Thenie mbi shqiptaret


Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).


Faik Konica

 
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë…... sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271-272).


Faik Konica
 
Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur që njeri të del e të thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi.

Faik Konica (Vepra, 3, f. 63).



ا’ka të bëj myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të.

Faik Konica (Albania 2, 25 prill 1897).


Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë:
- ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe
- ana e zuzarëve.

Faik Konica (Vepra 3, f. 75).



Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut.

Faik Konica (Vepra 3, f. 127).


 

ثshtë një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; - hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëj sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet as në mes të Afrikës, po në Europë.


Faik Konica (Vepra 3, f. 169).
 
Redaktimi i fundit:
Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?…..

Më mirë të shes pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët…

ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër….. sundon në shpirtrat e tyre ndoshta feja e kurr kombi… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMث që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë.

Faik Konica (Albania 2, 25 prill 1897).
 

Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. NE shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, NE nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.


Faik Konica (Vepra 3, f. 15).
 
Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vij sot a nesër t’i shpëtojë. ثshtë nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.

Faik KONICA (Vepra 3, f. 81).


NE jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë e do të ishin atdhetarë sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin [t’i ndërgjegjësonin].


Faik Konica (Vepra 3, f. 100).



Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, dhe një dashuri: argjendin [paranë]. Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe i rrezikshëm.… Këta duhet t’i godasim pa pushim e pa mëshirë. Një miqësi me të poshtrit, nuk duam.


Faik Konica (Vepra 3, 83).
 
Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”.

Faik Konica (Vepra 3, f. 269).




Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet…

Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, atehere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët….. Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë.

Faik Konica (Vepra 3, f. 333).


 

Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. ثshtë pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik.


Faik Konica (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

 
Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë nga gjithë miqtë e vërtetë, pra duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin.


Faik Konica (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).
 


Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë.

Në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve.





Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve…

Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.



Faik Konica (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

 

Shqiptari duket si i bër:

- për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm;
- një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë.




Faik Konica (Albania 15-30 janar 1899 C).
 

SHQIPثRI e pa bërë, bëje të bërë..... bëje ose vdis!

UKSHIN HOTI


Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.

Ukshin Hoti


Ukshin Hoti ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta. Ishte një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë! Ai kishte qenë edhe ligjerues në disa universitete në SHBA ku edhe kishte studiuar dhe diplomuar.





 

Nuk duam ta kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave…

Isa Boletini, 1903




ps. kjo thenie po pershtatet shum bukur Mitrovicën tonë sot…...
 
Ishim këtu kur koha filloj.
Do të jemi këtu kur ajo të mbarojë
FB_IMG_1581371418886.jpg
 
Ka njerëz të mirë në botë (e ka fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. Është tregim i cili duhet treguar. Ideja se të gjithë muslimanët janë teroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.
(Norman Gershman, Aspen Time, 2012)
 
"Edhe une frati theme të vërteten, për një mysliman e baj fli jetën. Lidhem n'litar, varem n'vargoj, por Shqipërinë doret se lëshoj."

images.jpeg

At Gjergj Fishta
 
“Më pëlqejnë shumë shqiptarët, ata nuk janë të gjithë turq, disa fise janë të krishterë. Por feja e tyre bën pak dallim në mënyrën ose sjelljen e tyre. Ata janë me famë, trupat më të mira në shërbimin turk.” (Lord Byron 1830, Letrat dhe Ditaret e Lord Byron, faqe 161)
 
Faqa e pare e revistes humoristike austriake "Kikeriki" e dates 6.02.1916 ku Shqiperia pasqyrohet si nje grua qe pret me krahe hapur ushtaret perandorak austriak, nderkohe qe ata italiane largohen. Ne fund te faqes eshte shkruar ne gjermanisht: Me ne fund mberriti ai i duhuri ("Endlich kommt der richtige")

FB_IMG_1588838659259.jpg
 
..A jemi shqiptar ?
nga Sami Frashëri

Nje komb i vjeter, me i vjetri i kombeve te Evropes,Pellazget e qemocem
te mbajtur e te qendruar qe prej mijera vite ne roberi ishin, nje komb kaq i
vjeter e me gjithese kesaj fort i ri, qe tani po ze te lulezoje per te paren
here,nje komb trim e i zoti me nje koke e me nje balle, qe s'i ka askush tjeter,
me nje gjuhe te gjere e te plote, te bukur e te lehte, qe e meson qe ne gjirin e
nenes, nje komb te tille, kush mund ti dale kuner, e kush mund t'i shkoje
perpara ?
O burrani, o Shqipetare! Nqs duam e nqs perpiqemi do te jemi nje nga me te
miret e nga me te ndriturit e kombeve te Evropes qe te na kene zili gjithe
bota. O burrani! Te mos na mbuloje gjumi i mefshtesise e ti paditurise, sepse
nqs rrime keshtu ,jemi te humbur.Oh! Sa me dhimbje e madhe e sa turp i
rende te humbase sot,ne kete kohe qe edhe me te dobetit e kombeve kane
gjuhen e tyre dhe po lulezojne, nje komb si i shqiptareve qe eshte mbajtur per
mijera vite ne roberi, ne kohera teper te egra. Nje komb kaq i mencur, me nje
gjuhe te bukur te humbase nga padija e nga mos pasuri nje
gjuhe te shkruar!
Nje komb kaq trim e qe se kursen gjakun te humbase duke u copetuar prej
kombeve te dobet e te frikshem! Mend kemi,trimeri kemi,gjuhe te bukur e te
lehte kemi, ete mos dime a te mos duam t'i perdorim gjithe keto per te miren
tone, po te rrime me duar lidhur ,kjo eshte me ekeqja,te punojme per humbjet
tona, te nxjerrim themelet e kombit tone me paditurite e te verberve te vete ?!
A jemi shqipetare? Besa, feja, puna,kujdesi, deshira jone, mendimi yne te jete
per Shqiperine e per shqipetarine. Te cojme gjuhen perpara, ta zgjerojme e ta
zbukurojme me shkronja e me dituri; te hapim shkolla , te mesojme, te mos
mbese ndonje shqipetar i paditur e qe te mos dije te lexoje e te shkruaje ; te
largojme shkollat e huaja nga Shqiperia e ta mbushim memedheun tone me
shkolla shqipe;djemte tane ne nje kohe te shkurter te mesojne te lexojne e te
shkruajne gjuhen e tyre edhe diturite qe u duhen ; meqenese gjuhen e dine
vetvetiu e mundin ta mesojne ne pak kohe, do te kene deshire te mesojne
mjaft dituri ; edhe bariu dhe bujku edhe mjeshteri i mureve nuk do mbetet pa
dituri.
FB_IMG_1596217581047.jpg
 
Ca hajna te vegjel, qe kater vite perqyrraven se votuan sa hajna te medhenje, dhe ne fund kur vjen koha e kutise shkojne dhe votojne po te njejtit.

E thene nga une ;)
Doni me?
 
"Kombi shqiptar asht,
por nuk din me thanë jam
"
Faik Konica.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Faqa e pare e revistes humoristike austriake "Kikeriki" e dates 6.02.1916 ku Shqiperia pasqyrohet si nje grua qe pret me krahe hapur ushtaret perandorak austriak, nderkohe qe ata italiane largohen. Ne fund te faqes eshte shkruar ne gjermanisht: Me ne fund mberriti ai i duhuri ("Endlich kommt der richtige")

Shiko fotografinë 1737450


Austriaket te na marin pleshtat, te shikojne ate te duhurin e tyre turkun, kur u vajti deri ne Vjene se 500 vjet s'ju nxi Europes per Shqiperine...
Pastaj i shpalli Rusia lufte Turqise qe mos ta merrte Stambollin austriaku...

I DUHURI per Shqiperine kishte mberritur me kohe, Gjergj Kastrioti, por keshtu eshte kur ke te beshe me Europe kurrwe...
 
Franc Poqueville
1770-1838

Francez,,,ka qene konsulli i Napolon Bonopartit ne Janine tek Ali Pasha per 11-12 vjet

Dipllomat , shkrimtar, njeri i shkences,,,

Per shqipetaret ka lene kete:

Shqipetari - puna e pare qe i vine ndermend eshte te behet i pari fshatit , te komandoje fshatin e tije

Po nuk i doli ,, iken merre dhen ne tokat pafund te perandorise osmane
Po nuk pati dhe ketu sukses , me parate qe mund te ket kursyer blen nje tuf dhenshe dhe fillon e komandon tufen e dhenve"
FB_IMG_1601234202473.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top