Të mbijetosh 40 vjet në vetmi në izolimin total të qelisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rasti i një të dënuari për vrasje, i cili i ka kaluar 41 vjet të jetës në izolim. Si është t’i mbijetosh vetmisë së vërtetë për një kohë kaq të gjatë?
Herman Wallace


timthumb.php



Herman Wallace bënte fizkulturë, lexonte literaturën revolucionare të partisë “Pantera e Zezë” dhe luftonte sistemin. Këtë javë “Muhamed Ali” i sistemit kriminal të drejtësisë u lirua.

Wallace ishte në një klinikë mjekësore në Qendrën Spitalore të St. Gabriel, në Luiziana, kur dëgjoi të martën lajmin, i cili e bëri shumë skeptik.

“I thashë, ‘Herman, tani je një njeri i lirë”, shprehet Carine Williams, një nga avokatet e tij. Një gjyqtar e kishte përmbysur dënimin e tij të vitit 1974 për vrasje.

Teksa shihte dhomën ai tha “Jo, unë nuk jam. E di se ku ndodhem tani”, kujton avokatja. Atë ditë në klinikë ish i burgosuri e ruajti qetësinë. Herman ishte diagnostikuar disa kohë më parë me kancer në mëlçi. Qetësia ishte një aftësi mbijetuese, që ai e kishte fituar për dekada të tëra në burg.

Ai po kryente dënimin për grabitje të armatosur në burgun shtetëror të Luizianës në Angola. Herman së bashku me një shok, Albert Woodfox, u dënuan për vdekjen e një roje burgu, që e kishin sulmuar me thikë në prill të vitit 1972.

Wallace dhe Woodfox u vunë në izolim. Wallace ishte fillimisht në Angola dhe më pas në St. Gabriel. Izolimi është një ndëshkim që “i gëlltit viktimat vazhdimisht dhe pa mëshirë”, sipas Alexis de Tocqueville, autor i “Demokracisë në Amerikë”.

Ai mbetet akoma pjesë e sistemit të burgjeve. Më shumë se 81 000 të burgosur janë mbajtur në izolim në SHBA, shprehet senatori Richard Durbin në qershor të vitit 2012, sipas një raporti të Byrosë së Statistikave të Drejtësisë.

Disa të burgosur vihen në izolim total për shkak se kanë sulmuar ose vrarë një shok qelie ose një roje burgu. Disa të tjerë mbahen, sepse janë anëtarë të bandave gangstere dhe konsiderohen të rrezikshëm.


timthumb.php


Të burgosurit me vetmi ose izolim, mbahen në qelitë e tyre afërsisht 23 orë në ditë, sipas Craig Haney, një profesor i Universitetit të Kalifornisë.

Të burgosurit qëndrojnë për vite, në disa raste edhe për dekada, pa prekur një tjetër qenie njerëzore. Zbrazëtia dhe plogështia që përjeton një i dënuar me vetmi janë të thella dhe gjithëpërfshirëse.

Disa të burgosur të izoluar bëjnë vetëvrasje. Të tjerë lëndojnë veten. Verën e shkuar rreth 30 000 të burgosur në Kaliforni hynë në grevë urie për të protestuar kundër izolimit. Legjislatorët u shprehën se do ta shqyrtojnë çështjen dhe greva u anulua.

Vite më parë, të burgosurit në burgun e Angolës ishin të shqetësuar për mënyrën sesi trajtoheshin Wallace dhe të tjerët në qelitë e tyre të izoluara.

Wilber Rideau, që në atë kohë ishte atje shprehet: “E dinim që ekzistonte një vend i quajtur اR, një akronim që nënkuptonte mbajtje e mbyllur, e kufizuar, vend ku izoloheshin të burgosur si Wallace dhe të tjerë.

Ne vetëm nuk e dinim sesa gjatë mbaheshin ata atje, thotë Rideau, redaktor i revistës së burgut. Ai bëri disa kërkime dhe zbuloi se Wallace kishte qenë i izoluar për më shumë 15 vjet. Kështu ai publikoi një artikull për të dhe njerëzit që ndanin të njëjtin fat.

Deri në atë kohë, Wallace dhe njerëz të tjerë që rrinin në vetmi të tejzgjatur ishin thuajse të panjohur për botën. Sipas Wallace izolimi i tillë dhe përballja ndaj një vetmie të pafund është gjëja më e keqe që një qenie njerëzore mund t’i bëjë një tjetre.

Wallace e kalonte kohën në qelinë dy me tre metra duke lexuar, ndërsa gazetat e vjetra i përdorte për peshëngritje. Ai ruante gjithashtu korrespondencën postare me njerëzit që i shkruanin dhe ishte një “Muhamed Ali” i sistemit kriminal të drejtësisë, sepse ai kurrë nuk hiqte dorë.

Kur ai u lirua, pavarësisht gjendjes së dobët shëndetësore gjithçka mundi të thoshte pas kaq shumë kohësh ishte “Jam i lirë”. Wallace vdiq të premten për shkak të kancerit të mëlçisë.


G.shqip
 
Titulli: Të mbijetosh 40 vjet në vetmi në izolimin total të qelisë

te lindesh e te vdesesh i lire ........besoj se ky eshte thelbi i jetes!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top