Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[video=youtube;-3o5i6mX-zU]https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=-3o5i6mX-zU[/video]

Ishte viti 2005, kur gazetari amerikan Michael Pollan vendosi të mos bëhej vegjetarian. Asokohe, ishte duke shkruar atë, që më vonë do të kthehej në “bestseller”: “Dilema e një mishngrënësi”.

Pollan i dha zgjidhje duke preferuar mishin, dhe jo të çfarëdollojshëm. Publicisti deklaroi se do të konsumonte vetëm atë që njihet si “grass-fed”, mish që vjen nga kafshë të ushqyera me bar.

“Gjedhët nuk janë krijuar të hanë drithëra nëpër stalla, por që të përtypin jeshillëqe jashtë në natyrë”, këmbëngul guru i ushqimit bio.

Në krah të tij kanë dalë një sërë personalitetesh amerikane, ndër më influentët e sektorit: aktivistja e “Sloë Food”, Alice Waters; ish-kritikja e gastronomisë te “New York Times”, Ruth Reichl; njeriu që bën mrekulli me gatimin, Martha Stewart; dhe shefi i njohur i kuzhinës, Sean Brock.

Për të gjithë ata, mish quhet vetëm ai që vjen nga gjedhët e rritur në kullota. Nuk është tendencë, - sqarojnë ekspertët, - mos e quani modë; është thjesht domosdoshmëri.

Një studim i organizatës jofitimprurëse amerikane “Consumer Reports”, i publikuar nga “New York Times”, tregon rezultatin e analizimin të mbi 300 kampionëve të marra nga mishra të ndryshëm.

Sipas tij, “grass-fed” përmban më shumë Omega 3, më shumë antioksidantë, më shumë vitamina e më pak bakterie rezistente ndaj antibiotikëve, krahasuar me mishin e kafshëve të ushqyera me drithëra.

/ Top Channel
 
Titulli: Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

problemi eshte ku te gjendet ai???
disa han mish pule si gjoja mish i bardhe te imagjinosh qe nje puke behet e madhesis x per 21 dite... pra te gjitha koncentrate qe ne konsumojme ne pothuajse tegjitha ushqimet.. nga peshku ( qe e kultivojn ne vaska..dhe ne cdo kafshe apo edhe sallatra ) nje sallat rritet per 18 ore mrekulli e shekullit tone... normal pastaj qe ka obezi .. semundje te ndryshme dhe njerez "dopati" ( te mbushur ..injektuar me gjithcka qe jane asgje )
un personalisht jam vegane !
 
Titulli: Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

Une po mundohem te kultivoj cdo gje ne bahqen time dhe e di qe jane bio....pervec mishit qe e blej vicin ne fshat qe kullot ne fushe dhe e ha pa merak.
 
Si mendon se jan bio, kur me shum se 3 her duhet mi sperkat kunder semundjeve te ndryshme si pemet ashtu dhe perimit.
 
Titulli: Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

Si mendon se jan bio, kur me shum se 3 her duhet mi sperkat kunder semundjeve te ndryshme si pemet ashtu dhe perimit.

Pemet sperkaten para se te lidhin fryt, dhe ate si mbrojtje paraprake ne momentin e krasitjes. Perimet nuk i sperkati kurre, sepse cdo demtues ua largoj me dore.
 
Titulli: Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

Mish bio haja kur isha i fejuar, kafshoja te dashuren 3/4 here ne dite
sipas oreksit qe kisha! Me kalimin e kohes spo ndjehesha mire sepse u rrit shume niveli i creatines
vajta bera disa vizita tek mjeku i cili me tha!
ti mendon se ajo ishte bio?
Jo mor djal pale sa here do e ken kafshu para teje te shkreten pule .
 
Titulli: Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

Bio jo bio skam koh me humb.
Un ktu po vdes urie.... nje berxoll me patate ju lutem
 
Titulli: Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

Deri me ne fund do rim pa ngren fare, mire mishi po dhe frutat perimet i gjen te fryra artificialisht, i shikon ne supermarket te kenaqet syri thua ti kto jane bio, ama jane pa shije fare!
 
Titulli: Të hash vetëm mish bio, ekspertët: Gjedhët, jo vetëm drithëra në stalla

Une sapo u ktheva nga dyqani i peshkut me: 0.5 kg karkalec thellesie (krudo, me limon dhe vaj ulliri) ; 1kg sardele ne tenxhere presioni, dhe nje sallate me kallamare :)

Mishin e vicit vetem dy here ne muaj, e konsumoj.

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top