Te ka ndodhur?!

Te ka ndodhur ndonjehere te harrosh se i perket vetes, ne vend qe te kerkosh nje tjeter zemer te te plotesoj?
Te ka ndodhur te harrosh se vetem vetes i perket , e te zhytesh thelle ne shpirtin tend e te harrosh ndjesine qe ke , kur je pa te?
Mos me lejo te humbas ne ty ,nese ti mbyllur ke shpirtin e kengen time te preferuar nuk di ta kercesh.
Mos i lejo vetes te peshperisesh fjale , te cilat neser do ngjajne nje kujtim , e nga ai kujtim edhe mund te qaj.

Te jesh prane meje sic shpirti t’a dikton, lejoja vetes, …ne mos shko , ende pa lene asnje kujtim.
Nuk mundem me te gezoj nga vuajtjet e mia, e as te vuaj per disa doza te vogla lumturie.
Nuk mundem as edhe nje minute me shume te lexoj, diktoj, perralla, …por as te imagjinoj veten si pjese e personazheve te idealizuara ne perfeksion nga fantazite e mia.

Eja , eja ashtu sic je , dhe ma kurse nje gabim tjeter ne vargun e gjate te gabueshmerise sime.
E dime si une e ti sesa frike nga vetja kemi , kur zemres dyert kerkojme t’ia hapim.

Ndoshta eshte e veshtire ne kete bote tonen , te njohim njeri tjetrin si vertete jemi, jashte asaj kornizes se ngurtesuar keqaz.
Ndoshta eshte e veshtire sot te njohesh dike, pasi askush veten s’e shfaq per ate qe eshte , e japin aq sa nuk mjafton per te perqafuar nje zemer brenda zemres!

Ndaj eja , eja ashtu sic je , edhe pse kujtimet force ti fshij s’kam, edhe pse ndonjehere largesine do kumboj …nje arsye per te te gjetur brenda nje kujtimi do e gjej. Do jesh ndoshta nje grimce ne brendine time, por do gjesh perhere doren qe zgjatet kur bota shpinen kthen, do gjesh perqafimin e dikurshem qe s’do te harroj ndoshta kurre, e ndoshta mes ndjenjash te perziera do shqiptosh ate pyetje qe do te mundoj….a mos duhet te kthehem serisht tek A-ja dhe te harroj se i perkas vetem vetes , e zemres vendin t’i leshosh e njehere te rrahe prane saj.

Aty do me kesh kur mos duash te flasesh , me heshtjen time do te bej shoqeri. Do jem edhe kur askush prezencen tende mos e ver re , heshtja do jete sipari mes nesh e pasi t’a ngre ….do shuaj gjithe dritat e askend mos te shohesh , asnje kureshtar , e kur te zgjohesh , perqafimi eshte ai qe do ndjesh perreth vetes….Dhe une do jem aty , sepse kujtimet frike kam ti fshij dhe nese ndonjehere largesine shpirti do doje te shuaj …rrugen permes nje kujtimi do gjej e do te risjell serisht e serisht.

Me ka ndodhur te harroj se vetes i perkas , sepse me shpirtin tend jam bere njesh , sa s’di si mund te jete gjithcka pa ty….
 
Redaktimi i fundit:
Pak me shume e papercaktuar .....njeriu nuk ka mase ngopje kurre
 
Bllogjet qenkan bere si tema me vehte/...., a ti fus i te fshime :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top