Taka të larta për t’iu shitur syrit mashkullor

Love

βeℓℓe â๓e
  • Mimoza Hysa mbi letërsinë e shkruar nga femrat dhe për pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare.
  • Autorja vë në dukje nevojën për emancipim të vërtetë, gjë që nuk mund të ndodhë për sa kohë mashkulli dhe femra janë akoma larg jetës në paqe

timthumb.php


Nga: Luela Myftari

-E takuam Mimoza Hysën në një nga netët e Festivalit të Letërsisë “Poeteka”. Ishte takimi i multikulturalizmit me autore femra. Mimoza ishte një nga të ftuarat. Autore e disa librave në prozë si “Koha e errët”, “Histori pa emra” dhe “Vend/imi”, po edhe përkthyese aktive e letërsisë bashkëkohore italiane me “Ora e secilit” e shkrimtares Maria Corti, “Shpirtpezull” dhe “I ardhur në jetë” nga Margaret Mazzantini, “Mistere të padukshme” nga Dino Buxati, me disa romane nga Antonio Tabucchi apo edhe e romanit eseistik “Nga njëra dhomë tek tjetra” i Grazia Livit. Duke marrë shkas nga tema e “Poetekës” mbi letërsinë e shkruar nga autoret femra, Mimoza Hysa tregon në këtë intervistë si e sheh ajo femrën, e bashkë me të edhe veten në mentalitetin shqiptar, si e gjen ajo femrën në letërsi, femrën në shoqëri dhe femrën në femili/maskili-zëm. Por na zbulon edhe projektin që e sjell për herë atë vetë në ekran me një emision i quajtur “Oda e librit”.

Si e shikoni të konceptuar botën femërore në letërsinë e sotme?

Në letërsi prej shekujsh kanë qenë burrat që kanë shkruar për botën femërore kësisoj personazhet kryesorë, heronjtë kanë qenë në të shumtën e herëve meshkuj; madje edhe kur është shkruar për femrën ajo ka qenë personazhi joshës ose personazhi mbartës i jetës, pak herë personazhi kryesor në kërkim të vetvetes apo të idealeve të mëdha. Në dy shekujt e fundit, kur femrat u futën fuqimisht edhe në fushën e shkrimtarisë, edhe personazhi femër filloi të shfaqej ndryshe, me plotësinë e tij. Në letërsinë e huaj tema e femrës është trajtuar gjerësisht, por unë do të veçoja romanet e shkrimtares sime të preferuar Jelinekut, e cila ka ditur të zhbirilojë në thelbin e çështjes së ndryshimit gjinor, se.ksit. Por madhështia e Jelinekut është se ka krijuar personazhe femra dhe që me imtësinë e jetës së përditshme të tyre lartohen në nivelet e personazheve meshkuj edhe pse këta të fundit janë vijëzuar me ideale të larta e me një botë që shikon më tepër për së jashtmi se për së brendshmi.

Pra nuk e identifikoni këtë lloj letërsie me feminizmin?

Unë nuk jam partizane e feminizmit si lëvizje, por jam luftarake në mbrojtjen e të drejtave të grave. Varet gjithnjë se ku e lokalizon fenomenin, sepse përcaktimi i lirive dhe të drejtave të femrave është shumë i varur në kohë dhe hapësirë. Lëvizja e gjerë e popullsisë, shpërngulja krijon përplasje kulturash dhe shkëmbime të dobishme që jo gjithnjë përjetohen qetësisht e pa tensione në familje, e sidomos në jetën e grave. Mund të themi se, sot, gratë kanë më tepër në dorë të ndryshojnë jetën e tyre, por jo gjithnjë kjo mund të jetë e vërtetë. Një pyetje të tillë ekzistenciale unë e kam shtruar në romanin tim “Histori pa emra”: ا’mund të bëjë një femër pa përkrahje në një provincë të vetmuar, ku argëtimi i vetëm është në klubet e mbushur me burra, ku jeta mbyllet në muret e shtëpisë dhe jeta e secilit kalon gojë më gojë duke u përlyer e fëlliqur? ا’mund të bëjë për të pasur një jetë të qetë dhe për të mbrojtur vatrën familjare kur llumi i botës jashtë ia ndyn jetesën, kur është e detyruar t’i nënshtrohet modelit të bashkëshortit, qoftë ky edhe kriminel? Cilat janë mundësitë e një gruaje për të çarë rrethin e mbyllur të një jetesë tradicionale, të mbytur nga paragjykimet, ku tensionet e kohës së tranzicionit turbullojnë dhe vatrën familjare? Në roman nëna pret fijet e së ardhmes, fëmijës, për të mos trashëguar një jetë të dështuar e të dhunshme, duke dhënë mesazhin se kur rrethi ngushtohet frikshëm dhe nuk ka dalje, nëna refuzon të jetë nënë për të mos trashëguar farën e keqe.

ا’mund të themi për femrën shqiptare? A është ajo një njeri i emancipuar që ka thyer kufijtë që i vendos bashkëshorti, babai, vëllai apo çdo mashkull tjetër që e rrethon? A është ajo e pavarur nga pjesa maskiliste e shoqërisë?

Jemi larg emancipimit të vërtetë: që në momentin kur një femër e shikon që në pikë të mëngjesit të hipur në taka e të zhgërryer si për mbrëmje, vetëm e vetëm që syri mashkullor ta përcaktojë si mall të mirë, kuptohet se jemi ende larg jetesës së paqtë të mashkullit e femrës, dy qenieve që dallimin e ****it mund ta bënin vlerë nëse nuk e bërtasin dhe nuk e ekspozojnë për përfitime, por e vënë në themelin e ndjenjës më të lartë njerëzore, dashurisë. Për të mos u ndalur në rastet ekstreme të dhunimit të femrës që tek ne nuk janë më dukuri sporadike, por po kthehen në një problem të mprehtë të shtruar për zgjidhje.

Si mund të na e përshkruani përvojën tuaj të përkthimit të “Nga njëra dhomë tek tjetra”, romanin eseistik të Grazia Livit?

Në qendër të vëmendjes janë gjashtë shkrimtare të rëndësishme: Virginia ثoolf, Jane Austen, Emily Dickinson, Caterina Percoto, Katherine Mansfield, Anaïs Nin, të cilat kanë ndjerë nevojën për të thënë diçka dhe për të merituar “një dhomë më vete”. Janë gjashtë histori të ndryshme që i bashkon sakrifica e përtejme për t’u realizuar, janë gjashtë femra që nuk arrijnë të bëhen nëna, që vuajnë në përpjekjen për të paqtuar jetën e përditshme me kërkesa të vazhdueshme për femrën me dëshirën për të merituar një emër si shkrimtare. Të gjitha janë femra që guxojnë të kalojnë nga kuzhina apo dhoma e ndenjes ku qëndisin, nga kopshti ku punojnë, (siç janë paraqitur dendur në pikturat e rilindjes) në bibliotekën e babait apo studio e vëllait, në një vend të paracaktuar për meshkuj. Po për të merituar një dhomë më vete duhet në të vërtetë të kesh se çfarë të thuash. Edhe pse gjashtë femrat shkrimtare patën se çfarë të thoshin në letërsinë e kohës, dera e tyre nuk u mbyll kurrë plotësisht, sepse pesha e shërbimit ndaj familjes ishte gjithnjë e madhe.

Si duket kërkesa për një dhomë më vete sot? A keni ju një dhomë më vete?

Dhe meqenëse jemi tek dhoma më vete e gruas, unë vërej se ky pretendim mbetet edhe luks edhe për ditët e sotme. Së shpejti, do të nis një emision për bibliotekat personale të personaliteteve të vendit tonë në televizionin “Albanian Screen”, të titulluar “Oda e librit”, një dhomë kjo, dhe kam shumë pak figura femërore shqiptare që gëzojnë të drejtën në familje të kenë studion e tyre personale dhe një dhomë me libra. Përgjithësisht, edhe kur të dy bashkëshortët janë intelektualë dhe të lidhur me librin, është burri ai që ka studion dhe, si tolerant, lejon praninë e gruas dhe jo e kundërta.

Si ndiheni ju vetë si femër në marrëdhënie me gjininë e kundërt?

Në paqe të plotë. Jam motër e një vëllai që më ka dhënë lirinë e duhur që në rini, bashkëshorte e një burri që më respekton vendimet, nënë e një djali që ndan me mua të fshehtat e veta. Kam pasur fatin të rritem në një familje të emancipuar ku të dielave për ne gatuante babai dhe ku nuk guxonim ta ngrinim nënën nga tavolina e punës për shërbime të vogla. Në ambientin shoqëror kam miqësi me shokë që ndajmë të njëjtat mendime me mua dhe, për fat, mendjet nuk kanë gjini!

Në fund të dhjetorit u bë ndarja e اmimeve Kombëtare të Letërsisë, ju ishit një nga anëtarët. Pati pak zëra kritikë vendimet e këtij viti. Për ju si ishte kjo përvojë?

Ishte një përvojë e mirë diskutimi dhe debati për të përcaktuar më të mirët. Dua të theksoj se mënyra sesi është proceduar për të arritur tek fituesit ka qenë për t’u marrë shembull: janë zhvilluar mbi dhjetëra takime, ku është diskutuar për të gjitha prurjet dhe janë rrahur mendime edhe në nivelin teorik. Besoj se, është dhënë një ndihmesë e mirë dhe një shembull e dokumentuar pune edhe për juritë pasardhëse. Natyrisht, që vlerësimet përfundojnë me emra të përveçëm gjë që sjell pakënaqësinë e një pjese të mirë, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të hedhë poshtë një punë të bërë me mundim e me përkushtim.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top