Thënie të Famshme nga Jim Morrison:

WxP

Staf në FV.AL
Thënie të Famshme nga Jim Morrison:

Për Jetën dhe Veten.....

1. Kam lindur duke qare kur te gjithe qeshnin. Do te vdes duke qeshur kur te gjithe do qajne!

2. Bej qe jeta jote te jete nje enderr por mos lejo qe endrra te behet jeta jote!

3. Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, droge, dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua.

4. Dielli qe perendon te prek ne shpirt vetem per te te kujtuar se te vodhi dhe nje dite.

5. Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.

6. Me mire te humbasesh nje çast te jetes sesa jeten ne nje çast.

7. Ne nuk jemi ata qe jemi por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne.

8. Derisa ngjyra e lekures do te jete me rendesishme sesa ngjyra e syve, do te kete lufte.

9. Me mire nje fund i deshperuar sesa nje deshperim pa fund.

10. Te lindesh e pastaj te vdesesh. Ky eshte absurditeti i jetes. -



Për Vdekjen, Trishtimin dhe Hidhërimet e Dashurisë...

11. Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes.

12.Te gjithe kerkojne nje mik, por asnje nuk provon te behet i tille.

13. Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur.

14. Perse nuk na lejojne te dashurojme ...X vjeç kur mund te vdesim ne çdo moshe?!

15. Nuk ju kerkova une te me lindni, ndaj me lini te jetoj. -

16. Dikush pret shiun per te mos qare vetem. -

17. Jeta eshte veç nje enderr ne rrugen e vdekjes

18. Uroj qe kur te vdes te shkoj ne parajse, sepse ferrin e jetova ketu. -

19. Dashuria eshte gezimi i qenies 2, tmerri qe mbetesh 1, frika qe behesh 3. -

20. Nese juve ju mugon dikush ne bote, per mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL!

21. Mos qaj!!! Sepse ne bote ekziston gjithnje nje person qe jeton per buzeqeshjen tende. - Shume e vertete edhe per mua ne fakt dhe e di qe kam nje person te tille
 
1.Peri keputet ku eshte me i holle(thenie e vjeter kjo,apo jo?
Version i ri mix by dj lepurushja:
Peri keputet ku eshte me i holle eshte i vetmi rast ku i holli tregohet me budalla se i trashi...

2.Kam provuar te ec kembezbathur rruges shtruar plot kujtime,aty ku kemba shkelte dhimbje aty
ku dhimbja shkelte dhimbje...

3.Sikur te na jepej gjithe fuqia magjike qe te lexonim mendimet e njeri-tjetrit,supozoj qe efekti i pare do te ishte shkaterrimi i te gjitha miqesive...

4.Merr pak dhimbje nga e imja ,shpirti im po te therret,po kjo jete po s'pati dhimbje kurre s'mund te quhet jete...

5.Sado te keqija qofshin ditet,pa to s'dua te mbetem ,qaj vetem ditet e bukura , se te keqijat qajne vetveten...

6.Cdo gje lind e vogel dhe pastaj rritet , vetem fatkeqesia lind e madhe , pastaj zvogelohet...

7.Ka kaq kohe qe cdo dite te shoh e me duket se te shoh per here te pare...

8.Te luftosh me veten beteja me e veshtire ,mbi veten te fitosh fitorja me e mire...

9.Mos me kerko-edhe pse dua te me gjesh...

10.Shkojini pas atij qe di,
Zgjojeni ate qe nuk e di se di,
Mesojeni ate qe e di se nuk din
LARGOHUNI NGA AI QE MENDON SE DI...

11.Miqesia eshte dashuri,minus sex ,plus arsye...,
Dashuria eshte miqesi plus sex dhe minus arsye...:Gezuar: :Gezuar:
 
I madhi Jim Morrison! Do të përpiqem nesër, nëse mund ta gjej librin, ta sjell përkthimin e hitit të grupit të tij The Doors - “This is the end” nga “Antologjia e rock poezisë”
 
Shume thenje te arta:)

Rrofsh per temen =)
 
te pergezoj per temen:)
jimi..esht unik..idhull
do te perkthej dhe disa thenie te tjera te tij ndo1 dit se jan te tera t`mrekullushme
 
1. Kam lindur duke qare kur te gjithe qeshnin. Do te vdes duke qeshur kur te gjithe do qajne!

3. Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, droge, dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua.

12.Te gjithe kerkojne nje mik, por asnje nuk provon te behet i tille.

15. Nuk ju kerkova une te me lindni, ndaj me lini te jetoj. -

kto me pelqeyn em shume nga te gjitha.......shuem et bukura
 
Kshu nuk tingellojne keq , sidomos per aventurieret dhe enderrimtaret ,
por kur kalon ca faza te jetes e kupton qe nuk jane kushedi se çfare , keto
thenjet e famshme te Xhimit.
 
Thiesht, i pavdekshem! Nje njeri qe la gjurme ne jeten e tij ...kengetar dhe mbi te gjitha nje poet brrilant, i drejtperdrejt me jeten dhe te verteten e saj....Iku i ri por la mbas gjurme te pa shuara...
E ku ka shkrim te tijen qe te mos gjesh kuptimin e vertet te jetes, te eksperiencave dhe te se vertetes?!
Me pak fjale, kolosal ne kuptimin e plote te fjales!

Me pelqen shume si shkrimtar madje fjalet e tij i kam vene edhe firme..!

Hero nuk eshte ai qe bie ne beteje,eshte ai qe kur rrezohet gjen forcen per tu cuar e lufton perseri...
Pasqyra eshte miku im me i mire sepse sa here qaje nuk qesh me mua...
Qesh,sepse s'mund te qaj...
Me pelqejne adoleshentet se cdo gje qe bejne e bejn per here te pare..
Te vrasesh eshte kurajo e momentit...te lesh te jetojne eshte kurajo e perjetshme..
Do jepja dhe jeten per te jetuar perjetesisht..
Ndonjehere mjafton nje cast per te harruar nje jete..e ndonjeher nuk mjafton e tere jeta per te harruar nje cast..
Zjarr!!!!!me ndiq mua...............
Pas gjakut,gjeja me e mire qe nje burre mund te japi,jane lotet e tije......
Dhashe gjithcka qe munda..jam nje poet qe tregon historite e tij e nje kengetar qe kendon poezite e tij...
Midis te mires dhe te keqes ka nje porte...e une do e hap!!!!
Mos u kenaq me horizontin..kerko pafundesine!!!
Une jam kshu sepse shpreh ate qe kam brenda...
Jeta eshte si nje pasqyre..te qesh ne qofte se e shikon duke qeshur...
Nuk do plakem kurre,sepse jam nje yll qe bie..
 
Historia e legjendës së tyre i ka fillimet e veta ndërsa Jim Morrison (poet, shkrimtar dhe rok-vokal) së bashku me shokun e tij të Universitetit të Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort) ishin duke ecur në bregdet në gusht të vitit 1965. Jim-i mbi rërën dhe ambjentin e ngrohtë të plazhit i hapet shokut të vet duke i recituar vargje nga poezia " Moonlight Drive " : Let's swim to the moon / uh huh hu / Let's climb throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to hide... Manzarek pasi e dëgjon mendueshëm i thotë : Këto janë lirika të shkëlqyera për këngë që s'i kam dëgjuar asnjëherë më parë. Le të ngrejmë një grup roku dhe le të bëjmë miliona dollar më tej. Jim ishte aq i befasuar sa nuk mundi t'i kthente përgjigje shokut të vet se pikërisht ishte kjo ide që bluante në mëndje prej një kohe të gjatë. Kështu lindi legjenda e quajtur The Doors. Së bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore.


Nga viti 1967 gjer në 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore regjistruan shtatë albume muzikore me kompaninë Elektra Records që e shpunë The Doors nga një grup muzikor klubesh , në vëndet e para të klasifikimeve muzikore , gjer në sferat e grupeve të pavdekshme në historinë e rokut. Padyshim që Doors-at , si i quanim në ato kohë në Shqipëri, kanë ngelur një ikonë roku edhe sot me një freski dhe pavdekshmëri rrënqethëse që vazhdojnë të impresionojnë brezat.
Mbasi kaluan kohë duke kënduar në disa klube nate , vendosen përkohësisht në klubin Whisky-A-Go-Go-Bar , pikërisht aty filluan të zhvillojnë një kult krejtësisht individual në muzikë të parrahur më parë , njëfarsoj rok-acid apo psikodelik-rok me vargje epike që shpalosnin literalisht kompleksin e Edipit në ballada të tilla si rrëngjethësja " The End ". Ishte pikërisht aty në Whisky... ku Arthur Lee (muzikant) i dëgjoi për të parën herë dhe i prezantoi më tej djemtë e çakërdisur tek boss-i i Elektras Jac Holzman duke i hapur rrugën lavdisë së njërit prej grupeve muzikore më të sukses'shme të fund'viteve gjashtëdhjetë.



I regjistruar në vitin 1966 por i lëshuar në publik veçse në 1967 albumi i tyre i parë " Break On Through " ngelet një album që kërkon të ç'rrënjosë krejtësisht konservatorizmin kultural amerikan të atyre viteve duke e zëvendësuar me kulturalizëm krejt të ri nga ana e perceptimit mendor dhe moral. Doors-at njihen si pakëzuesit e parë të poezisë së vërtetë me muzikën , kjo falë talentit të padiskutueshëm poetik të Morrison i cili edhe si këngëtar e bënte gjithë publikun të digjej nën ekstazën e vet seksuale-diabolike dhe bukurië-ëngjëllore absolute. Por ishte kënga "Light My Fire" që i hapi Doors-ave dyert e një suksesi të menjëhershëm. Vetëm shtatë minuta pasi u luajt për herë të parë në radio , u ngjit direkt në vendin e parë të hite-ve të kohës. Albumi " Strange Days " (1967) përbën një nga punët më serioze të grupit. Madje edhe vargjet e Morrison kanë një karakter të pjekur në forëm ballade ( këngët " People Are Strange " , " Love Me Two Times " , " Backdoor Man " etj ). Ndihen tendenca kundrejt rokut klasik (ç'ka në të vërtetë ky grup është) panvarsisht nga psikodelia apo acid-roku që mbështjell veç faqen e jashtëme të tyre. Në vitin 1968 Doors-at e kaptuan oqeanin duke u bërë të njohur në Evropë , fillimisht në Britaninë e Madhe me albumin e tyre " Waiting For The Sun ".

Ndërkohë që lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj , me këngët e tyre " Five To One " , " The Unknown Soldier " etj, si dhe me krejt demonstrimin e deklaratave të hapura kundra luftës ata u bënë si të thuash zëdhënës të krejt brezit demokratik të rinisë amerikane të atyre viteve. Jim Morrison jo rrallë herë u arrestua në këtë periudhë si prishës i rendit publik.
" The Soft Parade " është i konsideruar nga kritika si album eksperimentues çka në të vërtet nuk i përshtatej si duhet ekspresivitetit të grupit duke e bërë shtypin të shprehej se : ... Morrison me Doors-at e tij janë krijuar vetëm për t'u shijuar direkt Live në koncert e jo nëpër albume eksperimentuese... Ndaj dhe grupi nuk vonoi të shpalos natyrën e vet rock n' rooll me albumin " Morrison Hotel " një përpjekje e shkëlqyer për të rikrijuar urat e lidhjes midis Bluzit dhe Rokut. " L.A. Woman " është albumi final që kemi nga The Doors. Si me qenë një album profetik duke mbajtur në vetvete misticizëm të pashpjegueshëm nëpërmjet baladave rëngjethëse " Riders On The Storm " ose " Break On Through (to the other side) " ky album shënon një kualitet të pakapshëm , si për të na dhënë lamtumirën e fundit nga Jim Morrison i cili u gjend i vdekur në vaskën e hotelit të vet në Paris në korrik të vitit 1971.

Që prej asaj kohe The Doors (Portat ose Dyert në shqip) nuk krijuan më asgjë të re duke na lënë kështu të hapura të gjitha dyert e interpretimeve të pavdekshme të këngëve të tyre.James Douglas Morrison u lind në 8 Dhjetor 1943 në Melbourne, Florida. Vdiq në menyrë misteroze ( ndoshta infrakt-zemre) në banjën e dhomës së hotelit të tij në Paris, Francë në 3 Korrik 1971. Eshtrat e tij prehen pranë varrit të Balzakut dhe shumë shkrimtarëve të tjerë. Përgjatë kësaj periudhe jetësore të rrufeshme prej njëzet e shtatë vjetësh, Jim Morrison e ka transformuar vetveten nga brilant e rrebel student në lëvizjet demokratike, në poet e këngë-autor origjinal, nga këngëtar legjendar rock n' rroll sharmant , në film prodhues dhe shkrimtar endacak.

Jim ishte një artist avangardist në kërkim të pandërprerë. Rregjistroi shtat albume muzikore së bashku me grupin e tij The Doors ku pjesën më të madhe të këngëve i shkroi vet. Prodhoi dy filma të nderuara me çmime në atë kohë. Regjistroi në studio poezi të cilat më tej i publikoi në tre botime të ndryshme poetike. Si dhe padyshim imazhi i tij si legjendë roku kaptoi gjithandej kufijt e mbarë botës perëndimore. Finesa (ose kualiteti) i jetës artistike të këtij artisti të gjithanshëm ngelen shkrimet e tij. Në verën e vitit 1971, pak kohë para se të vdiste, kishte shkruar më tepër se gjashqind faqe me poezi, epigrame, lirika, ese, tregime dhe skenarë filmash. Për të poezia ishte një rrugë drejt prakticitetit dhe perfektshmëris jetësore. Si e tillë pjesa më e madhe e këtyre vargjeve janë shkruar nëpër blloqet dhe fletorkat e tij të shënimeve personale, nëpër aeroporte, nëpër autorugët gjigande të Amerikës, në turnetë e muzikës në Europë, pas skene, në bregdet lindje-perëndim, hotele, bare, restorante, taksi, gjithandej. Shumë prej tyre ngelën madje edhe të papërfunduara dhe papërpunuara si pasoj e vdekjes së parakohëshme të këtij poeti modern amerikan sikurse edhe një zëri të gjithë e kanë cilësuar.


E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve";.

Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota.

Prej vitesh, gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te artistit brilant, por po aq edhe veteshkaterrues.
" Në fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikë, rizbuluar vetveten, për çdo natë...
Duke filluar në dy linjat e para muzikore e ndoshta me dy fjalë apo me dy vargje të para.
Shpesh në bregdet ndërsa shihnim oqeanin, Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë ishte një mrekulli për secilin nga ne e gjitha kjo kohë : Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë"
Jim Morrison (1943-1971)


sa i madh qe ishte..
 
Titulli: Thënie të Famshme nga Jim Morrison:

Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë ishte një mrekulli për secilin nga ne e gjitha kjo kohë : Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë"

ehhh mi Ajs

ja disa shprehje te tjera te xhimit:)
disa nga gabimet me te medha ne jeten time kane qene modelet e flokeve.

~ne kemi me shume frike nga dhuna sesa nga vete ndjenjat tona; dhimbja e vetmise personale esht me e madhe se ajo qe dikush tjeter mund te te shkaktoje.

~kushdo qe kontrollon median,kontrollon mendjet.

~ku perfundoi deshira per te qene i cuditshem?

~drogat jane nje bast me mendjen.

~ekspozoje veten ndaj frikerave me te thella;pas kesaj, frika nuk ka me fuqi dhe frika ndaj lirise do te kturret dhe zhduket.je i lire!

~une e shikoj veten si nje komet te zjarrte,nje yll. cdokush ndalon,tregon me gisht dhe thote "oh shikoni kete" pastaj-whooshh, une kam ikur..dhe ata sdo te shofin me kurre dicka te tille...dhe sdo jene ne gjendje te me harrojne ndonjehere.

~sdo e kisha problem po te vdisja ne nje aksident ne aeroplan,do te ishte menyre e mire per te ikur,sdu te vdes ne gjume ose nga plakja. dua ta ndjej se si esht, dua ta shijoj ate,ta degjoj,ta nuhas. vdekja vetem nje here do me ndodhi,sdua ta humbas.

~te jesh i dehur esht nje maskim i mire.un pi qe te mund te flas me idiotet(assholes esht ne origjinal)..perfshire ketu edhe mua.

~ka gjera qe dihen dhe gjera qe nuk dihen, ne mes jane The Doors.

~njerezit kane frike nga vetvetja,nga realiteti i tyre,nga ndjenjat e tyre mbi te gjitha. njerezit flasin se sa e mrekullueshme eshte dashuria,por keto jane gjepura. dashuria lendon. ndjenjat jan te bezdisshme. njerezve u eshte mesuar se dhimbja eshte e keqe dhe e rrezikshme. si mund te perballen me dashurine kur kane frike te ndjenje? dhimbja eshte destinuar per te na zgjuar. njerezit perpiqen te fshehin dhimbjen e tyre, por gabojne. dhimbja eshte dicka qe duhet mbajtur,si nje radio. di e ndjen fuqine tende ne eksperimentimin e dhimbjes. e gjithe ceshtja qendron se si e perballon ti. kjo ka rendesi. dhimbja eshte ndjenje, ndjenjat jane pjese e jotja. realiteti yt. nese turperohesh prej tyre dhe i fsheh ato,po lejon shoqerine te shkaterroj realitetin tend. ti duhet te ngrihesh per te drejten tende per te ndjere dhimbjen.
 
Titulli: Thënie të Famshme nga Jim Morrison:

me mire te humbesh nje moment te jetes,se jeten ne nje moment!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top