë duan të mësojnë.

Kështu ndodhi edhe me Roza Rupën, thethjanen që e do vendin e saj aq shumë sa jo vetëm që nuk e braktis, por e mbush me vizitorë nga e gjithë bota, sidomos europianoqendrorë, të cilët çuditërisht adhurojnë malet e Thethit, në vend që të pëlqejnë malet e vendit të tyre, që i kanë me shumicë.


Dimrit, gjatë bisedave të gjata me Rozën, i kishim premtuar që do t’u flisnim lexuesve edhe për Thethin, por në një stinë tjetër, atëherë kur në Theth pranvera nis e vjen me gjelbërim marramendës e ku e gjelbra e gjetheve nuk i ngjan asnjë vendi tjetër, prej ajrit të shëndetshëm e të pastër të maleve. Atëherë kur Lumi i Shalës ekzaltohet prej dëborës së shkrirë që vrapon nga shpatet e maleve e mbush kanionet e thella me forma të papërsëritshme.


Do të vinim në Theth kur të vijnë dhe vizitorët e parë, që gjallërojnë lëndinat dhe shtigjet e bukura të Thethit e i mbushin ato me jetë. Do të vinim aty, pikërisht në pranverë, atëherë kur natyra e Thethit bëhet më e bukur se kurrë e ku megjithatë, dimri ka mbetur akoma maleve, sepse nuk ka dëshirë të ikë nga shtëpia e tij e përjetshme.


Roza Lain me siguri e ka vizituar Thethin në pranverë, kur shkroi librin e saj “Majat e Shalës”. Ndoshta edhe Edith Durham, takimin e saj të parë me Thethin mund ta ketë patur në pranverë, përderisa ka shkruar në një mënyrë aq të ndjerë në librin e saj “Dhimbja e Ballkanit”. Edhe ne nuk kishim si të bënim përjashtim nga magjepsja.


Te mikpritja malësore



Të gjithë malësorët janë mikpritës e ta falin shtëpinë, nën shprehjen e famshme “Shtëpia, para se me qenë e shqiptarit, asht e Zotit dhe e Mikut”. Në Theth kjo shprehje është ulur këmbëkryq. Ju të gjithë ndoshta keni përmendur vetë apo dëgjuar nga të tjerët emrin e Pavlin Polisë thjesht si “Paulini i Big Brother-it”.

Por po ta takoni në Theth, do të shikoni një malësor të vërtetë, që ndihet zot i vendit të tij, që shijon tokën amë, që gëzon frytet e vendit dhe të punës së vet. Pavlini iu bashkua më vonë nismës për ta kthyer shtëpinë e tij në një bujtinë.

Këtë gjë më përpara e kishin bërë bashkëkrahinësit e tij Fran Molla, Pal Rupa, Mëhilli e Valbona اarku, Lulash Kometa, Gjon Frashnishta e pas tyre shumë të tjerë. Sot emrat e këtyre malësorëve i përkasin secili një shtëpie pritëse.

Ata mezi e pranuan idenë që “t’ia shesin mikut shtëpinë me pare”. Por kur e panë që kjo ishte një kënaqësi e dyanshme pasi “paret” e mikut përmirësonin jo vetëm kushtet e jetesës por edhe kushtet me të cilat pritej “miku tjetër” që vinte më pas, atëherë u bindën. Por nuk pranojnë kurrsesi ta quajnë “klient” apo “vizitor”. Ai është miku apo miqtë që “kan ardhë me bujt”, në bujtinë. Ani se për këtë diçka duhet të paguajnë.


Por miqtë e thethjanëve janë të gjithë të lumtur. Ata e quajnë fare qesharake që me 20-30 euro në ditë, të flenë në një dhomë me oxhak pranë zjarrit, të shijojnë mëngjesin e mrekullueshëm jashtë në oborr apo edhe pranë zjarrit, vaktet e tjera me mish të pjekur, fruta të freskëta të stinës, perimet e kopshtit, “mazën e zime”, mjaltin e luleve të panumërta të Thethit, dhe gjithçka tjetër që ofron me bujari natyra dhe banorët.

Mungesa e civilizimit, e infrastrukturës rrugore, i sikletos vendasit, se mendojnë që kjo krijon një pengesë të madhe për rritjen e numrit të miqve që duan të vijnë në Theth. Por të huajt tremben më shumë nga një civilizim i ardhshëm, sepse mendojnë se ai do ta shkatërrojë Thethin.


Ata preferojnë që ai të mbetet kështu siç është. Ai është i bukur sepse është i vrazhdë, i sertë e plot kreshta. Megjithatë, ata (të huajt), sidomos zviceranët e gjermanët, që kanë bërë shumë për Thethin, i kanë hapur shtigjet e tyre për ta eksploruar mirë Thethin.

Kanë krijuar harta me koordinata GPS, kanë shkruar tabela të drunjta shumë të intonuara me natyrën nëpër kryqëzime shtigjesh për të orientuar vizitorët, dhe kanë shkruar aty-këtu edhe emrat e monumenteve të natyrës me interes për t’u vizituar.

Mikesha jonë Roza, ka shkuar edhe më përtej. Shtëpia e saj e pritjes Rupa Guest House, është kthyer tashmë edhe në një zyrë informacioni, ku mund të merret informacion dhe mundësi akomodimi për pothuaj të gjitha Alpet e Shqipërisë.

Nuk bëni keq që para se të planifikoni një udhëtim për në Theth, të komunikoni me Rozën. Ajo do t’jua gjejë se s’bën një shtëpi të lirë që mund t’ju presë. Se, e dini? Tani është vështirë të gjesh një shtëpi pritëse të lirë në Theth, sapo hyn pranvera, e deri në vjeshtë.

Edhe ne sigurisht, kontaktuam me Rozën para se të niseshim. Por kuptohet, për ne ishte pak më e lehtë të gjenim një shtëpi “me bujt”. Sepse për këtë herë, ne ishim miq të veçantë, që do të luanim rolin e jehonës nga mali në mal, për të përcjellë bukuritë e Thethit.

Herën tjetër, do të shkojmë si miq të zakonshëm. Por jemi të bindur që doza e bujarisë dhe e mikpritjes së thethjanëve, do të jetë e njëjtë. Sepse nëse ke shkuar t’u nderosh shtëpinë, nuk ka rëndësi motivi, për qejf, apo për turizëm. Ata do t’ju presin gjithmonë si mikun e shtëpisë.

Prandaj nuk duhet kurrsesi ta lini pa e jetuar këtë përvojë të paharrueshme…..


Parku Kombëtar i Thethit


Thethi është një ndër vendet më të veçanta në Alpet e Shqipërisë, i vendosur në pjesën veriore të komunës Shalë, të rrethit të Shkodrës, pozicionohet 700-950 metra mbi nivelin e detit dhe është zonë e banueshme vazhdimisht. Më 1937 hapi agjencinë e parë turistike.


Në vitin 1956 u krijua lëvizja e parë alpine në vendin tonë. Më 1966 u krijua mikro centrali i parë afërsisht 45kw/h dhe më 1967 u krijua një stabiliment sharrash për përpunimin e drurit. Në vitin 1956 u hap qendra e turizmit në ndërtesën e hotelit të vetëm, kryesisht për pushuesit dhe alpinistët. Në vitin 1976 Thethi u shpall Park Kombëtar me 2630 ha.


Pozicioni gjeografik

Thethi është i pozicionuar në krye të fushës së Shalës dhe në kufi me Shkodrën.

Natyra i ka falur një panoramë të bukur, mahnitëse dhe qetësuese, që preferohet shumë në ditët tona. Krahina e Thethit është e mbuluar nga një dëborë e përhershme që të krijon imazhin e një vaske 6 km të gjatë dhe 1 km të gjerë. Niveli më i ulët është 700m mbi nivelin e detit.

Në veri, gri dhe e zhveshur, ndodhet maja e Arapit 2217.2 m mbi nivelin e detit, shumë e preferuar nga alpinistët për shkallën e vështirësisë e krahasuar me nivelin ndërkombëtar. Në lindje ju patjetër duhet të shikoni ashpërsinë e mrekullueshme të natyrës ku shtrihet Jezerca, 2692m mbi nivelin e detit.


Ndodhen edhe disa maja të tjera si, maja e Alisë 2471 m, maja e Pullakës 2569 m, dhe prej këtej ju mund të ngjiteni në majën e Boshit 2471 m, që ndodhet mbi majën e Drerit.


Prej këtej ju mund të shikoni lartësinë e maleve të Hekurave 2559. 4 m dhe 2125.5 m. Malet në Theth janë të pozicionuara njëri mbas tjetrit si vagonë të bardhë të mbuluar me dëborë në forma të ndryshme dhe fenomene të rralla. Mali në anën perëndimore të majës së Arapit është maja e Rrushbullit 2431 m që zbret tek maja e Zorgjit 1663.8 m, është dhe maja e Bigos së Gjimajve 2230 m.

Nga maja e Radohimës mund të shihen Bjeshkët e Namuna dhe pothuajse komplet Alpet, dhe lartësinë e maleve qendrore në këtë zonë. Ky det malesh që rrethon Thethin i jep bukuri Alpesh europiane.

Ky bashkim përbëhet nga shkëmbinjtë, maja e Drenit dhe rrëpirat e Zorgjit. Në këtë ngushticë është krijuar kanioni i madh i Grunasit me një formacion të mrekullueshëm gëlqerorësh. ثshtë 2 km e gjatë me një pjerrësi 76.1 m, 30-60 m e thellë dhe 2-3 m e gjerë.


Në anë të këtyre shkëmbinjve ndodhen varri i Zorgjit,varri Qyqe Ret, varr që është në Theth, fusha e Pepës së vjetër dhe “Vrima e Ujit” tek qafa e Peas, varri i Arapit dhe varri i Rrathëve që ka devijime të mëdha dhe interesante si liqene të nëndheshme, galeri dhe sifone stalaktite dhe stalagmite


Atraksionet kulturore

Atraksionet e Thethit fillojnë me veshjet tradicionale, kishat, dhe shtëpitë karakteristike ku jetojnë vendasit. Veshjet tradicionale janë xhubletat për gra me rrip si dhe xhamadanët për meshkuj.

Gratë përdorin shamitë e kokës tradicionale, shoqërueset e nuses për dorin shamia me të kuqe dhe ngjyra të shndritshme, dhe të tjerat me shami të zezë të lidhur në grykë. Burrat përdorin kapelën tradicionale që e thërrasin kësulë.
Shtëpitë karakteristike janë ndërtuar nga gurë dhe çatitë e tyre janë të pjerrëta për shkak të dëborës. Ato janë 2 deri në 3 katëshe, të ndërtuara në pjerrtësi ose afër malit..

Për këto shtëpi janë karakteristike shkallët, në pjesën e jashtme të shtëpive, që të çojnë në katin e dytë sepse kati i parë zakonisht përdoret për kafshët. Në katin e dytë është dhoma e mysafirëve dhe e anëtarëve të tjerë të familjes.

Kjo është ajo çka shtëpia e Lulash Keqit sjell në mënyrë perfekte. Kulla me tre kate, çati me dru, me dritare shumë të vogla sa për te hyrë ajri, nuk ka shkallë, vetëm një derë, kjo anë e kullës përdorej vetëm nga një njeri i fisit për të qenë të mbrojtur kur ata kishin konflikte me një ose më shumë fise.

Atje jetonte vetëm një burrë e asaj pjese të fisit që kishte gjakmarrje. Ata jetonin aty derisa një më i vjetër i fisit ndërhynte për të zgjidhur konfliktin. Burri që jetonte në kullë dhe që merrej me ushqyerjen dhe drejtimin e grave nuk lejohej të bënte pjesë në hakmarrje.

Më 1892 duke u bazuar në dokumente, Thethi ka njohur famulltarin e parë. Personi i parë i kishës se Thethit ka qenë një Italian që quhej Findez P. Gabrielda Danga, që vdiq dhe u dogj brenda ne kishë. Banorët kishin një kambanë që ndodhej nëntokë. Për këtë kambanë u fol gjeneratë pas gjenerate.

Një tjetër karakteristikë janë rrugët e ndara për njerëz dhe kafshë. Ato janë të rrethuara nga gurë ose gardhe. Rruga e re automobilistike është hapur dhe ndryshuar.


Aktivitete dhe sporte

Peshkimi dhe noti


Ka shumë zona përgjatë lumit të Shalës ku mund të ushtrohet sporti i peshkimit. Një nga vendet më të përshtatshme që mund të shfrytëzohet mrekullisht për not, është vendi poshtë Urës së Gertës.

Gjithashtu edhe në Ndërlysë mund të zini peshk të mirë. Ju mund ta shfrytëzoni lumin e Shalës edhe për not. Po kështu mund të përdorni pellgjet poshtë ujëvarave, ku është shumë bukur

Sportet e ajrit

Në Theth njerëzit mund të hidhen me parashutë, deltaplan dhe pajisje të tjera të sporteve të ajrit.

Kanoe/kajak

Ky sport mund të ushtrohet mjaft mirë gjatë pranverës dhe vjeshtës, kur lumenjtë e Thethit janë të mbushur e të rrëmbyer për shkak të dëborës dhe shirave. Edhe rrjedha e lumit ju ndihmon shumë.

Janë disa vende të përshtatshme për vendosjen e teleferikëve, sidomos për në dimër kur majat e kreshtave janë të mbuluara me dëborë dhe njëkohësisht mund të shijohet dhe gjelbërimi i pishave.

Ture çiklistike

Ture të ndryshme çiklistike malore mund të zhvillohen nga Kopliku në Theth dhe nga Thethi në Shkodër, përmes lumenjve të Shalës dhe të Kirit. Kthimi për në Shkodër do të jetë një nga turet më të bukura të Europës përgjatë rrugëve të paasfaltuara.

Janë rreth 100 km rrugë të tilla që kalojnë përmes panoramave më mahnitëse të Shqipërisë, duke bërë të ëndërrojë çdo çiklist të pasionuar pas këtij sporti. Për fat të keq këto lloj biçikletash duhet të importohen nga jashtë ose nga pika të caktuara shitjeje në Tiranë sepse në zonën e Thethit nuk ka akoma të tilla për t’u marrë me qera.


Shëtitjet

Shëtitje të mrekullueshme mund të bëhen në çdo zonë të Thethit por është mirë që gjithnjë të jeni të shoqëruar nga një guidë vendase, që për një ose disa ditë t’ju tregojë kishën e zonës, varrezat, hidrocentralin e vogël, dy monumentet natyrore (kullat prej guri) dhe ujëvarën apo urën e Gertës që është mbi 30 m përmbi lumin e Shalës.

Një shëtitje impresionuese është kalimi nga Peja përgjatë malit të Jezercës. Ju mund ta bëni këtë ekskursion duke ecur për 10 orë, ju mund të shpenzoni një pjesë të natës në baxho por duke kaluar në Pejë. Duke shëtitur në Malin Radovil, i cili është më panoramiku nga I cili mund të shihni Bjeshkët e Namuna, Alpet e gjëra dhe Korabin.


Një tjetër shëtitje është në qafëmalin e Valbonës e cila është rreth 5-6 orë dhe prej andej ju mund të shihni lumen e Valbonës dhe Dragobinë.


Sportet dimërore

Turizmi i dimrit në Alpet Shqiptare është një aventurë e vërtetë. Në Theth, në dimër bora zakonisht arrin në mbi 2 m. Vendasit përdorin zakonisht pajisje të veçanta të quajtura “rrathë”.

Me këta rrathë ju mund të shëtisni nga Boga në Theth dhe më pas nga Thethi ju mund të vazhdoni në Valbonë dhe të ktheheni përsëri në Bogë. Gjithashtu kjo rrugë mund të përshkohet me ski.


Kapacitetet aktuale të zhvillimit të turizmit

Thethi përbën edhe një model të veçantë si një destinacion turistik që vitet e fundit ka filluar të njohe rritje të ndjeshme. Natyrisht është krejt e pamundur të evidentosh numrin e saktë të turistëve, por banorët e Thethit dhe veçanërisht familjet pritëse referojnë për më shumë se 4000 turistë që qëndrojnë për një ose më shumë net qoftë në familje, qoftë me çadra individuale.

Ajo që është e veçantë për Thethin është fakti që në këtë rajon dominojnë turistë të rinj nga të gjitha vendet e Europës, e deri në USA. E veçanta e dytë është fakti që nëse në Shqipëri n çdo 100 turistë 90 janë me shqiptarë, (nga Kosova, Maqedonia apo emigracioni), në Theth në çdo 10 turistë 9 janë të huaj.

Thethi ka arritur të bëhet një projekt model, si rezultat i një bashkëpunimi të mrekullueshëm të realizuar me komunitetin lokal dhe me të gjithë partnerët shqiptarë e të huaj që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillimin e turizmit në Theth.

Ne shpresojmë që së shpejti projekti do të zgjerohet në Kelmend dhe Valbonë me të njëjtat parime dhe do të mundësojmë që në verën e vitit 2008 zonat më të rëndësishme të Alpeve shqiptare të ofrojnë një standard shumë më të mirë për pritjen e turistëve.

Janë kërkuar 27 shtigje për shëtitje turistike në këmbë, janë marrë pikat me GPS dy autore zviceranë kanë shkruar një guidë të turizmit malor të veriut të Shqipërisë, e cila pritet të botohet në Gjermani.
Informacioni për projektin e turizmit në Theth po shtohet gjithnjë e më shumë nëpërmjet artikujve të botuar nga autorë shqiptare e të huaj, guidave të ndryshme turistike të huaja si dhe në disa faqe interneti në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Promovimi më i rëndësishëm i është bërë Thethit gjatë vitit të kaluar nga mediat shqiptare, në vizita të organizuara si dhe nga mjaft ambasadorë e personalitete të tjera që e vizitojnë dhe rekomandojnë Thethin tek qytetarët e tyre.
Si mund të bëhen akoma më tërheqëse këto zona
Zgjerimi i produkteve turistike me turizmin dimëror si dhe atij lumor. Zona ka potencial të lartë shfrytëzimi gjatë të katër stinëve me një shumëllojshmëri aktivitetesh të kufizuara vetëm nga fantazia.
Vlen të përmendim udhëtimin në muajin prill me raketa dëbore për në Lugjet e Bogës, si edhe zbritjen e parë të seksionit të sipërm të lumit Shala nga një grup ndërkombëtar kajakistësh.


revista-shqip
 
Titulli: Thethi pike turistike ne Shkoder

[h=1] Thethi - Destinacioni ideal turistik malor [/h]
thethi.jpg
Thethi eshte fshati me ne veri te lugines se Shales, ne mes te Alpeve me nje bukuri te radhe, ne Veri te Shqiperise. Shtatedhjete kilometra nga qyteti i Shkodres, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartesi mbi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e larte e Thethit, nje nga zonat me te vecanta te ketyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me nje siperfaqe prej 2630 hektaresh.
Turizmi
Pasurite natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit. Lidhur me kete fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin me te pershtatshem per turizem nder Bjeshket e Veriut teShqiperise, duke e krahasuar ate me viset e bukura te Tirolit, Austri.
Ndersa per banoret e kesaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh ne bese, ne asnje vend tjeter te botes nuk do te ndihesh me i sigurt”. Resurset natyrore i dallon cdo vizitor, sa le Gryken e Nderlyses dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit te Grunasit qe eshte rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thelle dhe vetem 2 deri ne 3 m i gjere.
Pervec kanionit, ne Theth gjenden nje numer i konsiderueshem shpellash, por ato qe kane terhequr vemendjen e shume alpinisteve, speleologeve, gjeografeve etj, jane Shpella e Harapitdhe Bira e Rratheve, te cilat me permasat e tyre dhe dukurite interesante qe mbartin brenda tyre si liqenet nentokesore, galeri, sifone etj., jane bere shkak i shume legjendave te krijuara nga vete banoret e zones. Nje bukuri natyrore, te vecante, te bjeshkeve te veriut, shpalos ne kete zone, Ujevara e Thethit me lartesi 25 m, ku se bashku me cirqet perreth dhe Mullirin e Blojes, formojne nje nga vendet me interesante per t’u vizituar. Por jo me pak terheqes eshte edhe vendburimi i lumit te Shales ne Okol, burimet e te cilit nxjerrin 2.5 deri ne 3 m kub uje ne sekonde, qe ve ne pune nje hidrocentral te vogel dhe 12 mullinj, qe sherbejne per uje te pijshem, cilesia dhe pastertia e te cilit eshte per t’u admiruar.
Thethi nga lashtesia e deri me sot
Historia e Thethit dhe e Shales ishte e lidhur me ate te fisit ilir te Labeateve. Thethi eshte vendbanim shume i hershem duke u bazuar ne te dhenat historike dhe zbulimet arkeologjike. Ketu kane banuar Oksetet, Bythdoset, Berbati, Vladet, Kelmendas e ndoshta edhe grupe te tjera popullsie te pa njohura. Ne shekullin e VIII-te, kjo zone ishte pjese e Pultit, i cili ndahej ne Pultin e siperm dhe Pultin e poshtem. Thethi per here te pare shfaqet i dokumentuar ne Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres, ne vitin 1485, me emrin Fusha dhe ne ate kohe kishte vetem 7 shtepi te medha.
Ne shekullin e XVI–te, turqit e izoluan kete zone nga Shkodra dhe Malesia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qender ne Peje. Qe nga ajo kohe Thethi konsiderohet pjese e Dukagjinit. Edhe sot, te tri zonat se bashku : Shala, Shoshidhe Pulti konsiderohen pjese e Dukagjinit. Me pas ne fillim te shekullit te XIX-te, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkoje kete zone meBushatlinjte e Shkodres.
Coronelli eshte i pari qe e permend Thethin ne harten e vitit 1688, ndersa ne vitin 1916-1917 shkon ne fshatin Theth at Shtjefen Gjecovi, i cili shkruan per te dhe e ben te njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkolle te ndertuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe me pas ne 1936hapet rruga automobilistike qe shoqerohet nje vit me vone me hapjen e nje agjencie turistike.
Me kalimin e viteve qe nga viti 1968 e ne vazhdim do te hapen disa qendra te tjera turistike dhe do te ndertohen godina, hotele e shume objekte te tjera, qe do te prisnin vizitore te shumte nga e gjithe Shqiperia dhe Evropa Lindore per 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri ne 600 vete dhe ne dimer mbi 400 vete, mesatarisht 1 pushues per 1 banor.
Ne vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombetar”. Pas ndryshimeve te ‘90–tes, hoteli funksionon vetem pjeserisht me nje kapacitet prej 30 shtreterish dhe eshte privatizuar. Deri ne vitin 1997, hoteli, qe sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e percjelle shume pushues vendas e te huaj, por me trazirat qe perfshine gjithe vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit te zones turistike te Thethit.
Bukurite e paperseritshme te ketij fshati malor ne zemer te Alpeve shqiptare, e bejne Thethin qe te zere nje vend te rendesishem ne natyren dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga vecorite e tij dhe nga vendndodhja prane kufirit, Parku Kombetar i Thethit eshte propozuar qe te jete pjese e nje parku nderballkanik te quajtur Parku i Paqes, ku te perfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Prejardhja e emrit
Mbeshtetur ne te dhenat historike te grumbulluar, ne toponimet qe jane ne kete fshat dhe te dhenat gojore te banoreve, origjinen e ketij emri mund ta kerkojme :
Nga emri "thep"
Thethi ndodhet midis malesh te larta dhe te thepisura. Njerezit duke punuar, kullotur bagetine, gjuajtur e te tjera, shpreheshin : “Ne ata thepa kullota bagetine”, “Po shkoj ne ata thepa per te gjuajtur”, “...ne thepa...”, “...thepa...” e te tjera. Ne kete fshat ka shume vende qe emertohen dhe rreth fjales “thep-a, -i, -at” si : “Thepi i Kryse”, “Thepi i Rrgadhes”, “Thepi i Kodres Botes” e te tjera. Ne kuptimin qe emerton fjala “kuj” (kunj) pothuaj eshte shume e perafert me fjalen “thep”. Toponime me fjalen “kuj” ka me shumice, p.sh. “Kuji i Dhive”, “Kuji i Lopeve”, “Kuji i Shqypes”, “Kuji i Zhareve”, ‘Kuji i Nenave”, “Kuji i Rupes”, “Kuji i Praces”, “Kuji i Pulave” etj. Krahas ketyre, malet e larta dhe te mprehta si “thika” qe njerezit ne menyre te zakonshme e perdorin shprehjen “...ne thika te majave...”, “...ne thika...”, “...prapa atyre thikave qe duken...”, e te tjera, mund te shkojne ne favor te prejardhjes se emrit Theth nga fjala “thep” i cili ka perparesi me emrat “kunj” dhe “thika” ne kuptimin e vendit qe emertojne.
Nga emri "theker"
Duke zhvilluar nje bujqesi ekstensive, duke prere e djegur pyjet, banoret mbillnin theker. Atehere nga perdorimi i shprehjes “ne theken”, ne te foluren krahinore, “...po shkoj ne theken”, “...isha ne theken...”, “...theken”, “Thekna”, rruges deri ne fiksimin e emrit, evoluoi dhe na erdhi “Theth”. Toponime me emrin “theken” ka disa ne Theth si “Theknat” disa : “Thekna e Hases”, “Zhari i Theknes” e te tjera.
Nga fjala "thelle"
Thethi eshte nje grope e thelle ne krahasim me malet qe e rrethojne. Edhe si lugine eshte mjafte e thelle ne drejtim te burimit te lumit te Shales, sa qe edhe banoret me te afert jane mbi nje ore larg. Gjate veprimtarise se tyre, njerezit mund te kene perdorur shprehjet : “...isha atje thelle...”, “...ne thellesi...”, “...thelle...” e keshtu me kalimin e kohes u formua emri “Theth”.

Kurora mes maleve
Thethi rrethohet nga male te larta dhe qafa mahnitese, duke filluar nga Qafa e Thanes, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alise, Qafa e Pejes, Gropa e Bukur, Qafa e Jezerces, Maja e Zeze, Maja e Zorgjit, qe fshehin ne brendesine e tyre ballafaqime te panumerta me alpiniste, speleologe, botaniste, gjeografe dhe shume dashamires te alpeve, te te cilet kjo zone le mbresa te pashlyeshme.
Fshatrat e kesaj zone shtrihen ne te dy anet e lumit nga Okoli deri ne Grunas, ku spikasin shtepite karakteristike qe te gershetuara me sfondin alpin, te shfaqen si peizazhe te paperseritshme dhe te papara ndonjehere.

Thethi si park zoologjik natyror
Quhet i tille nga banoret dhe nga vizitoret, pasi ka nje hapesire te admirueshme, e cila i ofron kushte te mira jetese disa llojeve te ndryshme te kafsheve te egra si : ariu, dhia e eger, derri i eger, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa harruar rreqebullin, zardafin e iriqin.
Po pervec shumellojshmerise se kafsheve te egra, pylli i Thethit eshte mjaft i pasur edhe me shpende te ndryshem si shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi i eger, gjeli i eger dhe pula e eger e shume shpende te tjere qe shtegtojne ne Theth gjate sezonit te riprodhimit. Nuk duhen lene pa u permendur edhe pasurite e lumit te Shales, qe buron ne Okol dhe te lumit te Kaprese, qe shquhen per peshkun karakteristik : troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera./InfoAlbania
 
Thethi, ashpërsia e maleve të vetmuara të bjeshkëve .

Siç thuhet, nëmja nuk është kuptimi fetar i mallkimit. E megjithatë, vrazhdësinë e Bjeshkëve të Namuna (maleve të mallkuara) nuk mund ta ndash nga Krijuesi.
Kanë qenë njerëzit që ua kanë dhënë këtë emër një pjese të alpeve shqiptare, mbase pa menduar se brenda kësaj fjale, gjithsesi të ashpër, po fusnin edhe karakteristikat e tyre. Sepse ato male, qoftë edhe vetëm me oshtimat e natës, me zhurmat e kudogjendshme të degëzimeve të lumit dhe me heshtjen e ditës, i kanë formuar. Sot, thuajse të gjithë u janë larguar, i janë afruar qytetërimit e janë shpërndarë për të banuar në të gjithë Shqipërinë, por zërat e malit i kanë kudo me vete. Mjafton të takosh të moshuarit sybardhë, kur kthehen të verojnë në vendin e tyre, pas dimrit që kanë kaluar pranë fëmijëve në Shkodër a gjetkë, për të parë se si u krijohen në iris konture hijesh me format e majave të thepisura.
Jemi në Theth, në luginën e thellë rrethuar prej majash të larta. Parafytyrimin e asaj çka të pret mendon se do ta kesh të përafërt vetëm për vendmbërritjen. Por është rruga ajo që të shkund veshkat e parashikimit. E nëse ju themi që njëra nga rrugët e Thethit, në hartën e tij, quhej “Shtegu i dhive”, panorama mbase mund të jetë më e kuptueshme. Të mbërrije deri atje duhet të kishe përshkuar më parë rreth tri orë rrugë-çakëll, me shpejtësi të makinës jo më tepër se 20km/h (në vendet më të mira). Nëse do ishe aq me fat sa të të niste edhe shi, ngjante e gjitha me një film pa zë, fundin e të cilit nuk mund ta dije. Zhurmat e kokës së këtyre orëve kalojnë vetëm në darkë, në rastin kur pas udhëtimit ju ka zënë pasditja në Theth. Atëherë, pas ushqimit karakteristik të shtëpive të gurta ku bujtin turistë, merr përshëndetjen e vërtetë të vendit: Të ftohtin! Dy batanije, në ditët e fundit të gushtit, edhe mund të mos mjaftonin për të kaluar natën në dhomë. Pas zgjimit me aromë djathi të bardhë, sikur bëheshe pjesë e atyre kreshtave të jeshilëta, dhe dita niste më mirë… (Panorama)

64307.jpg


64308.jpg


64309.jpg
 
Titulli: Thethi, ashpërsia e maleve të vetmuara të bjeshkëve .

Mrekulli vertet. un isha kete vere 2 dit andej...uhhh lodhje e madhe por freski dhe kenaqesi e papare.
 
Pe: Thethi, ashpërsia e maleve të vetmuara të bjeshkëve .

Sa ajer i paster eshte atje, te mbushen mushkerit me frym, ndihesh aq mire sa te duket sikur i perket asajt mrekullie.. nuk te behet t'ia kthesh shpinen! Personalisht natyra ne mal me magjeps :)
 
Titulli: Thethi pike turistike ne Shkoder

Sikur sezon pushimesh ne Ver ku jemi shumica ne Atdhe te organizonit ndonje udhetim sdo ishte ide e keqe...

Duhet me e vizitu kete vend Perrallor!
 
Titulli: Thethi pike turistike ne Shkoder

Fantastike eshte nisja nga shkodra per ne fierz udhetimi te behet me traget per tropoj,per 7 ore rruge ne kemb mberrin ne theth kshu viziton valbonen + thethin :D
 
Titulli: Thethi pike turistike ne Shkoder

Thethi esht shum i bukur kam qen tek ish kampi..kam nejt 2 jav atje esht vend teper i bukur po ta shetisesh ka edhe ujvara tjera .
 
Titulli: Thethi pike turistike ne Shkoder

ue si paskam te ky kompjuteri fotot e tjera. :(




 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thethi pike turistike ne Shkoder

Esht vend fantastik dhe pik
297327_448410828515129_117360889_n.jpg
 
Titulli: Thethi pike turistike ne Shkoder

Aq i lezetshem dhe i bukur duket Thethi sa vetem shrkronja ''K'' qe mungon ne mes sa per ta dalluar nje cik nga The''K''thi :mace::mace:

Valbones i kam rene permes ;) dy here duke u mahnit me bukurine dhe vrgjerine e sa ndersa kete Thekhin duhet vizitu ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top