Thaçi dhe Ahmeti ti tregojnë muskujt vetë në zgjedhje

legjenda

Tetova
Partia e Ahmetit dhe Thaçit nuk duhet të bëjnë koalicion në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Kështu vlersojnë disa nga analsitët për Zhurnal. Sipas tyre më mire do të ishte që partitë shqiptare të garojnë të ndara për shkak se do të korigjonin njëra tjetrën. Në rastin konkret nëse unifikohen, atëher do të mungon opozita kontstruktive.

Duke pasur parasysh skenën aktuale politike dhe pregaditjet që duhen të bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në fund të muajit prill, partite krysore politike shqiptare BDI dhe PDSH, tanimë kanë filluar ti bëjnë kalkulimet e tyre për mundësin e një koalicionimi të mundshëm të përbashkët mes tyre në këto zgjedhje. Ata këtë veprim të mundshëm të tyre e arsyetojnë me faktin se ekzistimi i më shumë partive politike të vogla shqiptare rrezikojnë faktorizimin ose materializimin e votes shqiptare duke e zvogëluar numrin e deputetëve shqiptarë në Parlament.

Politologu Mevlud Islami për Zhurnal vlerson se koalicioni i mundshëm BDI-PDSH, nuk do të ishte në dobi të shqiptarëve dhe do kishte efekte negative. “Sipas mendimit tim koalicioni parazgjedhorë, BDI–PDSH, nuk dot ishte fitimprurës për elektoratin shqiptar në Maqedoni por dot kishte efekt negativ në mirqenien dhe statusin e shqiptarëve brenda institucioneve”, ka deklaruar Islami, duke shtuar se partitë në fjalë e patën rastin të bëjn diçka për të mirën e përgjithshme por nuk arritën të bëjn ndonjë sukses madhështor.

“Mendimi im bazohet në faktin se me koalicion të mundshëm i cili nuk do të kishte kohezion mbrenda grupit perfaqësues do të lehtësonte inkuadrimin e celulave sllave mbrenda koalicionit që de-fakto do të kontrollonin programin dhe politikat e grupit, gjithë kjo duket lehtë e realizueshme duke pasur parasysh begraundin e partive të cilat më shumë se një dekadë patën mundësi të tregojnë kualitetin e tyre edhe pse nuk arriten të na bindin me suksese kapitale”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu, Mevlud Islami.

Nga ana tjetërr analisti politik, Ymer Ismaili vlerëson se është mire të bëhet një koalicionim mes partive shqiptare BDI-PDSH, vetëm nëse bëjnë ridefinimin e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë

“ثshtë e mundur, dhe e dobishme për shqiptarët nëse ky koalicionim do të reflektonte më pas vullnetin politik të shqipetarëve përballë maqedonasve etnik për ridefinim dhe ndryshime thelbësore konstitucionale të Republikes së Maqedonisë ,me çrast Maqedonia si shoqëri do të reflektonte multietnicitetin e saj ne nivel dhe norme Kushtetuese. Dhe jo vetem këtë.Per çfarë arsyeje tjetër do të koaliciononin ?!

Nëse të dyja palët janë të sinqerta ndaj kombit që i takojnë, atij shqiptarë pra, le të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore me ç'rast të dyja partitë më të mëdha dhe jo vetem ato, të respektojnë vullnetin e shumicës së shqiptarëve mbrenda (Llojit) të tyre, identike siç e kanë të rregulluar Maqedonasit etnik, me Kushtetutë. Ose ndryshe, formimi i Qeverisë me parimin e shumicës së dyfisht e cila konceptualisht, ekziston vetem si vullnet politik por jo edhe si vullnet etnik. Dhe kjo shqiptarët e vën në pozitë konstitucionale në RM si (pakicë numerikisht e madhe), sepse keshtu trajtohen nga Kushtetuta Aktuale”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti Ismaili duzke shtuar se partitë e vogla nuk munden ti bëjn këto ndryshime që shteti të merr një fizionomi të re.

“Le të rregullojnë këtë çështje fundamentale nacionale BDI dhe PDSH. Me rregullimin e kësaj çështjeje do fillonte një epok e re në relacionet e Shqiptarëve dhe Maqedonasve dhe vetë shteti do te kishte (fizionomi), të re konstitucionale. Mbase kjo ide ka gjetur mbeshtetje edhe te faktori nderkombetarë ,SHBA dhe UE. Partitë e tjera nuk kanë as fuqi e as relevanse për zbatim të një koncepti të tillë. Ndryshe, gjithçka tjetër në këte sferë, është dëgjuar dhe është pare”, ka përfunduar për Zhurnal, analisti politik, Ymer Ismaili.

Nryshe, duke pasur parasysh skenën aktuale politike dhe pregaditjet që duhen të bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në fund të muajit prill, partite krysore politike shqiptare BDI dhe PDSH, tanimë kanë filluar ti bëjnë kalkulimet e tyre për mundësin e një koalicionimi të mundshëm të përbashkët mes tyre në këto zgjedhje.

Ata këtë veprim të mundshëm të tyre e arsyetojnë me faktin se ekzistimi i më shumë partive politike të vogla shqiptare rrezikojnë faktorizimin ose materializimin e votes shqiptare duke e zvogëluar numrin e deputetëve shqiptarë në Parlament.




© ZHURNAL.mk
 
Titulli: Thaçi dhe Ahmeti ti tregojnë muskujt vetë në zgjedhje

Legjenda mos hap me shume se dy tema ne nje ore!!
 
Titulli: Thaçi dhe Ahmeti ti tregojnë muskujt vetë në zgjedhje

degjo ty me keshilla te mire per tema dikush ne stafi kercenon me perjashtim perhershem

Askush s"do te perjashtoje,por mos hap me shume se dy tema ne ore.
Dhe kur poston neper tema ,permbaju temes,mos posto jashte saj,e postime pa kuptim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top