Të jesh,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm è çështje inteligjence apo shpirti i mire

bella

Anëtar i Nderuar
Më lini të shpjegohem pakëz :p

Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm è çështje inteligjence apo shpirti te mire???
Ndjenja si intoleranca, mëndjemadhësia, pandershmëria dhe agresiviteti bëjnë pjesë tek ne të gjithë, asnjë nuk përjashtohet.

1) Nëse një grup romësh vjedhin , instiktivisht mendohet : ˝ Të gjithë romët janë të tillë˝ (INTOLERANCث)

2) Nëse fitjojmë miliona euro në vit, dhe Shteti na kërkon më shumë se cerekun e taksave, insitktivisht do mendojmë˝ Përse duhet të financoj shërbime të cilat nuk do i shfrytëzoj kurrë? ˝ (EGOIZثM)

3) Nëse do kishim tre diplloma në ekonomi, dhe shitësi i shumicës poshtë shtëpisë, para 15 vetave do pretendojë të na mësojë se çfarë është globalizimi, do e trajtojmë mundësisht me superioritet dhe poshtërim para të gjithëve që janë aty. ˝ (MثNDJEMADHثSI)


4) Nëse në dyqanin që shkojmë zakonisht, shitësja na kthen gabimisht një resto prej 10 mijë lekësh në vënd të 5 mijë, do tentohemi për ta futur në xhep dhe të ikim sa më parë nga dyqani, kjo është : (PANDERSHMثRI)

5) E në fund, nëse një fëmijë 8 vjec vjell në sediljen e Mercedezit të shtrenjtë, do rrëmbehemi nga nervat e do i bërtasim dhe madje edhe mund ti fusim një shpullë. (Tث PA NDJESHثM)

Përpara disa situatave të jetës, është e lehtë të reagosh në këtë mënyrë. Mund ta bëjnë të gjithë. Por duhet vërtet një inteligjencë e madhe për të menduar se :

1) "Në katër romë që vjedhin , shumë të tjerë punojnë ndershmëritsht".

2) "Nëse të gjithë ne të paguajmë taksat, vëndi ynë do ishte një shtet më i mirë"

3) "Edhe një shitës shumice lagjeje, për jetën që ka jetuar, mund të ketë dicka për të më mësuar"

4) "Dhjetëmijë lekë, nëse ja vjedhim një njeriu të ndershëm dhe të pafajshëm, nuk do vlejnë kurrë sa mirnjohja që do më shprehë nëse ja kthej mbrapsht"

5) "Kështu dhe dëmi që ju bë tapecerisë se Mercedezit të sapo blerë, nuk do jetë më i madh sesa sensacioni që do provoj që bëra të ndihet fajtor një fëmijë i cili vetëm sa u ndje keq në ato momente"

Si mendoni? ثshtë e gjitha një çështje inteligjencë, apo çfarë....Përse veprojmë kështu??...Përse toleranca, bujaria, thjeshtësia, ndershmëria .... shpesh herë përfliten si dobësi karakteri??.

Egzistojnë ......... a janë të dukshme këto cilësi dhe vlera tek ne..... njerzit.???
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

sepse kjo eshte natyra njerezore. jeta nuk eshte ashtu sic e sheh ne BIG SCREEN.
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Sjellja eshte gjithmone shenje inteligjence ose mungese inteligjence..
Gjithmone e me shume vlerat po quhen budalliqe, te dala mode apo si shprehese te nje karaktesi te ulet, por kjo behet nga njerezit qe ne te vertete karakterizohen nga nje mungese e theksuar inteligjence...
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Une mendoj se bujaria,zemergjeresia apo thjeshtesia nuk varen vetem nga inteligjenca,perkundrazi,kjo e fundit te ben mendjemadh,ajo qe lidhet me keto eshte zemra,zemra i komandon keto gjera.............
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Une nuk mendoj se te gjitha keto vlera, virtyte pozitive njerezore kane burim intelegjence. Une me shume keto te gjitha i kisha cilesuar si virtyte pozitive se sa intelegjence. Intelegjencen e hasim edhe te hajni, idioti, kriminineli e keshtu me radhe, pastaj sikur intelegjenca te ishte burimin i virtyteve pozitive ajo nuk do hasej tek personat me formesime negative. :gjujpeshk: Sa per tu kyqur ne muhabet :ciaoo:
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Une nuk mendoj se te gjitha keto vlera, virtyte pozitive nje
rezore kane burim intelegjence. Une me shume keto te gjitha i kisha cilesuar si virtyte pozitive se sa intelegjence. Intelegjencen e hasim edhe te hajni, idioti, kriminineli e keshtu me radhe, pastaj sikur intelegjenca te ishte burimin i virtyteve pozitive ajo nuk do hasej tek personat me formesime negative. :gjujpeshk: Sa per tu kyqur ne muhabet :ciaoo:

Kush kqyret tek personat me formime negative?? virtytet pozitive apo inteligjenca??? edhe pse ky koncept nuk ka kuptim...sepse formimi negativ nuk mendoj se ne te ben pjese inteligjenca dhe vlerat pozitive.:)


Idjoti, krimineli etj si keta....nuk kane inteligjence e nuk jane inteligjente.......Flasim ketu...te dish te jesh bujar, tolerant, te ndershem etj...jo te jesh...pra virtyte te qena, te krijuara e te ndertuara me miresi jo te dhena si interes.....Nuk e di a po shpjegohem mire :gjujpeshk:
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

اdo gjë ndodh së pari në kokë! Gjithëçka çka
bën njeriu i ka fajet koka! Koka e vë në lëvizje
njeriun ( Inteligjenca)!
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int



Idjoti, krimineli etj si keta....nuk kane inteligjence e nuk jane inteligjente.......Flasim ketu...te dish te jesh bujar, tolerant, te ndershem etj...jo te jesh...pra virtyte te qena, te krijuara e te ndertuara me miresi jo te dhena si interes.....Nuk e di a po shpjegohem mire :gjujpeshk:


Them sinqerisht une intelegjencen e kisha larguar nga ketu. Arsyeja eshte se intelegjencen e hasim tek njerezit me formime pozitive e negative. Pse a nuk ka njohur histori kriminel e shkuar kriminelesh qe kane pasur intelegjence te jashtzakonshme.
Pastaj bujaria, toleranca, ndershmerin dhe virtytet tjera pozitive munde ti hasim edhe te nje fshatar i thjeshte. Psh. Bujku punon aren e tij dhe me te mirat materiale qe krijon perveq mbajtjes se familjes se tij krijon te mira materiale edhe per shoqerin. Njekohjesisht ai paguan tatimet shtetit dhe eshte i ndershem me familjen e tij dhe konkurrentet ne treg. Pra ne kete rast bujku eshte njeri me virtyte te qarta pozitive, por qe shume thjesht munde te mos jete shume intelegjent. :gjujpeshk:
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Bella, nje here te them qe ke hapur nje teme shume interesante dhe ia vlen te diskutohet.
Jam e mendimit se per te qene njeri i mire, duhet te kesh durim, kurajo, zemergjeresi. Te tregohemi te tille si ato qe pershkruajte ti me lart eshte shume me e lehte sesa te tregohemi tolerant. Eshte e lehte te maresh leket e te ikesh sesa te kthehesh e ti shpejgosh se ti dha gabim, eshte e lehte ti biesh femijes sesa ta pastrosh makinen e ta pyesesh se ca pati qe i erdhi ashtu, etj etj.
Njerezit zgjedhin rrugen me te shkurter per çdo gje, pamvaresisht se rruga me e gjate te sjell me shume miresi.
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Them sinqerisht une intelegjencen e kisha larguar nga ketu. Arsyeja eshte se intelegjencen e hasim tek njerezit me formime pozitive e negative. Pse a nuk ka njohur histori kriminel e shkuar kriminelesh qe kane pasur intelegjence te jashtzakonshme.
Pastaj bujaria, toleranca, ndershmerin dhe virtytet tjera pozitive munde ti hasim edhe te nje fshatar i thjeshte. Psh. Bujku punon aren e tij dhe me te mirat materiale qe krijon perveq mbajtjes se familjes se tij krijon te mira materiale edhe per shoqerin. Njekohjesisht ai paguan tatimet shtetit dhe eshte i ndershem me familjen e tij dhe konkurrentet ne treg. Pra ne kete rast bujku eshte njeri me virtyte te qarta pozitive, por qe shume thjesht munde te mos jete shume intelegjent. :gjujpeshk:

Mafiozet dhe padrinot e mafies kane nje mencuri te pjekur nga eksperienca dhe jeta qe bejne..perseri kjo nuk hyn tek vlerat..........inteligjenca hyn tek kultura dhe edukata e mire e te qenit(qenurit) jo e te imponuarit.
Ti ke kapur nje shembull te thjeshte dhe te drejte kitrra......Por bujaria dhe ndershmeria e ketij bujku te paditur (injorant) eshte nje sjellje e pavetedijshme....Ai punon per veten e tij e ne menyre po indirekte e te paditur ben dicka per te tjeret....Pra ngado qe te rrotullohemi cdo gje lidhet me inteligjencen.

Plus qe kitrra, une flas per situatat qe na sjell jeta qe jetojme....shembulli i bujkut eshte nje pergjithsim...se sigurisht qe ne kemi njerez te mire ne shqiperi, te ndershem qe punojne e paguajne taksat........Por e bejne per veten e tyre (egoizem:p)....jo me mendimin se duke bere kete ndihmojne te tjeret....Ne jeten e perditshme, ne situata me te drejtperdrejta nuk besoj se do jene te tille.
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Përse toleranca, bujaria, thjeshtësia, ndershmëria ....


Mendoj se ceshtja e karakterit duhet te kete keshilla te njepasnjeshme qe te thellohet ne zemra dhe ide, dhe se besimi, mireqenia dhe morali jane elemente unike ta pandara dhe asgje nuk mund ta copetoje litarin e tyre.
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Sinqerisht e them se une jam kunder betonimit (ngurtesimit) te gjerave. Nga na doli kjo tani se vetit pozitive te qenjes njerezore na qenkan vetem veti te nje shoqerie elitare me intelegjence, madje dikush e permendi edhe te njerezve me besim te larte. Une madje jo rralle here kam verejtur se vetit pozitive me shpeshe i hase ne shtresat e uleta te shoqerise (te varfera ne aspektin ekonomik). Do doja te perfshiheshin edhe te tjeret ne kete debat dhe ta shkoqisim me ngadal por pa u betonuar ne aspektet se kur flitet per nje intelegjence dhe besimtar ( te te gjitha besimeve) behet fjale per njerez qe i posedojne te gjitha vetit e mira. :gjujpeshk:
 
Titulli: Të jesh tolerant,bujar,i thjesht,ndershëm,ndjeshëm është e gjith çështje int

Inteligjenca nuk ka shtresa sociale ....te mos e ngaterrojme me edukaten dhe kulturen, te cilat keto te fundit pa nje inteligjence (zgjuarsi, pjekuri)e urte nuk mund te egzistojne dhe as mund te shpalosen shendetshem ne shoqeri.

Edhe titulli i temes time kete pyetje parashtron...edhe pse gjithmone titulli eshte nje nxitje me shume ...pastaj nje ide.

Megjithate, perseri jam e mendimit se njerzit pa shkollim dhe edukim te ulet nuk mund te kene keto vlera.... Shtresa e ulet (te varfra ne aspektin ekonomik) jan te thjesht, punojn e thuhet se kan nje shpirt me te paster....Eshte kontroverse dhe kontradiktore ne fakt...se vertet shkollimi na pasuron me dituri por jo domosdoshmerisht na pasuron shpirtin me miresi....e gjithashtu nje njeri i pashkolluar e asocial behet i eger dhe problematik, cinik pa keto vlera qe tham me lart.

kitrra...Inteligjenca (urtesia) rritet me ekspericen e jetes. Por mendoj se nje njer injorant, i rritur pa shembuj te mire, i pashoqerueshem i pashkolluar eshte me i tendeciuar per te qen me pak i pjekur e me shum gjaknxehte, cinik, dhe ambicioze......

Por, kitrra tema eshte komplekse dhe ka shume fillime dhe mbarime :D...mund te shikohet nga cdo kendveshtrim...dhe te diskutohet nga te gjithe...por dua debate te shendosha pa devijimi ne personale.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top