Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Pse të mos duhemi ne shqiptarët, muhamedanë e të krishterë, pse të mos mblidhemi të gjithë bashkë që të mundohemi t'i ngjatim dorën të dashurit dheut tonë, që na ka rritur me shujet e tij?"

(Faik Konica Albania - 1899)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

PSE TURQIA E PENGONTE GJUHEN SHQIPE?

Turqia i trajtonte shqiptaret myslimane me keq se te krishteret, sepse ajo nuk donte qe te thyhej uniteti i islamit ose qe te formohej ndonje ndergjegje kombetare ne ndonje pjese te botes myslimane qe ne fund do te mund te mbizoteronte mbi solidaritetin fetar...

Turqia ishte e vetedijeshme se sa e ngushte ishte marredhenia ndermjet shqiptareve myslimane dhe te krishtere dhe se keto marredhenie do te ndihmoheshin nga gjuha e perbashket dhe ndjenja kombetare.

Stavro Skendi, Zgjimi kombetar shqiptar, Phoenix, f.114
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shqiperi te kam nene, thoshte Naimi... po plazhin vet e bente ne Antalia lool
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Ai qe ju thote juve, o vellezer te Epirit, se ju jeni greke, poshteron gjakun tuaj...Le te mos u zeme bese gjithe atyre prifterinjve dhe hoxhallareve, te rreme, qe kane perdorur emrat e Krishtit e Muhamedit me qellim qe te na mbajne te percare. Perendia dhe Allahu, Muhamedi dhe Krishti na tregojne vetem nje udhe: ta mbajme atdhene tone te dashur te bashkuar dhe te respektuar"
(arbereshi Anselmo Lorecchio)

Lorecchio e shkriu pasurine e tij per botimin e revistes "La nazione Albanese" (Kombi shqiptar). 26 vjet (1897-1923) pune studimore, kerkimore dhe pas vdekjes se tij, kur arbereshet kontaktuan qeverine e Tiranes per te marre ne dore kete dokument politik, gjuhesor dhe historik, asnje pergjigje nuk erdhi.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ridvan Muslija
konkluzionet e studiuesit britanik Xhon Begëlli, lidhur me braktisjen që Britania e Madhe i bëri Ali Pashë Tepelenës. “Në vitin 1822, Britanie e Madhe ishte gati të mbështeste pavarësinë e tij (indipedencën e Ali Pashës), pasi Perandoria Osmane dukej se ndodhej në procesin e shpërbërjes; por kur një sulltan më i fortë, Mahmuti i II, kishte parandaluar prishjen (e Turqisë), ishte në interesin e Anglisë të ruante integritetin Turqisë kundër mësymjeve, ekspansionit të Rusisë”(John W. Baggally: “Ali Pasha and Great Bitain”, Oxford, London 1938, f 80).
S’mund të tjetërsohen të vërtetat që flasin nga arkivat sekrete: qëndrimi bizantin i Turqisë ndaj shqiptarëve, qëndrimi përçarës dhe poshtërues i francezëve, pabesia dhe mosbesimi i rusëve, mosmirënjohja e anglezëve ndaj ndihmës aq të vyer që u kishte afruar Ali Pasha në momentet e tyre të vështira në marrëdhëniet me Portën e Lartë dhe braktisja e tij. Edhe pse kohët ndryshojnë, asnjëherë viktima s’mund të detyrohet të zbukurojë sjelljen e kundërshtarit të djeshëm që i ka plagosur trupin dhe shpirtin.
Në historiografinë franceze publikohet hapur qëndrimi kundërshtues ndaj sjelljeve dhe veprimeve që britanikët mbanin lidhur me Pashain e Janinës. Bëhet fjalë për qytetin e Pargës, marrjen e të cilit Aliu e pagoi shumë shtrenjtë. Vlera e vërtetë financiare mund të jetë shumë më e madhe nga sa dokumentohet. “Turp për kombin egoist që kënaqej kur shikonte të luhej në këtë mënyrë me jetën dhe lirinë e një populli! Turp Anglisë!... Anglezët kishin shitur gjithçka, edhe vetë Zotin..
(A.Duma “Ali Pasha” faqe 79, Tiranë 2002”.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Bajram Curri

Nuk i takon mysafirit të thëresë të zotin e shtëpisë
I dërguari i kryeministrit serb Pashiq erdhi fshehurazi në Shqipëri dhe arriti të bëjë një takim me Bajram Currin, që luftonte maleve. Ai, në emër të Pashiqit, i ofroi para, rrogë të madhe e poste të larta në Serbi, me kusht që të kthehej në Gjakovë e të mos e kundërshtonte pushtimin serb.

Bajram Curri iu përgjigj:
- Thuaji Pashiqit tënd se nuk ka aq para gjithë mbretëria e kralit të Serbisë sa për të blerë Bajram Currin. Dhe lidhur me kthimin në Gjakovë, thuaji se nuk i takon mysafirit të thërresë të zotin e shtëpisë. Atje do të kthehem vetë, se është vendi im.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Dervish Hima

As gegë, as toksë, por vetëm shqiptarë!
Në mbledhjen e Manastirit në vitin 1910, një nga përfaqësuesit e shquar të asaj kohe për çështjet shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:
- Dua të flas për Kosovën. Serbët po derdhin shumë të holla për të shkombëtarizuar vëllezrit tanë dhe pohojnë se vendësit e Kosovës janë më të shumtit serbë. Kurrë s'mund të bëhet që ne shqiptarët të heshtim duke parë gjithë këto gjëra që bëhen kundër nesh.
Që sot e tutje nuk do të përmendim më fjalën gegë e toskë, por vetëm shqiptarë, sepse gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një gjuhë e një gjak kemi, të gjithë një atdhe e një qëllim të lartë kemi i cili është: përparimi i kombit shqiptar!
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Prej kësaj pikëpamje duhet thanë se shqyptarët gabuen e gabuen randë fort, tue u çue aso kohe kundra Tyrkijet; pse për ta do të kishte kenë dam fort ma i vogël me u vu nën zgjedhë të Tyrkut, se me kenë gri prej kristijanvet” (Shejzat, 1972, nr.5-8, f.192-93).

- Gjergj Fishta
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Bashkim ç’do me thënë? Armiqtë e kombit tonë thonë se që të bashkohen shqiptarët duhet secilido të lëshojë fenë e vet; Sa gënjeshtër e madhe !"

Konica.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Të rrijm njitë me Mbret t’Stambollit,
Per me i bamun ballë Nikollit.
Dikur dita kل me ague,
puth edhè Turku do t’ marre m’ thue:
E m’ atëherë, shka a Toskë e Gegë,
T’ mlidhen tok, si kokrrat n’ shegë,
E t’ i a napin Turkut t’ sht‎men:
puth s’ndrron vesin, veç se q‎men:

E t’ a lshojn krye – picingul,
T’ i a thejn zverkun në Mosul.

Fishta: ( Lahuta e Malësisë )
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Edhè Mbreti të Stambollit
Shqyptarët pushken i a kan vu,
Sa herë Turqit e Anadollit
Paten dashë me u shkelë, m’ kanu.

....

Sل per Mbretin e Stambollit,
puth po thotë, se Knjaz Nikollit
Do t’ i falë Shkodrë e Malcي,

Mund t’ i thoni se Shqypnija
Nji shportë fiqsh nuk kل qillue,

.....

Por asht toka e t’ Parvet t’ onë,
Asht Atdheu, po, i Skanderbeut,
Asht Atdheu, po i Mojs Golemit
E i atij Lekë Dukagjinit,
Edhè i Kukës edhè i Muzakut
Edhè i Strezës e i Aranitit
puth e kan lل t’ tanë me gjak t’ Turkut.
Prandaj s’ kل as krajl as Mberet,
puth ket tokë e falë a e shet,

Dér sل t’ két nji zog Shqyptari,
puth t’ bajë hije permbi dhé.

(Lahuta e Malësisë)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Punim i vitit 1550, shkolla veneciane e pikturës. Në telajo është shkruar në italisht: "Për kolegjin italo-shqiptar ofron Fr. Genzarelli". Francesco Gencarelli ka qenë student kalabrez i cili i dhuroi kolegjit italo-shqiptar një kopje të kësaj pikture të vjeter.

(Fotografija eshte nxjerre nga arkivat nga Cezar Ndreu)

ske_zpsded7410c.jpg
 

Attachments

  • ske_zpsded7410c.jpg
    ske_zpsded7410c.jpg
    58.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet."

Filip Shiroka
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Marre nga libri "Shqipëria - Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore" i Faik Konices.

grek_zps9cf0e27f.jpg
 

Attachments

  • grek_zps9cf0e27f.jpg
    grek_zps9cf0e27f.jpg
    76.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Siç e thotë një fjalë e urtë, që përmendet kudo në Shqipëri, shqiptari për një plesht djeg jorganin, që do të thotë se është i paduruar dhe i krisur."

F.Konica
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Kosovë. Viti 1690. Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve,’ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
puth të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m'do i shpat!

Atë Gjergj Fishta
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nihmo, Zot, si m'ké nihmue!
Pesqind vjet kishin kalue
Se të bukren ket shqypnي
Turku e mbate në robnي,
Krejt tue lل t'mjeren në gjak,
Frymen tue i zanun njak,
E as tue lلnë,jo dritë me pل:
Kurr të keqen pa i a dل:
Rrihe e mos e lën me kjل:
Me i u dhimtë,po,minit n'mùr
Me i u dhimtë gjarpnit nen gْr!
Veç si 'i dëm vù n'laver s'pari,
puth ka' e vret zgjedha e kulari,
Kah nuk bلn m' e thekë strumllari,
S' ndigjon me terhjekun m' pluer:
E tue dhanë kryq e terthuer,
Tue i dhanë bulkut shum merzي,
Me u vû s'ryset per hullي.
E as me shoq aj pendë me shkue;
Kshtu shqyptarët të cillt mësue
S'i'n me ndejë rob nen zgjedhë të huej,
Pagë e t'dhetta me i lل kujë:
Por të lirë me shkue ata motin;
Mbي vedi tue njoftë por Zotin,
E askurrkujë n'kto troje t'veta
Mos me i bâ kurr tungjatjeta,
N'braz me turk kurr nuk kan rل
E as kurr pushken s' i a kan dل;
Por t' janë grî me tê janë vrل,
Si me kênë tue u vrل me Shkjل.
E prandej si pat fillue
Turkut ora m' i u ligshtue,
E nisë pat m' i u thye atij hovi,
M' qafë per ditë tue i mbetë moskovi:
E ato fiset e ballkanit
Zûn me i dalë dore sulltanit
Nisë shqyptarët kan me u mendue,
Si shqypnيn me e skapullue
Zgjedhet t' turkut: puth si motit
N' ato kohët e gjergj kastriotit,
Krejt e lirë kjo t'ishte, e askujë
Nji kraljit a 'i mbretit t' huej.
(Fishta)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

shqip_zps1cdeb50a.png
 

Attachments

  • shqip_zps1cdeb50a.png
    shqip_zps1cdeb50a.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Dielli, Hana dhe gjashtecepeshi.
Edith Durham ne 1908: «Nuset e martuara katolike të Malsisë së Madhe mbajnë një qëndismë gjysmëhëne argjendi ose floriri tek kësula e tyre. Ato betohen dhe qartësojnë që kjo nuk ka të bëjë asgjë me turqit:"آsht traditë e jona. E kena pas gjithmonë"
Nuk kalon shumë kohë, pasi të jetosh me fisnikun verior, pa zbuluar që ai e zbaton fenë (musl. a krist.) veç si lustër të jashtëm më se sipërfaqësor. Ai ndjek më shumë bestytnitë e mistershme dhe besimet e ruajtura në brendësinë e tijë, dhe nuk pyet për hoxhë a prift kur mësimet e këtyre vozitin kundër botëkuptimit të tijë shqiptar në lidhje me mënyrën se-si-ecën-bota»
(Albanian History)

xh_zps92c2a14e.png
 

Attachments

  • xh_zps92c2a14e.png
    xh_zps92c2a14e.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Per deri sa Njerezimi rritej nen dobesine e saj, Drejtesia e NUHIT (NOAH) dhe bindja ndaj Perendiserezultoi ne favor te tij. Perendia shpetoi ate dhe familjen e tij, po ashtu edhe nga nje cift kafshesh ,nga permbytjet. Kur ujerat u ulen e u qetesuan dhe Anija(Arka) u ndal , Nuha (NOAH) sakrifikoi ne shenje falenderimi ndaj Perendise.............NGA TESTAMENTI I VJETER :Si shikojme ketu ne kete pikture ,ne rradhe te pare na bjen ne SY ;veshja tradicionale,Kapuci(Qeleshja e bardhe ,"Kesulja" ),po ashtu edhe vend ngjarja e cila na ve shume dyshime.Ne nderkohe rezultojne terme te cilave nuk i shte pershtatur perkthimi dhe jane perdorur ashtu si kane qene....Te gjitha keto qe permendem me lart rezultojne ,qe nuk perputhen me popullaten e cila ka jetuar edhe me vone ne shtrirjen gjeografike te shteteve te soteshme ,te lindjes se afert apo te larget..
(Pellazgo Illyrian)

noa_zps3a42c5d1.png
 

Attachments

  • noa_zps3a42c5d1.png
    noa_zps3a42c5d1.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Debimi i shqiptarve ne Selanik drejt Turqise 1913.
Shikoni me kujdes foton ne qender: shqiptaret te lidhur me zinxhir.

shdebim_zpse4e5bad2.png
 

Attachments

  • shdebim_zpse4e5bad2.png
    shdebim_zpse4e5bad2.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Re: Thenie mbi shqiptaret

Aleksandri i Madh me simbolin e A-mal-dhise se Zeusit.

aleksa_zps08b38b87.jpg
 

Attachments

  • aleksa_zps08b38b87.jpg
    aleksa_zps08b38b87.jpg
    175 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shkundu pluhnit, prل, Shqypnي,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, puth ngrofë ti n' gjي,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.

(Gjergj Fishta - Shqypnia)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Me lehte eshte me mbledh nje thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptar.

Fishta2_zps70a88070.jpg
 

Attachments

  • Fishta2_zps70a88070.jpg
    Fishta2_zps70a88070.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Garda mbretrore ne Mal te Zi. Shqiptar me fustanelle...!

fus_zps5791dce3.jpg
 

Attachments

  • fus_zps5791dce3.jpg
    fus_zps5791dce3.jpg
    126.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Kisha e Vaut te Dejes, ku Gjergj Kastrioti vuri kuroren marteses.(..?!)

Kjo kishe katolike e vjeter e me arkitekture romano-gotike, u shkatrrua me dinamit nga rregjimi komunist ne 1967

kishavadejes_zps4f1b1064.png
 

Attachments

  • kishavadejes_zps4f1b1064.png
    kishavadejes_zps4f1b1064.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Pe: Thenie mbi shqiptaret

Alfabeti latin dhe ai arabik

Husein Cahid, nje xhonturk i shquar, u shpreh ne 1910-en, ne gazeten "Yeni tannin" (Jehona e re), rreth ceshtjes se alfabetit shqiptar, se ai e parapelqente alfabetin latin, sepse do te ishte me i lehte dhe do t'i lejonte nje bariu shqiptar te mesonte se si te lexonte dhe shkruante brenda nje jave, ndersa njeqind jave nuk do te ishin te mjaftueshme per nje fshatar turk te mesonte se si te lexonte dhe shkruante ne shkrimin arab.

(Fotoja e meposhtme eshte nga qyteti i Manastirit, 1914, qyteti i Kongresit te Alfabetit.)
manastir_zps30618879.png
 

Attachments

  • manastir_zps30618879.png
    manastir_zps30618879.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Pe: Thenie mbi shqiptaret

Mekatar nuk jam, por as rreth vetes nuk shoh ndonje shenjtor !

-Fan Noli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top