Tërmeti bëri hatanë/ Zbulohet sasia e tritolit që është përdorur për shembjet në Durrës, Lezhë e Kurbin

Tërmeti bëri hatanë/ Zbulohet sasia e tritolit që është përdorur për shembjet në Durrës, Lezhë e Kurbin

1589298952836.png

Që prej nisjes së operacionit për shembjen e godinave të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të pabanueshme në Durrës, Lezhë dhe Kurbin janë përdorur deri më tani plot 630 kilogramë tritol, një pjesë e të cilit e llojit C4 me efekt shpërthyes të fuqishëm.

Ekspertët xhenierë të Ministrisë së Mbrojtjes që kanë bashkëpunuar me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit thonë se kjo sasi është e drejtë në raport me objektet e shembura, ndërsa nuk lënë pa përmendur edhe “dështimet” në ndonjë rast.
Kjo për shkak se sasia e tritolit ka qenë më e vogël dhe godina me një themel betoni shumë më të fortë sesa ishte menduar, duke analiziuar forcën e tërmetit, të dhënat në lejen e ndërtimit dhe të tjera detaje që lidhen me strukturën e ndërtesës.
Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë është në fuqi ligji 9126 i vitit 2003, i dekretuar në atë kohë nga ish-presidenti Alfred Moisiu, me disa ndryshime në vitin 2011, që kanë të bëjnë me subjektet që importojnë lëndët plasëse. Sipas ndryshimeve ligjore është parashikuar një sistem gjurmimi për subjektet që merren me këtë mall.

Në 14 nenet e këtij ligji, sqarohet se ky ligj zbatohet nga te gjithë personat fizike ose juridikë, qe merren me prodhimin, magazinimin, transferimin, importimin, tregtimin dhe përdorimin e lëndëve plasëse për përdorim civil, të pajisur me leje ose autorizim për ushtrimin e veprimtarisë me lëndë plasëse.
Në nenin 2, ligji thotë se ndalon përdorimin e këtyre lëndëve nga Ushtria dhe Policia, ndonëse godinat e tërmetit janë shembur me lënë plasëse pikërisht mbi këtë bazë ligjore.
Ndërsa në nenin 7 të ligjit thuhet se lëndet plasëse për përdorim civil prodhohen, importohen dhe eksportohen ne Republikën e Shqipërisë vetëm me leje nga Ministria e Mbrojtjes dhe në pikën numër 2 shkruhet se “lëndët plasëse për përdorim civil transferohen, magazinohen dhe asgjësohen vetëm me leje nga Ministria e Rendit Publik.
Dhe ajo që e përplas zbatueshmërinë është një tjetër institucion. Sipas ligjit të sipërpërmendur thuhet se lëndët plasëse për përdorim civil përdoren vetëm me leje nga Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës.
Pra, me pak fjalë për lëndët plasëse me karakter civil sikurse janë edhe prishjet e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vendosin tre ministri dhe rregullimi më tej vjen me një Vendim të Këshillit të Ministrave.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top