Të jesh i drejtë në këtë botë të padrejtë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!..


Të jesh i drejtë në këtë botë të padrejtë,
ku genjeshtra bërtet si të ishte e vërtetë...
ku ëndrrat shkelen e tërhiqen zvarrë,
ku të qash për dikë të quajnë të marrë...
Sot çdo gjë duket çmenduri,
as njeriu nuk quhet më njeri...
ا'mund të bëj unë në këtë bote të ndyrë..
ku ka 100 maska për një fytyrë..?!


Bëj ç’të duash!


Nëse dobësohesh, të gjithë mendojnë që je e sëmurë.
Nëse shton në peshë, të gjithë mendojnë se je shtatëzënë.
Nëse vishesh bukur, të gjithë mendojnë se je mendjemadhe
Nëse vishesh keq, të gjithë mendojnë që nuk e mban veten.
Nëse qan, të gjithve ju dhimbsesh.
Nëse qeshesh, të xhelozojnë.
Nëse je e ditur, të thonë se nuk je normal
Nëse nuk ke dituri, të thonë injorante.
Nëse e shpreh mendimin tënd, atëhere je arrogante.
Nëse e mbron veten, je problematike.
Nëse beson Krijuesin je fanatike
Nëse nuk të intereson çdo gjë je pragmatike.

اfarëdo që bën, do të të kritikojnë.

Kështu që bëj gjithçka që të bën të ndjehesh mirë, duke qene vetvetja ....
Atëherë kritikat e askujt s‘do të kenë vlerë

Kurse t’i do të jetosh sipas dëshirave dhe tekave tua!
marr nga fb
 
Pe: Të jesh i drejtë në këtë botë të padrejtë

Te jetosh i drejte ne kete bote te padrejte! Hmm.....
valle kush e beri kete bote kaq te padrejte??? "NE"

..............................................................................
Në mundsh

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin

E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,

Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,

Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,

A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh

Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.



Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim

Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,

Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim

Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.

Në durofsh dot thënjet e tua të drejta

Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë

T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.



Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh

Si në kumor, në një të vetme lojë,

Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh

Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë

Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër

Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,

E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QثNDRO” gjithnjë të thotë.



Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash

A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon

Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash

Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda

Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim

Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe Burrë do jesh, o biri im!

179204_493995078525_544708525_6174759_1858912_a.jpg

R. Kipling. ( اmimi Nobel, 1907 )
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top