Tadiç në Tiranë, "pro" dhe "kundër"

alfonci

Veri investigatio
Flasin diplomatët Paskal Milo, Pëllumb Xhufi dhe "plaku i urtë", Sabri Godo

Aurora Thomollari, Fatjona Mejdini

Ftesa e Kryeministrit Sali Berisha për Presidentin serb, Boris Tadiç, ndez debat në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë priti pak ditë më parë përfaqësues politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petrovic. Berisha bëri të ditur se qeveria shqiptare do të kontribuojë me një fond modest prej 400 mijë eurosh për Komunën e Graçanicës. I pyetur për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, Kryeministri Berisha u shpreh se takimet e tij me Presidentin e Serbisë, z. Boris Tadiç, janë shumë të shpeshta gjatë aktiviteteve ndërkombëtare dhe ajo çka vlerësohet shumë, është vullneti i përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve, për të hapur një kapitull të ri në këto marrëdhënie. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh: "Presidenti Tadiç është i mirëpritur në Shqipëri dhe dua t‘ju them se ne po punojmë për vizitën e tij të ardhshme. Presidenti Tadiç e ka mirëpritur shumë ftesën për të vizituar Shqipërinë".

Të pyetur në një forum për "Shqip", politikanët e vjetër Sabri Godo, Pëllumb Xhufi dhe Paskal Milo dhanë vlerësimet e tyre rreth kësaj vizite të lajmëruar. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, mendon se "duhet të heqim dorë nga paragjykimet". Sipas tij, është koha kur çdo vend, pavarësisht nga mosmarrëveshjet që mund të ketë për çështje të caktuara, qofshin këto edhe të një rëndësie të veçantë, duhet të bëjë përpjekje dhe të gjejë fushat e bashkëpunimit në emër të interesave dhe synimeve të përbashkëta që ka. "Në marrëdhëniet aktuale, nuk duhet të nisemi nga pozicionet e fortifikuara të llogoreve nacionaliste, ku mendoj se zhvillimi i marrëdhënieve krijon ose ndërton ura bashkëpunimi, por edhe besimi reciprok", theksoi Milo. Ndryshe mendon diplomati dhe historiani Pëllumb Xhufi, që thotë se çdo shqiptar do të kishte preferuar që para tij të ishte, p.sh, Presidenti i Italisë, i cili nuk e ka bërë ende një vizitë në Shqipëri, në një kohë kur më herët presidentët italianë i kemi pasur në Shqipëri. "Problemi është që kjo ftesë që zoti Berisha e bëri publike për zotin Tadiç vjen pas disa ngjarjeve ose episodeve të tjera që tregojnë se qeveria shqiptare, kjo aktualja, i jep prioritet marrëdhënieve me Serbinë që në këto kushte, nuk meritohet".

Në vlerësimin e Xhufit, marrëdhëniet me Serbinë dhe vizitat e nivelit kaq të lartë, nuk ka pse të paraqiten apo të shiten dhe të inkurajohen me kaq patos sa ç‘po bën Kryeministri apo edhe ministrat e tij. Sakaq, Sabri Godo thotë se nuk ka asgjë të keqe në këtë rast dhe duhet të priremi për marrëdhënie të mira në Ballkanin Perëndimor.
 
Titulli: Tadiç në Tiranë, "pro" dhe "kundër"

Paskal Milo

Kam mendimin se duhet të heqim dorë nga paragjykimet. ثshtë koha kur çdo vend, pavarësisht nga mosmarrëveshjet që mund të ketë për çështje të caktuara, qofshin këto edhe të një rëndësie të veçantë, duhet të bëjë përpjekje dhe të gjejë fushat e bashkëpunimit në emër të interesave dhe synimeve të përbashkëta që ka. Në këtë rast, pozicionet tona në raport me Kosovën janë të kundërta dhe nuk ka shpresë që për një kohë relativisht të gjatë ato të mund të pajtohen, por kjo nuk do të thotë se nuk ka fusha me interes të përbashkët, ku duhet biseduar dhe bashkëpunuar. Jemi vende që jetojmë në një rajon dhe ku nevojitet bashkëpunimi rajonal për çështje të sigurisë, paqes dhe integrimit në Bashkimin Europian. Këto janë arsye themelore që nuk mund të justifikojnë paragjykime ose mosmarrëveshje që ekzistojnë për çështjen e Kosovës. Gjithashtu në marrëdhëniet aktuale, nuk duhet të nisemi nga pozicionet e fortifikuara të llogoreve nacionaliste, ku mendoj se zhvillimi i marrëdhënieve krijon ose ndërton ura bashkëpunimi, por edhe besimi reciprok që mund të ndihmojë edhe në zgjidhjen e çështjeve për të cilat ne aktualisht kemi qëndrime diametralisht të kundërta. Mund të ndihmojë gjithashtu që në Beograd, ta kuptojnë përfundimisht se çështja e Kosovës është e mbyllur si kapitull dhe se shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë në armiqësi dhe mosmarrëveshje me popullin serb. Përkundrazi ata po japin mesazhe të një vullneti të mirë për bashkëpunim dhe bashkëjetesë miqësore.


Pëllumb Xhufi

Vizita e Presidentit të një prej vendeve të rajonit, gjithsesi është një ngjarje e mirëpritur. Megjithatë bëhet fjalë për Presidentin e Serbisë, me detyrën ose ofiqin më të lartë me të cilin ne kemi probleme të thella. Qoftë edhe për të respektuar edhe një lloj protokolli, çdo shqiptar do të kishte preferuar që para tij të ishte, p.sh. Presidenti i Italisë, i cili nuk e ka bërë ende një vizitë në Shqipëri, në një kohë kur më herët presidentët italianë i kemi pasur në Shqipëri. Problemi është që kjo ftesë që zoti Berisha e bëri publike për zotin Tadiç vjen pas disa ngjarjeve ose episodeve të tjera, që tregojnë se qeveria shqiptare, kjo aktualja, i jep prioritet marrëdhënieve me Serbinë që në këto kushtet, nuk meritohet. Kjo pasi Serbia, në radhë të parë, nuk është më një vend fqinj i Shqipërisë, siç është Maqedonia, Kosova apo Greqia, vende me të cilat ne kemi një prioritet absolut për sa i përket vendeve të rajonit. E dyta, ne nuk mund të abstragojmë në marrëdhëniet tona me Serbinë, nga ato që janë marrëdhënie e Serbisë me Kosovën. Ne nuk mund ta kapërcejmë Kosovën në marrëdhëniet tona me Serbinë. Për sa kohë që Serbia vazhdon të ketë një qëndrim jo objektiv, jo europian ndaj këtij shteti të ri, natyrisht ne nuk mund të shkelim etapat dhe të sillemi me këtë vend si me një vend mik. E treta, Serbia nuk ka pasur qëndrime inkurajuese për sa i përket vetë Shqipërisë. Vetëm në kohët e fundit, ne e dimë që përfaqësuesit e Serbisë janë përpjekur në Strasburg për të penguar çdo hap të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, gjë që është bërë publike nga vetë zyrtarët e Brukselit. Unë gjykoj se marrëdhëniet me Serbinë dhe vizitat e nivelit kaq të lartë, nuk ka pse të paraqiten apo të shiten dhe të inkurajohen me kaq patos sa ç‘po bën Kryeministri apo dhe ministrat e tij.


Sabri Godo

Nuk ka asgjë të keqe në këtë rast dhe duhet të priremi për marrëdhënie të mira në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet shtetërore me Serbinë nuk duhet të pengohen. Kjo mund të jetë kontribut për paqen dhe unë nuk shoh asnjë të keqe. Nuk mund të thuhet që intensifikimi i marrëdhënieve me Serbinë lë pas dore marrëdhëniet me vende të tjera të rajonit. Jo aspak. Ne kemi marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe nuk kemi se si të përjashtojmë marrëdhëniet me Serbinë aq më tepër kur ajo po tregon haptazi orientimin drejt Europës, po kjo nuk do të thotë se ne lëmë pas dore interesat e Kosovës. Punët do të ecin përpara në rajon vetëm kur Serbia do të pranojë të heqë dorë nga kokëfortësia e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Dhe ne duhet të bëjmë gjithmonë presion në këtë drejtim. Marrëdhëniet midis shteteve kanë funksionuar edhe në kohë të tjera, edhe mes shteteve që kanë qenë në armiqësi me njëra-tjetrën dhe kjo është normale në politikë. Sa i përket faktit se si do ta presë klasa politike kosovare dhe populli kosovar këtë, duhet thënë se nuk bëhet fjalë për intensifikim të marrëdhënieve me Serbinë. Ende nuk ka ndonjë perspektivë apo përcaktim të tillë. Ndoshta bëhet fjalë për marrëdhënie normale ndërmjet shteteve që jetojnë në një pjesë të Europës që janë shtete kufitare. Jam i bindur që Presidentit Tadiç do t‘i kërkohet përsëri njohja e Kosovës, pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi dhe reagimi i tij. Të komunikosh është më mirë se sa të ndërpresësh e të mos bisedosh.

Unë besoj se duhet të kërkojmë mirëkuptim, sepse këtu nuk po bëhet një lidhje mes Shqipërisë dhe Serbisë në dëm të Kosovës. Madje duhet të themi që Berisha e ka mbrojtur çështjen e Kosovës me këmbëngulje në të gjitha rastet dhe ka bërë gjithë çfarë është e mundur për njohjen e Kosovës.

Gazeta-Shqip
 
Titulli: Tadiç në Tiranë, "pro" dhe "kundër"

Une i bashkohem plotesisht mendimit te zotit Xhufi.
 
Titulli: Tadiç në Tiranë, "pro" dhe "kundër"

per mendimin tim le te vie ,ska gje te keqe por nga shteti ame lkerkojme qe ti tregoj tadiqit se nese te pranojme nuk harrojme qe jeni armiq tane
 
Titulli: Tadiç në Tiranë, "pro" dhe "kundër"

se cfare bejne politikanet tane zagare si puna e SALES qe kedo qe takon vetem e fton per vizite qe ta kete si koleksion ,nuk eshte ne doren tone por si popull kemni kaqe ne dore qe diten e vizites te pritet me protesta kudo qe te shkoje nga ulja deri ne ngritjen e avionit ,dhe do ishte me mire te kerkonte dhe falje per viktimat e popullit kosovare .
C'ja fus kote dhe une te shikosh ate dite militantet e PD me parrullat RROFTE POPULLI VELLA SERB
Pastaj ky SALIU sikur na hiqet patriote
 
Titulli: Tadiç në Tiranë, "pro" dhe "kundër"

Tadici do te vije ne Tirane ti takoj vartesat e tij ne pushtet dhe politik.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top