Teuta e Ilirise

Hera

Έτερος εγώ
Teuta e Ilirise
220px-Teuta.jpg
Teuta e Ilirisë
Lidhjet familjare
Teuta si gruaja e parë tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të rritur të Agronit (që e kishte me gruan e parë), ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s.
Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.
Ajo hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake, paçka se gjendja ekonomike e zotërimeve të saj ishte e mirë. Vijoi me planet dhe synimet e Agronit, përforcoi me tej rendin shtetëror, duke i dhënë përparësi pushtetit qendror, u dha impuls të ri zhvillimit ekonomiko-kulturor të qyteteve, si bazë themelore për një stabilitet dhe fuqizim në fushën ushtarake. U bë kujdes që të mos cenoheshin kufijtë e mëparshëm të mbretërisë (që shtriheshin nga Vjosa në Naron, përveç Durrësit, Apollonisë dhe Lezhës, që ende mbaheshin si koloni nga romakët).
Vëmendjen kryesore ia kushtoi ushtrisë dhe sidomos flotës se fuqishme detare, jo më të vogël sesa ajo para saj. Dhe për ketë Teuta urdhëroi : "Prijësit ta konsiderojnë armik gjithë bregdetin". Kështu, liburnët e flotës ilire bënin ligjin në Adriatik. Një shtet i përqendruar dhe me pretendimet e veta në të drejtë, me një fuqi detare që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut, nuk mund të pranohej, qoftë edhe në heshtje, nga shtetet që e kufizonin Ilirinë.
300px-KingdomofTeuta.png
Mbreteria e Teutes (229 - 228 p.e.s)
Teuta, si një grua e zgjuar dhe largpamëse, nuk pëlqehej nga shtetet fqinje. Duke parandjerë rrezikun e një pushtimi, ndërmori dhe realizoi një veprimtari të gjithanshme politike, ushtarake e diplomatike. Ajo u përpoq për të afruar aleate (siç ishte formimi i marrëdhënieve me Maqedoninë) për të përballuar opozitën e brendshme dhe kërcënimet e jashtme. Ndërkohe edhe strategjikisht, ajo punoi për të zbutur armiqësitë e mbretërve të veçuar dhe, përgjithësisht, për të shuar rivalitetet e grupeve shoqërore të armatosura brenda mbretërisë. Me këtë vije dinamike dhe elastike, mbretëresha-stratege e rriti prestigjin, shëndoshi pozitat në gadishull e Adriatik dhe përgatiti terrenin e opinionin për hapa dhe aksione të reja.
Për të ndaluar marrjen e territoreve të Ilirisë dhe tkurrjen e shtetit ilir në një hapësire të cunguar, Teuta e shkallëzoi fushatën ushtarake. Me shpinë të sigurt dhe krahun lindor aleat, ajo u vu në krye të ekspeditës se dytë ushtarake ilire (230 p.e.s.) kundër Lidhjes Epirote në jug si rreziku më urgjent. Ajo frymëzoi dhe komandoi me sukses ushtrinë e flotën. Kryeqyteti epirot, Foinika (Finiqi i sotëm, afër Sarandës), që dallohej si më i pasuri midis qyteteve të Epirit, ra në duart e ushtrisë ilire.
Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht, sepse nga pikëpamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkëputur nga Maqedonia. Epiri, më pas, braktisi aleatet, etolët dhe u lidh me mbretërinë e Teutës. Pasi theu frontin kryesor, mbretëresha i shpërnguli forcat dhe zmbrapsi mësymjen e ushtrisë dardane nga Lindja, aleatit të dytë të Epirit, të cilët llogarisnin me egoizëm se mund të mashtronin "gruan-stratege", duke e futur në goditje në dy fronte. Mirëpo, Teuta u tregua më e shkathët. Ajo përfundoi armëpushimin me epirotet, ku siguroi njëherësh një aleance më ta kundër akejve dhe etolëve, duke zbutur rrezikun dardan. Me këto fitore ushtarake të rëndësishme dhe disa aleanca ushtarake të njëkohshme, si p.sh. edhe me Lidhjen Arkanane, ajo e shtriu sundimin në trojet etnike, duke vendosur një kufi të drejtpërdrejt të shtetit të saj me atë të botës greke.
Duke mos qenë të mësuar në atë epoke me praninë e grave si mbretëruese dhe në rolin e strategut (siç ishte rasti me Teutës e Ilirisë), atë e portretizojnë një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet, por me dobësi (frike dhe paqëndrueshmëri) posa merrte vesh kërcënimet romake për luftë. Por shtojnë se po ajo grua, porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar, i përbuzte dhe dërgonte ushtri atje ku donte. Atëherë del se kjo mbretëreshë-stratege ilire qëndronte në lartësinë e strategëve të kohës, të cilët dinë të çmojnë situatat e të shfrytëzojnë rrethanat.
Teuta ktheu vëmendjen dhe fuqitë në Perëndim, drejt qyteteve bregdetare që të largonte kërcënimin më të madh (praninë romake). Kështu, në pranverën e vitit 229 ndërtoi anije të tjera dhe i dërgoi në viset e Heladës (Greqisë). Pjesa më e madhe u nisen për në Korkyre, kurse të tjerat qëndruan në limanin e Epidamnit, gjoja për furnizim, në të vërtetë për ta marrë atë më dredhi. Banorët e besuan, veçse kur panë kapjen e mureve të qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i dëbuan detaret e Teutës. Atëherë, kjo priti derisa erdhi në ndihme flota e Etolisë dhe e Akaisë, të cilat, se bashku, i dolën përpara flotës ilire. Beteja u zhvillua në afërsi të ishullit Paksos. Këtu detaret ilire u vërsulen me anijet e tyre të lidhura nga katër dhe u përleshen me armiqtë. Kundërshtaret, të futur në mes të sqepave të anijeve të lidhura bashkë mezi lëviznin, derisa në saje të shpejtësisë në të lundruar dhe të një ere të favorshme, u larguan. Pra, grupimi detar grek u shpartallua. Ishulli, me rendësi strategjike në detin Jon (që mbyllte hyrje-daljet në Adriatik), ra në zotërimin e Teutës se Ilirisë. Në planin diplomatik e në fushën ushtarake, Teuta u bë shpejt objekt interesimi dhe diskutimi në shtetet përreth, veçanërisht në Romë, ku ndërkohë kishin lindur ambicie drejt lindjes.
Që të thyente epërsinë e flotës ilire, të fuste në kontroll Adriatikun dhe të dobësonte mbretërinë Ilire, senati romak nisi një aksion të bashkërenduar politiko-diplomatik, të shoqëruar me provokime ushtarake. Kështu, kur disa anije romake u sulmuan në Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u prekën nga ilirët në Foinike, Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) në Shkodër, për t'i kërkuar Teutës të ndërpriste sulmet në det. Si diplomate, ajo premtoi se do të kujdesej që romakët të mos pësonin ndonjë padrejtësi në detin e përbashkët, por nuk mund të ndalonte lundrimin privat. Delegati më i ri, që s'i përshtatej kohës, guxoi: "Romakët, o Teutë, kanë një zakon shumë të mirë. Padrejtësitë private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojnë atyre që dëmtohen padrejtësisht. Do të përpiqemi që së shpejti të të detyrojmë të ndreqesh zakonet mbretërore të ilireve". Teuta u fye aq shumë, sa urdhëroi ta vrisnin delegatin kërcënues.
Romës i duhej një pretekst për ta nisur fushatën drejt lindjes. Ky u gjet shpejt të "pirateria", e posaçërisht të "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak. Teuta përdori mjaft taktika kundërvënie dhe njëherësh toleruese për ta "përkëdhelur" senatin e Romës, që të mënjanonte një konflikt të armatosur me të. Ajo paralelisht mori masa të rëndësishme për t'i paraprirë çdo mundësie, duke angazhuar ushtrinë dhe flotën për mbrojtjen e vijës bregdetare e duke bllokuar bregdetin.
Romakët, me rreth 20 mijë veta dhe 200 anije, lundruan në dy drejtime dhe zbarkuan në tre rajone: në Korfuz, në Apoloni dhe në Durrës. Flota ilire u ndesh me kundërshtarin epërsor, realizoi beteja të vogla dhe u shkaktoi humbje të cilat romakët nuk i prisnin. Por fati i luftës se parë iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u përcaktua nga veprimet luftarake, por nga shkaqe të prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire të përmendura me sundimtare romakë ishin thikë në shpinë për të. Komandanti i saj në Korfuz, Dhimitër Fari, mtonjës i fronit të Teutës, ua dorëzoi vetë flotën ilire dhe ishullin romakëve. Ushtria romake ndeshi rezistencë kryesisht në viset e ardianëve, sidomos në qytetin Nutria (qytet ilir në Dalmaci), ku pësoi humbje të rënda. Kjo ndeshje e pjesshme nuk mund ta përmbyste situatën e përgjithshme luftarake, që po anonte nga romakët. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrinë në luftë për afro 6 muaj, por duke qenë e vetëdijshme se ishte dobësuar nga tradhtitë e brendshme, e mbetur pa fuqinë ushtarako-detare dhe pa përkrahje nga fqinji lindor, u tërhoq me forcat e pakta në qytetin e fortifikuar të Ruzonit (sot Risan).
Ne pranverën e vitit 228, mbretëresha ilire dërgoi përfaqësuesit e saj në Romë. Gjatë bisedimeve u manovrua me disa lëshime, por në fund nuk iu shmang shtrëngatës se nënshtrimit me senatin, të një paqeje me kushte shumë të rënda. Sipas saj "Mbretëria e Ilirisë u detyrua të hiqte dorë nga viset jugore, të mos prekte më tre qytetet bregdetare (Lezhën, Durrësin, Apoloninë), t'i paguante Romës një tribut vjetor, të njihte sundimtar në viset veriore Dhimitër Farin dhe të mos lejonte të lundronin në Adriatikun e poshtëm (në jug të Lezhës) më shumë se dy anije të armatosura së bashku". Në historinë e marrëdhënieve shtetërore-ushtarake iliro-romake, këto ishin të parat marrëveshje dhe traktate. Por këto kufizime, me përmbajtjen e një bllokade detare, e dobësuan më tej Mbretërinë Ilire, sidomos ushtarakisht, nga fuqia e madhe tokësore e detare që kishte qenë. Roma fitoi epërsinë mbi Adriatik. Iliria u kthye e tëra në province romake. Pas kësaj paqeje, ushtritë romake u larguan. Teuta hoqi dorë nga pushteti mbretëror dhe atë e mori Dhimitër Fari. Në këtë kohë del nga skena politiko-ushtarake. Përderisa mbretëroi e komandoi, ajo luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror, në përparimin ekonomiko-kulturor dhe në fuqizimin ushtarak të Ilirisë.Teuta mekembesoi te shoqin,Agronin, ne vitin 231 p.e.s. Duke qene gruaja e pare dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit te rritur te Agronit (qe e kishte me gruan e dyte-Triteuten),ajo u vu ne krye te shtetit ilir e te ushtrise,duke mbreteruar e komanduar ne vitet 230-228 p.e.s.Teuta ishte nje personalitet me ze ne historine e Ilirise,pas Bardhylit e Glaukias,Klitit e Agronit.Jane vetem tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kesaj gruaje ka triumfuar ne shekuj.Per kohen qe udhehoqi ajo rivalizoiperandorine dhe perandoret e medhenj romake. Vertete Teuta e mori drejtimin e shtetit ne nje periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes,qe ende mbaheshin si koloni nga romaket). Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe,sidomos,flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi : "Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja. Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke.

I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi. Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u "gjet" shpejt te "pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t'i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin.

Romaket,me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura..Tre qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz,Dhimiter Fari,i predispozuar per t'i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda.Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj,por duke qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme,e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit. Ne pranveren e vitit 228,mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku".Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe traktate. Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi Adriatik.Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori Dh.Fari.Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror,ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.
 

Attachments

  • 220px-Teuta.jpg
    220px-Teuta.jpg
    20.1 KB · Shikime: 0
  • 300px-KingdomofTeuta.png
    300px-KingdomofTeuta.png
    152.7 KB · Shikime: 0
  • 220px-Teuta.jpg
    220px-Teuta.jpg
    20.1 KB · Shikime: 0
  • 300px-KingdomofTeuta.png
    300px-KingdomofTeuta.png
    152.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top