Të jetosh,do të thotë të luftosh!

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Nga Venhar Ramadani

Këto ditë ka pas lajme shumë shpresëdhënëse.
Po të jetësohen këto përpjekje atëher nuk do kishim nevojë për radikalizim dhe për probleme ndëretnike dhe ndërfetare
Marveshja e Ohrit është themel për demokracinë në vend që garanton qetësi dhe komoditet në rrugën për EU dhe NATO.
ShBA dhe përfundimisht Presidenti i gjithë shqiptarëve në Ballkan z.Bamir Topi edhe një her i dha drit jeshile Marveshjes së Ohrit e cila është garancë për të drejtat e Shqipëtarëve në Maqedoni dhe çdo marveshje tjetër nuk do ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve siç e pati M.Ohrit
Kjo periudhë pranvere shpalosi edhe efektin e mbledhur për një vit si shembull do të veçoj tre pika për të cilat do të mundohem të analizoj një nga një.
-Projekt ligji i deputetetëve shqiptar në parlament për statusin e ish-ushtarëve të UCK.
-Paralajmrim për protesta mbarë kombtare kundër diskriminimit sllavomaqedonas.
dhe
-Gurthemeli i xhamisë Arasta

Projekt ligji për statusin e ish-Ushtarëve të UCK
Të shkuarit në parlament nuk do të thotë se bëhesh deputet,aq sa të shkuarit në spital do të thot të bëhesh mjek!
Deputeti shqiptar në parlamentin e ka të drejtën legjitime që të jet sa më i fuqishëm kur bëhet fjalë për të drejtat dhe kërkesat e njerëzve që e kan votuar!
Deputet shqiptar në parlament janë 29 por për 4 vjet nuk janë miratuar as 29 ligje për të mirën e shqiptarëve.
Deputetët shqiptar Abedin Zymberi dhe Daut Rexhepi të vetëdijshëm për gjendjen e bashkluftarëve të tyre gjatë konfliktit të 2001,dolën me një projekt ligj i cili sadopak do të kompenzonte dëmet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Propozim për mbështetje nga këto 2 deputet për dy partitë shqiptare në parlament do thotë edhe unifikim qëndrimesh dhe bashkim forcash institucionale dhe nje potez pozitiv për levizje të proceseve që tangojn popullin shqiptar në Maqedoni
Ky propozim për bashkim u lavdërua nga populli por mbetet të kuptojm mesazhet nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare për këtë propozim!

-Protesta e 10 majit!
40 organizata joqeveritare përkrahin një inciativë e cila po mos kishte organizator dhe të jetë demokratike,ajo do ishte një bashkim spontan por shum radikal.
Vet institucionet kanë atrofuar,me apo pa dashje që shum qart shihet në funksionimin e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme,Shëndetësia dhe Drejtësia, tre sektor që më së shumti tregojn për mardhëniet e një shteti me popullin,por për fat të keq në rastin tonë janë vetëm institucione legjitime nga zyrat e të cilave për fat të keq persona të caktuar ngrisin karierën e përlyer të tyre me korupcion dhe keqpërdorime.!
Lojat e pista mes institucioneve që dita ditës i shohim si spektator të dëshpëruar,na bën të kuptojm se jemi vonuar në organzimin e këtyre protestave!
Të jesh shqiptar në Maqedoni do të thot të rezikosh dhe të jesh i shkelur sikurse romët,gjithë kjo na ndodh pasi nuk kemi zë bindës!
Protesta është një akt shum i duhur dhe jam i bindur se do ket sukses,duke u nisur nga gjendja aktuale.Duhet patur kujdes që mos biem pre e provokimeve të cilat do të jenë të shumta dhe do jen kërcënim për mbarvajtjen e rendit të protestës!
Demokracia e Re mbështet këtë protestë dhe është shum normale që secili të jetë në atë protestë qoft parti politike,organizatë,institucion,shkolla,student,nxënës qytetar apo puntorë...
Bashkimi Demokratik për Integrim këtë protest e shikon me dy këndvështrime që është absurditet në vete.Të jesh sot në pushtet si BDI do të thotë poshtërim dhe humbje e elektoratit.
Njëher të shprehesh përmbajtje për protestën e pastaj të kundërshtosh të njejtën,do të thot të manifestosh dy parime në fakt mbetesh pa asnjë.
Të ngelemi me shpresë se do të jemi të gatshëm për çdo gjë ,për të mbrojtur dinjitetin dhe të dalim në protestë patjetër...

-Gurthemeli i xhamisë Arasta
Pa marë parasysh të kaluarën e kreut të Bashkësisë Fetare Islame,Ai bëri një gjest shum me vend me të cilin sprovoi institucionet për ri-themelim të xhamisë Arasta në çarshinë e Shkupit,por si përher në mesin e shqipëtarëve ka pasur dhe do ket prej atyre lojalve ndaj shtetit për të komentuar legjitimitetin e kreut të BFI për aktin e Arasta xhamise dhe për dokumentacionin e xhamis.
Pra zotëri Shehapi,Turp për JU!

Të jetosh në Maqedoni është një mision i pamundshëm,luftë me shtetin,konflikt me vetveten dhe betejë me kundërshtarët!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top