Thashethemet në zyrë

GLOOM

Catch me if you can...
ImagesCA8V2XQM.jpg


Duhet të bëhemi të sinqertë dhe të themi se, thashethemet janë pjesë e ‘kulturës’ në zyrë. Disa e bëjnë këtë në sasi të ‘arsyeshme’, por ka edhe të tillë që këtë e kanë bërë bukë të përditshme.

Ekzistojnë pesë lloje të personave që merren me thashetheme, thonë ekspertët e komunikimit. Këto lloje janë: "diktafoni", "maratoniku", "agjenti i dyfishtë", "qeni hetues" dhe "kukuvajka". Me të gjithë prej tyre duhet të bëhet punë e veçantë, me një taktikë të caktuar, në mënyrë që të ruhet nami profesional.

Më së shumti duhet pasur kujdes nga "diktafonët", për shkak se kur ua besoni ndonjë informatë, shumë shpejt merrni vesh se atë e dinë të gjithë.

Ky lloj i personave që bartin thashetheme, thonë ekspertët për karrierë, nuk zbulohen menjëherë dhe lënë përshtypjen e “kolegut të besueshëm”. Me ta, më së miri është që të mbajmë raporte vetëm profesionale, me mirësjelljen themelore.

Pa marrë parasysh se çka mund të thonë ata, ju duhet ta ruani nivelin profesional dhe të mos lëshoheni në nivel personal.

Thënë shkurtimisht, të rrallë janë kolegët të cilëve mund t’u besoni pa rezerva, prandaj mendoni mirë para se të besoni sekretet tuaja para ndokujt tjetër./aktualitet/
 
Pe: Thashethemet në zyrë

Un zbej :p
 
Pe: Thashethemet në zyrë

Nuk ecen dita mbare po nuk bere ca thashetheme. :--P
 
Titulli: Thashethemet në zyrë

Jane mese normale ,por nese kerkon ti shmangesh mjafton mos te behesh pasues i tyre ,me mire nje vesh shurdh e nje sy qorr ,ne te kundert pa kuptuar behesh viktim e tyre .
 
Tu bi ones 🤪 thashetheme bejme te gjith duam zduam me tabel pa tabel . Mund te themi qe perpiqemi mos te bejme 😝
Bejne prz dhe si duroj dot..ja pikerisht tani po flasin per Edi Ramen :rolleyes::rolleyes: ca t'iu beje...

tabelen e kam vetem une perball loolloollool
 
Thash e theme mund te bejm se njerz jemi ,
por te perqeshesh dhe te zgerdhihesh me te tjeret kur bycen tende e ke te palare ,
kjo eshte irrituse .
 
Une jetoj ne hene loolloollool..beja..por e kam rralluar...pse te duket cudi qe ka njerez qe nuk bejne thashetheme?..
Thashethem quhet dhe kur flet per gocen e tezes kshu qe seshte aq e tmerrshme sa duket termi thashethem 😝 . Jo jo sme duket cudi me duket e pa mundur sepse ashtu eshte
 
Thashethem quhet dhe kur flet per gocen e tezes kshu qe seshte aq e tmerrshme sa duket termi thashethem 😝 . Jo jo sme duket cudi me duket e pa mundur sepse ashtu eshte
Ok eshte e drejta jote te mendosh si te duash....:)
 
  • Përqafim
Reactions: Xho
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Skemi kohe per *thashatheme* pune dhe vetem pune .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top