Të rraskapitur pas 45 km në këmbë!

Guest2

Antarë i Respektuar
screenshot-5_1487785684-5432636.jpg

Kanë protestuar prej javësh për të kërkuar të drejtat e tyre, madje edhe duke marrë vendimin drastik për të hyrë në grevë urie. Por zëri i tyre pak është dëgjuar nga instancat që kanë në dorë fatin e tyre.
Bëhet fjalë për banorët e Zharrëzës në Fier, të cilët u futën në grevë urie për një problem të hershëm që s’i kanë gjetur zgjidhje: Atë më kompaninë e nxjerrjes së naftës “Bankers Petroleum”. Banesat e tyre janë të shkatërruara për shkak të shpërthimeve në puse në këtë zonë, aq sa të japin përshtypjen se Zharrëza është e pushtuar nga tërmetet!

Jo vetëm kaq, ajri i ndotur ka sëmurur shumë prej banorëve të këtij fshati. Këtë të mërkurë ata kanë marrë një vendim që pa frikë mund të konsiderohet historik. Grevistët kanë marrë në këmbë rrugën drejt Tiranës. Me bindjen se askush nga qeveria deri më tani nuk i dëgjoi kërkesat e tyre, ata kanë marrë këtë rrugëtim të lodhshëm për t’ju bashkuar protestës së opozitës, në çadrën që është ngritur para kryeministrisë.

Deri në orët e pasdites, grevistët të cilët shumica janë në karroca dhe po shtyhen prej personave më të rinj e të fuqishëm, kanë mbërritur në Lushnje. Për shkak të lodhjes fizike pasi udhëtuan për orë me radhë me këmbë, ata do të flenë në tenda në Lushnje, ndërsa nesër do të vijojnë marshimin drejt kryeqytetit

“Të rraskapitur mbas 45 km marshim në këmbë maratonomakët e Zharrzës sapo hynë ne Lushnje. Respekt pa fund për këta njerëz dhe të gjithë ata që u bashkuan rrugës”, shkruan Nisma Thurje e cila ka shpërndarë edhe video nga rrugëtimi i tyre.

Të shumtë kanë qenë qytetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile të cilët e kanë përkrahur iniciativën e tyre të vështirë duke i vlerësuar në rrjetet sociale, si heronj.

Ndërkohë, për çështjen Bankers, kryeprokurori Adriatik Llalla bëri të ditur gjatë ditës së djeshme se kanë rinisur hetimet.
16901872-10206680519770249-93035950-n1487789530_1487789956-7218764.jpg

Express
 
Jo kjo eshte proteste qe vertet ka kuptim......te kerkosh te jetosh eshte mbi cdo qeveri e cdo qasje!
Shpresoj mos ti bashkohen cadres e ti zhvleresohet qellimi per te cilin u nisen!
 
Jo kjo eshte proteste qe vertet ka kuptim......te kerkosh te jetosh eshte mbi cdo qeveri e cdo qasje!
Shpresoj mos ti bashkohen cadres e ti zhvleresohet qellimi per te cilin u nisen!

Me bindjen se askush nga qeveria deri më tani nuk i dëgjoi kërkesat e tyre, ata kanë marrë këtë rrugëtim të lodhshëm për t’ju bashkuar protestës së opozitës, në çadrën që është ngritur para kryeministrisë.
 
Sepse une jam mesuar me smokun e Tiranes....c'ishte per tu bere me mushkrite e mia u be!

Nicktjeter se kisha lexu ate pjese....por gjynah qe lejohemi te perdoremi per interese te njeres pale a tjetres.
Ata vertet kane nje kauze....gjynah qe e keqperdoren!
 
Eh pikerisht kete thashe, kjo proteste qe po bejne eshte politike
keta kot u perzien , nejse mo mbase behet nej gje
 
Eh pikerisht kete thashe, kjo proteste qe po bejne eshte politike
keta kot u perzien , nejse mo mbase behet nej gje

Po e provuan pra vete me greve urie proteste etj dhe deshtuan. Tani po provojne me ane te opozites gje qe eshte krejt normale ne nje vend ku pushtetaret marrin vesh vetem me force e presion.
 
Po e provuan pra vete me greve urie proteste etj dhe deshtuan. Tani po provojne me ane te opozites gje qe eshte krejt normale ne nje vend ku pushtetaret marrin vesh vetem me force e presion.

Teknikisht sme duket menyra e duhur.
Praktikisht mbase edhe funksiono ku forca te opozites bashkohen me protesta per te drejtat civile, kushedi.
 
Cfare kafsherie,papergjegjshmerie nga ana a administrates ekzekutive ne carce te tilla.
Ngjan nje kosh plehrash me gjela ,ku kendojne here pas here siper koshit si derdimenta.
Keta te shkretet ti bashkangjiten protestes e cte jete,vetem te degjohen diku ,disi e te gjejne ndonje zgjidhje per problemin e tyre.
 
Ekzakt le ti bashkohen protestes se tallavase!
Pse mos ti shkojne kryeminstrit ne dere te shtepise e ta bejne bolori....e te bllokojne dyert e parlamentit e ka metoda e menyra plot....
Nejse une jam me ta...por jo me ata qe po i perdorin!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top