Te rrojm ti kujtojm..!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Te vdekurit tone nuk jan asnjhere te vdekur per ne perderisa nuk i harrojm...

20161d1372079564-fotot-e-anetarve-img-20130621-wa0010-jpg




Fillova me kete thenje..sepse me keqardhje mund te them ,se tani morem lajmin per vdekjen e antares te keti forumi Bellen..!


Bellen mund ta kujtojm ne kete teme ashtu siq e kemi njohur cdo njeri nga antaret ketu ne kete forum.

Bella ishe nje femer shum e zonja qe nuk ka leju asnjhere ta shkel koha..jetoi ashtu siq ajo deshi..
Dot kujtojm me mall dhe me shum respekt...per durimin dhe kulturen e komunikimit qe kishe Bella❤️
 
Last edited by a moderator:
Trishtimet ne jete jane pjese e saj.
Familja e Belles fatekeqesisht erdhi ne kontakt me kete pjese ne me te miren moshe te Belles, ku ajo i perqafoj me trishtimin e vdekjes se saj.
Per ti lene pergjithmone vetem vatren e familjes se saj,por jeta nganjehere nuk pyet.
Ne forum e kam njohur Bellen neper postimet,shpirtin dhe haren e saj ne teresi.
Dua ta kujtoj shkelqimin e saj kur fliste per jeten,per individualizmin dhe pavarsisne e femres,per idet dhe tolerancen e saj neper diskutime.
PEr miqesine dhe shoqerine e saj te hapur dhe te ngrohte ndaj cdo antari ketu.
Ajo Perfaqsonte nicknamin e saj mese mire,ishte Bella ne shpirt ne fizik dhe ne mendje.
U prehte ne paqe,paste lene bekimin e saj Femijes ,burrit dhe prinderve te saj!!
Thone qe dashuria nuk vdes,ndaj dua te besoj qe Bella do gjendet gjithnje e perqafuar dhe prane familjes se saj me shpirtin e saj, Ata do ndjejne prezencen e saj ne cdo momente te jetes se tyre.
Zoti qofte me shpirtin e saj!!

normancousins1-2x.jpg

Bella do jeteoje gjithnje nepermjet shpirtit te saj te pavdekshem!
 

Attachments

  • normancousins1-2x.jpg
    normancousins1-2x.jpg
    48.9 KB · Shikime: 0
  • normancousins1-2x.jpg
    normancousins1-2x.jpg
    48.9 KB · Shikime: 0
you-are-an-angel-new-2017-logo.png
Edhe pse nuk e njihja serish me vjen keq qe jeta u tregua mizore dhe e largoi nga familja saj :(.
Shpirti yt u prehte ne paqe:D.
Ti tashme je nje engjell,pasi mesa shoh paske qen me te vertet nje engjell.
 

Attachments

  • you-are-an-angel-new-2017-logo.png
    you-are-an-angel-new-2017-logo.png
    514.7 KB · Shikime: 0
  • you-are-an-angel-new-2017-logo.png
    you-are-an-angel-new-2017-logo.png
    514.7 KB · Shikime: 0


Me vjen keq shum, do te na mungojsh Bella.... ishe nje femer e dashur ne te shprehur.



postimi i saj foto: 09.05.2016
https://forumivirtual.com/albumi-fotografik-8/fotot-e-anetarve-21861/index16.html



Aq sa te mbaj mend si forumiste, ishe e dashur, perher ke then fjalet direkt duke qeshur, dhe asnjeher sje munduar te lendosh dike me fjale. Kjo bente krenar lexuesit tuaj ne afersine tuaj...


Urojm qe te jesh e lumtur atje tani... dhe Zoti qoft me ty.
Do te mbajm ne kujtime dhe do te na mungosh ne forum.


Eshte nje thenie:

duhet ti dalim vdekjes me duar te pasterta dhe pa fjale te renda.
Cdo pershendetje është një vdekje e vogel, dhe çdo vdekje është një pershendetje.


Urojm që shpirti yt te ndodhet ne paqe…... e dashur Bella Lamtumirë.




 
Redaktimi i fundit:
Le ta kesh dheun e lehte Bella :( :(

Kjo eshte fotoia qe ti ke vene tek fotot e antarve ne daten; 22-06-2013

20161d1372079564-fotot-e-anetarve-img-20130621-wa0010-jpg


Prano dhe perlotjen e syve te mi ne keto momente. :( :( Qofsh e parajses !!
Trishtim nje rini te tille ta kalb dheu kaq heret.
 
Te Zotit jemi dhe te Ai do kthehemi!
Zoti e meshirofte! Familjareve u dhente force!
 
Nuk doja te shkruaja ketu, as asgjekundi.....por ja qe po e bej.
Bella qofsh e rrethuar nga engjejt......dhe zoti i dhente force familjes tende.
Zot sa veshtire do e kene, ti ndoshta sdo ta dish me kurre.
Ti kurre sdo dish se femijve do i mungoj perkedhelja, puthja, gjithcka perfaqesonte ty.
Prinderit...ahhhh deri diten qe ata do te bashkohen ty , sdo kene paqe ne shpirt.
I ke lene nje kujtim, por ti sje prane tyre me....e kjo dhemb , dhemb sa as jeten nuk e do me....por jeton, ndoshta e per inerci.......
Ti ndoshta se e di e dashur Bella, qe te gjithe te dashurit e tu i ka vdekur nje pjesez e tyre.......

Por ti prehu ne paqe sepse nje dite te gjithe do bashkangjitemi atje, ne mbreterine e jetes se vertete........
 
Bella nuk i donte lotet.

Bella mikja ime,
E donte jeten, njeriun, boten, e donte dashurine.
Gjithnje thoshte mundeni dhimbjen me dashuri.
Une do i kujtoje gjurmet tua ketej dhe ato nuk jan pak.
R.I.P
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


... shpirti i sajè nè paqè RIP .
 
Sad very Sad : (

Bella ishte tip energjetike ne pergjithesi dhe me eksperience ne jete, nuk shkruante duke u bazuar ne imagjinate , supozime dhe nuk kopjonte lart e poshte... ishte realiste, dhe per k'te fakt me terhiqte ne pergjithesi, por qe si c'dokush kishte edhe difektet e saja, por qe tashme nuk ka me rendesi.

U prefsh ne paqe e dashur Bella & ngushellime familjes.

PS...Meqe paskeni vertetuar lajmin, nuk kemi ndonje informacion se c'fare i ka ndodhur saktesisht ?
 
Nuk e njihja..por eshte e trishtueshme te degjosh qe eshte ndare nga jeta ne kulmin e saj.

U prehte ne paqe shpirti saj!
 
Bella nuk i donte lotet.

Bella mikja ime,
E donte jeten, njeriun, boten, e donte dashurine.
Gjithnje thoshte mundeni dhimbjen me dashuri.
Une do i kujtoje gjurmet tua ketej dhe ato nuk jan pak.
R.I.P

Dhe kjo teme sdo i pelqente hic jam e bindur!
 
Dhe kjo teme sdo i pelqente hic jam e bindur!

Me aq sa e njihja une jo. Une i gjori plak kenaqesha vetem ta degjoja kur fliste per dashurine dhe Ajo vazhdimisht thoshte: E vetmja dashuria na bene te pavdekshem.

Në heren e fundit qe komunikuam, ne fillim viti, e luta: "Edhe pak vjen pranvera. Do na nderosh ne ato livadhet tona, te na ndrish ca erresiren tone, me ndonje cicerim dashurie".

Jo me tha. Andej zogu gjuhet me gure e dashnia mbytet me urrejtje.

Nuk i besova sepse e donte, cuditshem, ashtu si gjithe ne, kete livadhin tone. E prisja dhe kur nuk erdhi u ktheva ta shof. E mori me vete acari qe parapriu bulezimin pranveror.
 
Redaktimi i fundit:
Mbetet nder te paktet njerez qe njohin inteligjencen, guximin dhe dashurine per jeten.
"Do te shkoja ne lufte perdite me ty"
Pas kaq vitesh shkeputur, ti perseri je aty, e kristalizuar, e paharruar.

Nje dite do te qeshim perseri. :hug:
 
Prandaj thash mos hapet tema,sepse s'ruhet etika.
S'njihet ajo.

Ka tema gjithandej per te thene c'doni te thoni.
E lini kete teme per te shpreh ngushellime antaret .
 
Le ta kesh dheun e lehte Bella :( :(

Kjo eshte fotoia qe ti ke vene tek fotot e antarve ne daten; 22-06-2013

20161d1372079564-fotot-e-anetarve-img-20130621-wa0010-jpg


Prano dhe perlotjen e syve te mi ne keto momente. :( :( Qofsh e parajses !!
Trishtim nje rini te tille ta kalb dheu kaq heret.
Ahh moj nevi ,me kete foto me bere me lot

Bella ishte shum energjike dhe kishte nje shpirt kristal....Ajo nuk donte te dinte per vdekjen..
 
Kjo eshte jeta . Kam pas respekt per Bellen sepse e kam njoft pak a shume . Zoti inshallah e ka meshiru .
 
Me 10 dhjetor 2008 i paskam thur Belels nje poezi.

Po e sjelle, ne kujtim te saj, pa asnje ndryshim:


Porsi bleta eshte punetore
Qe cdo gje i shkon per dore
Mendja e saj zgjuar prore
Bella jone moderatore

Shume e thelle ne postime
Ne debate, bashkbisedime
Shume frytdhenese ne debate
Shkruan pa dhimbje pa inate

Mendja saj porsi nje krua
Per zgjuarsi s’ke puth thua
Paraqitja e saj plot thjeshtesi
I jep forumit hijeshi

Hape debate me horizont
Si mbretereshe qendron ne front
Jep keshilla e sqarime
Shume e thuket ne mendime

Praqitja e saj ne pergjithesi le shumqka per zili
Te ben t’kuptosh me leht hyjnoren
Se eshte nje zonje me tamam
Qe meriton ti puthesh doren
 
Cdo krijese do e shijoje vdekjen, kush me heret kush me vone.. U preht ne paqe...
 
Zoti e meshirofte. Paksa u shokova, pasiqe nuk me ka ndodhur asnjehere qe sa vite qe marr nje lajm per vdekjen e ndonje anetari te forumit, ne kete rast lajmi per Bella-n. Personalisht kam pasur maredhenje te mira me te, kem pasur edhe ne facebook muhabet shume here, mos tflasim per chatin e forumit. E perseris, Zoti e meshirofte, e familjes se saj durimin ua shtofte !
 
Uroj te me kujtojne e mua kur te mos jem....sepse une ata qe si kam i kujtoj pafund cdo dite
u kpute ne piip mo... lol
kariko tel se do te ta karikoj koks nai dit... lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top