Të grimosurat s’bien lehtë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Grimi zbukuron, përmirëson disponimin dhe vetëbesimin ndërsa tash u zbulua se është i mirë si mini-tkurrje në mëngjes që sjell deri tek baraspesha e mirë dhe më pak rënie.

Gratë të cilat grimosën çdo mëngjes kanë baraspeshë më të mirë andaj më rrallë bien se ato që nuk e bëjnë këtë, tregoi një studim i ri i cili asnjëherë nuk do të ishte bërë nëse, fatmirësisht për eshtrat dhe nyjat tona, nuk do ta kishte iniciuar dhe financuar L’Oreal.
Duke i anketuar 100 gra në moshë prej 65-85 vjet, dr. Patricia Pineau vërejti se gratë të cilat vendosin edhe fare pak grim në fytyrë janë më stabile sa iu përket këmbëve.

“Ato kanë qëndrim më ndryshe në të ecur sesa ato të cilat nuk vënë grim”, tha ajo.
Këtë përfundim të pazakontë, dr. Pineau e shpjegon me atë se vënia e grimit grave iu shërben si tkurrje e llojit të vet që ndihmon në koordinim gjë që sjell deri tek më pak rënie.
Sidoqoftë, ky është lajm i keq për të gjitha ato të cilat nuk arrini të grimosën në mëngjes.

Por nga ana tjetër, gazeta Telegraph thekson anën e rrezikshme të kozmetikës. Një hulumtim nga viti 2006 dëshmoi se së paku 5 për qind e ngasësve të veturave gjatë vozitjes pinë, lexojnë harta të hapura apo vendosin grim.

telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top