Ta njohim Shqiperine

Titulli: Ta njohim Shqiperine

Zinna, mos ka më tepër se një skulptor që ka titullin SKULPTORI I POPULLIT?

Pyetje: -
[FONT=&quot]Kush janë 56 njerëzit që kanë drejtuar Shqipërinë nga viti 1912 e deri më sot? [/FONT]

56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull.

Janë 56 njerëzit që kanë drejtuar Shqipërinë në më pak se një shekull. I kanë dashur dhe i kanë urryer, i kanë duatrokitur apo i kanë vrarë, janë përmendur dhe më pas apo dhe i kanë tërhequr zvarrë; ky ka qenë fati i 56 kryeministrave shqiptarë që nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912. Duke nisur me Ismail Qemalin, emri i të cilit po i hiqet universitetit të Vlorës nga një anonim e për të përfunduar me Sali Berishën që ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të tij. në këtë listë, që e paraqet revista MAPO nuk janë përfshirë presidentët e republikës apo dhe mbreti i vetëm i vetshpallur Ahmet Zogu, që në kohën kur sundoi, ishte padyshim një monark absolut.
Nga kjo listë, të paktën gjashtë nga kryeministrat janë vrarë, ndërsa katër të tjerë kanë përfunduar në burg. Një pjesë tjetër, kanë vdekur në mjerim dhe në vetmi të plotë dhe pak nga ta, fare pak, kanë gëzuar më pas një jetë normale. Kryeministri më jetëgjatë ka qenë Mehmet Shehu i cili qëndroi në atë post që nga viti 1994 deri në 1981, por që për ironi të fatit, u vetvra në shtëpinë e tij, në dhomën e gjumit. Një vetvrasje që ende sot ngre shumë pikpyetje. Në ditët moderne të Shqipërisë pluraliste të pas viteve 90´, tre kryeministra kanë pasur probleme me ligjin: Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti të burgosur, Adil اarçani i vdekur në arrest shtëpie ndërsa ndodhej i akuzuar për genocid.

Në Shqipërinë e paraluftës kur qeveritë ndodhte që ndroheshin edhe me ditë, e njëjta pamje e zymtë, a thua se drejtuesit e këtij vendi i ndjek pas një mallkim... Eshtrat e Vrionit i hodhën në lumë, Kosturin e vranë me atentat, Ismail Qemali vdiq me mllef në Itali, kurse Esat Pasha u vra në
Paris. Hasan Prishtinën e vranë në Selanik. Kotën e kapën dhe e sollën në burg në Burrel, në vendin që e kishte firmosur vetë ndërtimin, kurse Turhan Pashën, sot e kësaj dite, nuk i dihet varri.

Ismail Qemali

Njeriu i Pavarësisë Shqiptare është edhe Kryeministri i parë i Shtetit Shqiptar. Lindi në Vlorë më 1844 në një familje të madhe bejlerësh dhe studimet i përfundoi shkëlqyeshëm në Stamboll. Falë familjes eci në hierarkinë e Perandorisë Turke, i njohur si reformator dhe disi pro-britanik . Për disa vite ka qenë deputet i Parlamentit osman, Ministër i Sulltanit dhe së fundi kandidat për Kryeministër i Perandorisë. Ishte njeriu që realizoi shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912. Për më shumë se 13 muaj, ishte Kryeministri i parë i Shqipërisë. U largua pas një konflikti me Komisionin Ndërkombëtar, prej një incidenti me një oficer xhonturk të quajtur i poshter Grebeneja, për idenë e ardhjes të një princi turk në krye të shtetit të ri shqiptar. E detyruan të largohej më 1914 dhe vdiq në mërgim në Peruxhia më 27 Janar 1919. U varros me nderime në Kaninë.


Turhan Pashë Përmeti

Turhan Pasha është një nga politikanët më të disiplinuar nga ana profesionale në historinë e politikës shqiptare. Edhe ai, ra viktimë në një vend si Shqipëria, ku nuk përfillej asgjë. Një nga diplomatët më të njohur të Perandorisë Turke, ishte ambasador për 12 vjet në Rusi dhe Ministër i Jashtëm i Turqisë për 4 vjet. Erdhi për pavarësinë pas ngulmimit të Fuqive të Mëdha. Kërkoi vetëm t’i njihej e drejta e pensionit të Perandorisë Osmane dhe të ruante banesën e tij në Stamboll. Braktisi Stambollin dhe më 17 mars 1914 u bë Kryeministër i Shqipërisë, nën Mbretin Vilhelm Vid. Deri në qershor 1920, u rizgjodh 3 herë Kryeministër. Politikani i vjetër u bë Kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes, në
Paris, më 1919, me statusin e Kryetarit të Qeverisë së Durrësit. Ka kryer një akt të jashtëzakonshëm atje, ku për të krijuar imazhin e një Shqipërie katolike, u largua nga drejtimi i delegacionit dhe ja dha kryesimin e tij, Imzot Bumçit, një prift katolik, që përfaqësonte vetëm 10% të besimit të shqiptarëve. Ky akt, që pas ndërhyrjes së Papës shpëtoi integritetin shqiptar, ishte edhe epilogu i tij politik. Pas kësaj u zhduk nga skena politike. Ka vdekur në Paris.

Esad Pashë Toptani

Një nga figurat më të mëdha të bejlerëve të Shqipërisë së Mesme. E filloi karrierën si ushtarak në Stamboll dhe me kalimin e kohës arriti të bëhet një nga komandantët e Gardës së saj. Ishte protagonist në largimin e Sulltan Abdyl Hamitit, që e arrestoi vetë. U rikthye në Shqipëri më 1912, kur u bë i famshëm në gjithë Evropën në fillim si Nënkomandant dhe më pas komandant i trupave mbrojtëse të Shkodrës, duke dorëzuar qytetin.

U aludua se vrau Riza Pashën, komandantin e saj. Ka qenë ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, derisa iku për një qeveri të re. Ishte Kryeministër për gati dy vjet. U vra në Paris, nga Avni Rustemi në Qershor 1920.

Sulejman Delvina

Delvina është Kryeministri i parë i politikës moderne shqiptare. Karrierën e filloi si profesor në Turqi, në Kolegjin e Gallatasarajt, deri më 1920 kur u kthye në atdhe. Kongresi i Lushnjës e zgjodhi kryeministër dhe ai e drejtoi vendin me ekuilibre për më shumë se 18 muaj. U zgjodh deputet dhe mbeti në politikë deri në vitin 1924. Në qershor të këtij viti u bashkua me Nolin dhe u bë Ministër i Jashtëm i qeverisë së tij. Në dhjetor, pas kthimit të Zogut, u detyrua të largohet. Jetoi kryesisht në Itali, në mërgim. Atje u sëmur nga kanceri. I kërkoi Zogut të vinte për të vdekur në Shqipëri dhe ky e lejoi, me kusht që të mos banonte në Tiranë. Vdiq në Vlorë më 1932.


Iliaz Vrioni

Iliaz Vrioni, fillimisht, ka qenë Kryetar i Bashkisë së Beratit kur ishte vetëm 25 vjeç. Më 1912 u bë firmëtar i aktit të Pavarësisë dhe më 1920 një ndër figurat kryesore të politikës shqiptare. Ka qenë pesë herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë Ministër i jashtëm i saj. Vdiq më 1934 në
Paris, ku ishte Ambasador i Shqipërisë dhe ku kishte fituar titullin më të lartë, ”Oficer i Legjionit të Nderit”. Trupi i tij u soll në Berat dhe u varros atje. Më 1948, nxënësit e shkollave të mesme të Beratit, e zhvarrosën dhe eshtrat ja hodhën në lumin e Osumit.

Pandeli Evangjeli

Figurë e njohur e mërgatës shqiptare në Bukuresht. Pronar i një kafeneje ku mblidhej elita e lëvizjes patriotike të Rumanisë, Pandeli Evangjeli, me origjinë nga Korça, ju bashkua grupit të Ismail Qemalit, që vinte për të ngritur flamurin në Vlorë. Ai u bë firmëtar i aktit të pavarësisë dhe më pas Prefekti i parë i Korçës. Iku sërish në Bukuresht dhe u rikthye më 1920. Që nga kjo kohë, u bë katër herë Kryeministër dhe shumë herë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Kundërshtoi pushtimin italian dhe më 1939 u tërhoq nga politika aktive. Kur vdiq më 1949 në Korçë, ishte gati një anonim dhe krejt i izoluar.


Qazim
Koculi
Ky është kryeministri më me pak kohë që ka qëndruar në ekzekutivin shqiptar. Ai qëndroi vetëm pak orë. Ish-marinari i flotës turke erdhi më 1912. Kurse u bë Hero i luftës së Vlorës më 1920. Më 6 dhjetor 1921 u bë Kryeministër, por dha dorëheqjen pas 13 orësh duke e ndjerë se po e mashtronin. ثshtë Kryeministri më afatshkurtër në historinë e Shqipërisë e mbase edhe të botës. Pas fitores së Zogut më 1924 u largua dhe më 1939 u kthye përsëri në Shqipëri. U vra më 1943 prej italianëve.

Hasan Prishtina

Aktivist i çështjes së Kosovës dhe deputet i Parlamentit Turk në vitin 1908. Ai u bë figurë e rëndësishme e pavarësisë dhe deri në vitin 1914 u përpoq të ashpërsonte Tiranën me Serbinë e më pas me Jugosllavinë. Qëndroi Kryeministër vetëm pas ditë dhe u detyrua të japë dorëheqjen. Më 1927, një i dërguar i Ahmet Zogut e vrau në Selanik.


Idhomene Kosturi

I lindur më 1873 ndërroi jetë me një atentat në Durrës në vitin 1943. Ka qenë politikan i njohur por shumë modest. Ishte dy herë ministër derisa shkoi në postin e kryeministrit të Shqipërisë. Kërkesa që i bëri Ahmet Zogut dhe refuzimi i këtij i hapur e uli shumë personalitetin e tij. Atë e gjejmë dhe në Elbasan në vitin 1909 në Kongresin e shkollës shqipe. Do marrë sërish aktivitet më 1943, kur e gjejmë si Kryetar të Asamblesë që do shpallte pavarësinë nga Italia.


Xhaferr Ypi

Xhaferr Ypi sërish një nga personazhet e Turqisë Perandorake. Pas 1912 qëndroi në politikën aktive. Disa herë ishte Ministër dhe një herë Kryeministër. Spektri i tij shkon nga Zogu deri tek Italianët. E priti me lule اianon më 8 prill 1939 dhe u vra në vitin 1943, në jug të Shqipërisë si pasojë e një bombardimi të avionëve anglezë.


Ahmet Zogu

Nga figurat më të njohura të politikës dhe historisë shqiptare. Më vitin 1913 u njoh në fillim kur së bashku me disa malësorë të armatosur hidhet në ndihmë të Esad Toptanit, dajës së tij, kundër Haxhi Qamilit. Më 1915 lufton bashkë me Austro hungarezët. Nuk i ndahet kurrë gjatë jetës dashuria për Vjenën. Më 1920 me 400 trimat e tij garanton zhvillimin e Kongresit të Lushnjës, që e zgjodhi edhe Ministrin e Brendshëm të Qeverisë Delvina. U zgjodh fillimisht Kryeministër dhe më pas President i Shqipërisë. ثshtë kryeministri më i ri në historinë e Shqipërisë, i zgjedhur në moshën 27 vjeçare. Më 1928 një Asamble Kombëtare e shpalli Mbret të Shqipërisë, titull të cilin e mbajti deri në fund të jetës së tij. Vdiq në
Paris më 1961. Varri tij gjendet në Kanë.

Shefqet Vërlaci

Njeriu më i pasur i Shqipërisë. Një nga pasardhësit direkt të familjeve feudale shqiptare. Pati një lidhje të fortë me Zogun prej krushqisë. Me prishjen e saj u largua pak nga vendi dhe u rikthye më 1939 së bashku me forcat italiane të pushtimit. Më 1943 u vendos përfundimisht në Itali, ku edhe vdiq në fund të viteve ’50.


Fan Noli

Lindi në një nga fshatrat shqiptare të Azisë së Vogël. Në politikë vjen në vitet 1913, si përfaqësues i kolonisë së shqiptarëve të Amerikës. ثshtë dy herë deputet dhe në vitet 1922-1924, u bë shef i opozitës shqiptare në parlament. Më 1924, mori pjesë në Revolucionin e Qershorit. E fitoi me short postin e kryeministrit me Sulejman Delvinën dhe Sami Vrionin. Në pushtet ishte vetëm 6 muaj dhe kur erdhi Zogu ky iku në Itali. Thonë se atje u betua se nuk do merrej me politikë me shqiptarët. U vendos në Amerikë dhe derisa vdiq, ju kushtua studimeve dhe jetës kishtare. Kur më 1946 Enver Hoxha i ofroi postin e Kryetarit të Parlamentit, ai nuk e pranoi, ndërsa vdiq në
Florida, i vetëm, më 1965. Varri i tij gjendet në Boston.

Koço Kota

Lindi në Përmet. Kishte bërë shkollën në Kalabri dhe u angazhua në një sërë detyrash në vitet 1920 – 1944. Ka qenë disa herë Kryeministër në kohën e Zogut dhe Ministër në një qeveri kuislinge të Italisë. Më 1944 u arratis, por eksponentë të sigurimit shqiptar së bashku me oficerë sovjetikë dhe të EAM Grek e arrestuan në Selanik më 1945. U dënua me burgim të përjetshëm dhe vdiq në Burgun e Burrelit, paradoksalisht në atë vend, të cilin e kishte firmosur vetë, kur ishte Kryeministër.


Mehdi Frashëri

Figurë e njohur e politikës shqiptare. Ai erdhi në Shqipëri më 1912. U bë Ministër në disa qeveri, ndërsa më 1935 krijoi atë që në Shqipëri njihet si Qeveria e të rinjve. Figurë komplekse dhe në ditët para pushtimit e tregoi veten si një aktivist kundër italianëve. Italianët e internuan, ndërsa gjermanët e thirrën në krye të Këshillit të Regjencës. Donte një Shqipëri të pavarur me aleate gjermanët, por nuk ja arriti dot. U largua në Romë ku edhe vdiq në vitet ’60. ثshtë autor i disa librave, mes të cilëve “Problemet shqiptare”.


Mustafa Kruja

Filo-italian dhe pinjoll i një familje të shkallëve të ulëta. Hyri në politikë, si pro-italian në vitet 1918-’20 dhe mbeti për shumë kohë atje. Karakteristikë e tij është se në pjesën më të madhe të lëvizjeve ka qenë i përjashtuar apo i kërcënuar me vdekje. Kartën italiane e luajti të plotë pas pushtimit të Shqipërisë. Pas Vërlacit u bë Kryeministër dhe pas kapitullimit të Italisë u vendos përfundimisht atje. Më 1951 u transferua në SHBA, ku edhe vdiq më 1958.


Eqrem Libohova

E filloi karrierën si ushtarak në Perandorinë Turke dhe më pas u bë adjutant i Princ Vidit. Gjatë viteve të Mbretërisë disa herë shërbeu si Ambasador dhe Ministër i jashtëm. I njohur si pro-italian ai ju bashkua që në fillim trupave të pushtimit. Më 1943, u zgjodh dy herë, për fare pak ditë si Kryeministër i Shqipërisë në qeveritë kuislinge.


Maliq Bushati

Nuk ka shumë të dhëna për të. U përfshi në Qeverinë e parë të Shefqet Vërlacit. Nga ana tjetër, ai ishte një nacionalist i njohur dhe kjo i bezdisi italianët që e nxorën jashtë. Më datë 12 shkurt 1946, Gjykata Speciale e dënon Maliq Bushatin me vdekje. Ai ekzekutohet menjëherë.


Rexhep Mitrovica

I lindur në Kosovë, më 28 nëntor 1912, ai u bë firmëtar i aktit të pavarësisë dhe që nga kjo kohë militoi disa herë në politikën shqiptare, fillimisht si gazetar i njohur dhe më pas si Ministër. U largua pas fitores së Zogut dhe pas rikthimit, më 1943, u arrestua nga Italianët. Gjermanët e zgjodhën kryeministër për reputacionin pozitiv që zotëronte në popull. Më 1944 u largua dhe u vendos në Francë, ku edhe vdiq.


Fiqiri Dine

Në vitin 1945 Fiqiri Dine arratiset jashtë vendit si kundërshtar i regjimit komunist. Ky ishte epilogu i tij. Ishte vendosur në qershor të vitit 1944 në krye të qeverisë kuislinge me shpresën se do të neutralizonte gjendjen. Por, në atë kohë, situata po rrëshqiste nga duart në të gjitha drejtimet dhe zogisti nuk mundi që të mbante postin më shumë se dy muaj. Ishte si propozim i Abaz Kupit.


Ibrahim Biçaku

Ka qenë dy herë Kryeministër dhe ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës shtator, 1944 - nëntor, 1944. Ishte kryeministri i fundit, i mbështetur nga gjermanët. Më 13 prill 1945, Ibrahim Biçaku dënohet nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm, si bashkëpunëtor i pushtuesve. Ibrahim Biçaku doli nga burgu dhe jetoi në qytetin e Elbasanit.


Enver Hoxha

Shqiptari më i fuqishëm pas Luftës së dytë Botërore. Qëndroi në pushtet deri në vdekje, në 11 prill 1985. Në dhjetë vitet e para të pasluftës, kishte marrë në duar të gjitha pushtetet, ishte njëkohësisht edhe sekretar i parë i Partisë Komuniste, edhe i ekzekutivit. Diktator i egër, ai mundi të qeverisë me dorë të hekurt në mynyrë absolute mbi vendin.


Mehmet Shehu

Gjithmonë i dyti në pushtet. Ish-partizan dhe luftëtar i Spanjës, Shehu ishte krahu i djathtë i Hoxhës. Deri përpara vetvrasjes së tij, ende ajo konsiderohet e dyshimët, mendohej si pasardhësi i tij në pushtet. U bë viktimë e klaneve të cilat luftonin për të qenë të zgjedhurit e Hoxhës. Mbas vdekjes u shpall tradhëtar dhe poliagjent, familja e tij pati një fat tragjik.


Adil اarçani

Kryeministri i fundit komunist. Pa karizmëën e dy diktatorëve Hoxha e Shehu, اarçani në kapërcyellin mes dy sistemeve u bë simbol i falimentimit të socializmit në Shqipëri. Vdiq në 1994, ndërkohë që ishte nën akuzë penale për genocid.


Fatos Nano

Një nga figurat më komplekse të periudhës së pluralizmit. Disa herë kryeministër dhe kryetar i partisë socialiste. Ka pasur një rol kyç në shndërrimin e PPSH-së dhe tkurrjen e forcave konservative të saj. I burgosur politik për tre vjet nga kundërshtari i tij Berisha. Mbas humbjes së zgjedhjeve në 2005 dhe dështimit të tentativës për t´u zgjedhur President i Republikës në 2007, qëndron i tërhequr nga politika aktive. Deputet i PS-së.


Ylli Bufi

Morri qeverinë në ditët më të vështira. Ka mbetur emblematike thënia e tij e vërtetë se Shqipëria rrezikonte urinë sepse kishte rezerva gruri vetëm për 6 ditë. Qeveria e tij nisi e para të bënte reforma dhe privatizime të dyqaneve dhe magazinave të para. Deputet i PS-së në të gjitha legjislaturat e deritanishme.


Vilson Ahmeti

U konsiderua zgjedhja e duhur dhe drejtoi një qeveri me program të paplotë, thjesht do të shërbente për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. U arestua nën akuzën për shpërdorim detyre si i përfshirë në skandalin Arsidi, akuza që nuk u provuan kurrë dhe fitoi pafajësinë. I papërfshirë në politikë, merret me biznes privat.


Aleksandër Meksi

Kryeministri i parë jokomunist i vendit. Profesor, doktor, shkencëtar. Autor i reformave të qenësishme ligjore, ekonomike dhe sociale. Nismëtar i privatizimeve të para në vend. Dha dorëheqjen mbas shpërthimit të krizës së piramidave. Aktualisht merret me botimin e korpusit të librave të tij shkencorë dhe politikë.


Bashkim Fino

Kryeministri socialist që ju ngarkua përgjegjësia të qeveriste një vend që ndodhej në anarki. Detyra kryesore ishte përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme te cilat u fituan nga PS në 1997. më pas zëvendëskryeministër dhe disa herë ministër. Sot deputet i PS-së.


Pandeli Majko

Drejtoi vendin gjatë krizës së luftës në Kosovë. Morri lavdërime të mëdha nga faktori ndërkombëtar, por u dorëhoq mbas humbjes së garës për kreun e PS-në në konkurrim me
Fatos Nanon, ky i fundit e zëvendësoi edhe mandatin e dytë në postin e kryeministrit. Sot deputet i PS-së.

Ilir Meta

Dy herë kryeministër. Mandati i tij i parë u shenjua nga përfundimi i disa akseve kryesorë rrugorë, i dyti nga konfliktet me kreun e PS-së Nano. U dorëhoq, por më pas u bë zëvendës i tij në qeveri. Dorëheqjen e tij të dytë e shoqëroi me themelimin e LSI-së. Sot deputet.


Sali Berisha

Një nga themeluesit e PD-së. Dy herë President i Republikës, por mandatin e dytë e ndërpreu me dorëheqje. Mbas tetë vitesh në opozitë rikthehet në pushtet dhe merr postin e kryeministrit që e mban edhe sot. Aktualisht është edhe kryetar i Partisë Demokratike që nga viti 1991. /Revista MAPO/


1. ISMAIL QEMALI Dhjetor 1912 – Janar 1914

2. TURHAN PASHA Mars 1914 _ Maj 1914
3. TURHAN PASHA 2 Maj 1914 _Shtator 1914
4. ESAD TOPTANI Shtator 1914 _Janar 1916
5. TURHAN PASHA 3 Dhjetor 1918 _Janar 1920
6. SULEJMAN DELVINA Janar 1920 _Nëntor 1920
7. ILIAZ VRIONI Nëntor 1920 -Korrik 1921
8. ILIAZ VRIONI 2 Korrik 1921 -Tetor 1921
9. PANDELI EVANGJELI Tetor 1921 -Dhjetor 1921
10. QAZIM KOCULI 6 dhjetor 1921 -6 Dhjetor 1921
11. HASAN PRISHTINA 7 dhjetor 1921 -12 dhjetor 1921
12. IDHOMENE KOSTURI 12 dhjetor 1921 -24 dhjetor 1921
13. XHAFERR YPI Dhjetor 1921 -Dhjetor 1922
14. AHMET ZOGU Dhjetor 1922 -Shkurt 1924
15. SHEFQET VثRLACI Mars 1924 -Maj 1924
16. ILIAZ VRIONI 3 Maj 1924 -Qershor 1924
17. FAN NOLI Qershor 1924 -Dhjetor 1924
18. ILIAZ VRIONI 4 Dhjetor 1924 -Janar 1925
19. AHMET ZOGU 2 Janar 1925 -Janar 1925
20. AHMET ZOGU 3 Shkurt 1925 -Shtator 1925
21. AHMET ZOGU 4 Shtator 1925 -Shkurt 1927
22. AHMET ZOGU 5 Shkurt 1927 -Tetor 1927
23. AHMET ZOGU 6 Tetor 1927 -Maj 1928
24. AHMET ZOGU 7 Maj 1928 -Shtator 1928
25. KOاO KOTA Shtator 1928 -Janar 1929
26. KOاO KOTA 2 Janar 1929 -Mars 1930
27. PANDELI EVANGJELI 2 Mars 1930 -Prill 1931
28. PANDELI EVANGJELI 3 Prill 1931 -Dhjetor 1932
29. PANDELI EVANGJELI 4 Janar 1933 -Tetor 1935
30. MEHDI FRASHثRI Tetor 1935 -Nëntor 1936
31. KOاO KOTA 3 Janar 1937 -Prill 1939
32. SHEFQET VERLACI 2 Prill 1939 -Nëntor 1941
33. MUSTAFA KRUJA Nëntor 1941 -Janar 1943
34. EQREM LIBOHOVA Janar 1943 -Shkurt 1943
35. MALIQ BUSHATI Shkurt 1943 -Maj 1943
36. EQREM LIBOHOVA 2 Maj 1943 -Gusht 1943
37. REXHEP MITROVICA Tetor 1943 -Qershor 1944
38. FIQIRI DINE Qershor 1944 -Gusht 1944
39. IBRAHIM BIاAKU Shtator 1944 -Nëntor 1944
40. ENVER HOXHA Nëntor 1944 - 1954
41. MEHMET SHEHU Nentor 1954 - Dhjetor 1981
42. ADIL اARاANI Janar 1982 - Shkurt 1991
43. FATOS NANO Shkurt 1991 - Prill 1991
44. FATOS NANO 2 Prill 1991 - Qershor 1991
45. YLLI BUFI Qershor 1991 - Dhjetor 1991
46. VILSON AHMETI Dhjetor 1991 - Prill 1992
47. ALEKSANDثR MEKSI Prill 1992 - Qershor 1996
48. ALEKSANDثR MEKSI 2 Qershor 1996 - Mars 1997
49. BASHKIM FINO Mars 1997 - Korrik 1997
50. FATOS NANO 3 Korrik 1997 - Shtator 1998
51. PANDELI MAJKO Shtator 1998 - Tetor 1999
52. ILIR META Tetor 1999 - Shtator 2001
53. ILIR META 2 Shtator 2001 - Shkurt 2002
54.PANDELI MAJKO 2 Shkurt 2002 - Gusht 2002
55.FATOS NANO 4 Gusht 2002 - Shtator 2005
56. SALI BERISHA Shtator 2005 - në vijim.
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

[FONT=&quot]Pyetje e radhës: Cili është Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar? [/FONT]
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

[FONT=&quot]Pyetje e radhës: Cili është Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar? [/FONT]

Himni Kombetar

Në një vështrim të përgjithshëm, çështja e himneve kombëtare të vendeve të ndryshme është një problem i cili filloi të popullarizohej fillimisht në Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Në fakt, himne ka patur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qënë në këtë shkallë kaq të rëndësishme të cilës i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve. Muzikologjia daton si të parin himn atë të Holandës, himn i cili i përket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndërkohë, himni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, himni më i gjatë në ekzekutim është “Marcha de la Patria”, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813; ndërkaq himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë etj. Pra siç e shohim, historia e formimit të himneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme. Me sa duket, në përcaktimin ose jo të një krijimi muziko-letrar si himn kombëtar, rol kryesor kanë luajtur edhe kontekste të caktuara, kryesisht historike në historinë e një vendi.

Por ka edhe shembuj të tjerë. Këtu gjej rastin të përmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u përcaktua në vitin 1949 me anë të një vendimi zyrtar të Selisë. Në bazë të himnit të Vatikanit qëndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi këtë muzikë në vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut të XI), muzikë e cila gati 100 vjet më vonë u vendos të ishte himn zyrtar i Selisë së Shenjtë. Dhe raste të tilla ka shumë.

Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar
Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.

Nga këto rradhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vëmë re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit tonë, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.

Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music”, është shkruar si më poshtë: himni “Rreth flamurit të përbashkuar” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912, fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni, muzika e himnit është kompozuar nga Ciprian Porumbesku.

Duke i shqyrtuar një nga një për sa më sipër, e vëteta do që të theksohet fakti kuptimplotë, se përpara se himni të bëhej himn zyrtar i shtetit të ri shqiptar më 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.

Së dyti, lidhur me fjalët e himnit. Në asnjë vend të botës, nuk gjejmë një himn kombëtar i cili t’i kushtohet po një simboli tjetër kombëtar siç është flamuri, dhe që të dy së bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotë e “Betimi mi flamur”-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni në vitin 1908:

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!


Lidhur me origjinalitetin e poezisë së himnit do të citonim përsëri Lasgushin i cili thotë se “…tituli “Betimi mi flamur”, që i ka vënë himnit Asdreni, është një koncept dhe një akt e fakt etnikërisht shqiptar”. Po të njëjtën gjë në koncept e pohon edhe Migjeni, qysh në vargun e parë të poezisë kushtuar Melodisë kombëtare: “U vodh kënga nga zemra e kombit”. Që të gjithë e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nën hijen e tij qofshim dhe në dorën tonë valoftë”.

Së treti lidhur me muzikën e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnë të paktën në karakterizimin e përgjithshëm të himnit tonë për nga përbërësi muzikor i tij. “Këngë a vaj? اë je? Thuejma, zemër kombi! (Migjeni); “U bë Shqipëria! Po u bë duke vuajtur me buzëqeshje, duke u kurajuar me këngën e jetës dhe të vdekjes nër dhëmbe: me Himnin e saj Kombëtar Shqiptar” (Lasgushi).

Më tej, Prof. Sokoli thotë se “… motivi i këtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqë këngët e lartpërmendura (nga kjo traditë-shënimi ynë) janë më të hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkëkohor George Ligetti konstaton me të drejtë ngarkesën edhe origjinën internacionale të parakrijimit të Himnit Shqiptar të Flamurit. Pohimi i kësaj të dhëne është me rëndësi jo vetëm për faktin se krijimi i himnit tonë në pikëpamje muzikore ishte drejtuar përkah orientimit të përgjithshëm perëndimor, por dhe se në këtë mënyrë nuk ka arsye që ende të citohet Porumbescu si krijues i tij. Vetë krijimtaria muzikore e Purumbeskut ka një lidhje të fortë me traditën e shquar muzikore të Austrisë, vend ku ai studioi muzikë pranë konservatorit të Vienës. Tashmë njihet fakti, se në bazë të himnit të tij qëndron një nga meloditë më te njohura të rinisë austriake të gjysmës së dytë të shek. XIX. Në rastin e himnit të vjetër të Rumanisë “Pe al nostin steag”, të kompozuar nga C. Porumbescu me fjalë të A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton të krahasojmë fillimet e këtyre këngëve gjermane me fillimin e Himnit të Flamurit për të parë ngjashmërinë e madhe, ose pothuajse njëjtësinë e disa masave”.

Në Shqipëri në vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonë konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave të para të muzikës profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor këngësh me origjinë vendase dhe internacionale, këngë të cilat këndoheshin në gjuhën shqipe. Kjo gjë u vu re si në aspektin e këngëve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe në fushën e këngëve patriotike e më pas atyre partizane. Pa u zgjatur këtu do të përmendja këngën “Të gjithë ne o djema”, me fjalë dhe muzikë nga Spiridon Ilo (1876-1950); këngën “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Këngën e dëshmorëve të Shkodrës”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Këngën e Asim Zenelit” me fjalë nga Qamil Buxheli dhe muzikë nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokë me ne në çetë”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalë nga A. Skali dhe muzikë nga Kristo Kono; këngët “Kushtrimi i lirisë”, “Britma e çlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisë” me muzikë të Dhora Lekës e shumë të tjera. E gjithë kjo krijimtari kishte bërë jetën e saj nga goja në gojë dhe vetëm gjatë viteve ’50, tek ne u bënë përpjekjet e para për të grumbulluar dhe notizuar këngët patriotike edhe partizane që ishin kënduar nga populli për vite me rradhë duke përfshirë këtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para të kësaj fushe i përkasin vitit 1959 të përgatitura përkatësisht nga Gaqo Avrazi -“Këngë patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Këngë partizane”.

Në materialet shoqëruese të tyre me të drejtë konstatohet se në përgjithësi për të gjithë këtë repertor vihet re se pjesërisht janë krijime me autor, pjesërisht të popullit dhe pjesërisht melodira të importuara që tashmë ato janë asimiluar në thesarin e muzikës sonë. Konstatimi vazhdon me faktin se populli këto këngë i ka bërë të tijat duke marrë formën shqiptare saqë po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnë mjaft njera nga tjetra. Dhe ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Në kulturën muzikore të ç’do vendi, në të gjitha kohërat gjendet një repertor i tërë muzikor i cili qarkullon pa ndërprerë, duke ndryshuar gjuhën si dhe stilemat muzikore të materialit fillestar. Kjo është një dukuri normale e shkëmbimit të kulturave.

Për sa më sipër, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund të quhet plagjaturë e për më tepër imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet të konsiderohet si një pamundësi kompozimi prej krijuesve shqiptarë. Pikërisht zgjedhja e kësaj melodie ndoshta mund të ketë qënë edhe e rastësishme, por ne mendojmë se parapëlqimi i saj synonte zgjedhjen e një gjuhe muzikore tepër të lexueshme e të qartë për të tjerët, për të kuptuar aspiratën e kombit shqiptar në ato vite të errëta të historisë së tij. Duke pasur dhe përdorur në ndërtimin e tij melodik, gjymtyrë të tëra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastësore”), pikërisht Europën. I krijuar në kohën e ripërtëritjes së ndërgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zërin e njërit prej popujve të rilindur të Europës.

Rreth historisë së shkrim-notizimit të himnit kombëtar
Duhet theksuar se që nga krijimi i tij e deri në fund të viteve 40’ të shek. XX, himni ynë përveç se është kënduar dendur, ka bërë një jetë më së shumti gojë më gojë dhe pjesërisht është interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmëri pasi ai ishte i destinuar të luhej edhe në ceremoni të ndryshme të shtetit shqiptar jashtë vendit. Në një letër të dërguar nga Faik Konica, në atë kohë përfaqësues në legatën e Mbretërisë Shqiptare në Washington, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A një letrë ku më luten t’u gjej një kopje për bandë t’avazit kombëtar të Shqipërisë…kuptova që avazi ynë ësht i vetëmi avaz kombëtar që nuk e kanë”.

Për herë të parë për partiturën e himnit flet Lasgushi kur përshkruan dërgimin e himnit në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908 me anë të Tashko Ilos dhe Hilë Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qëllim kasnecë, pasi ishin në të vërtetë mbartës të një mesazhi që fillimisht duhej kënduar. Që të dy erdhën në Korçë “… me partiturat e himnit të bëra imtësisht gati me fjalë shqip”, dhe prej këtu filloi mësimi dhe përhapja e himnit kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Po sipas Lasgushit “…përhapja parashikonte në krye të të gjithave mësimin e këngës”. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh Hilë Mosi i cili kishte përveç formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

Mendoj se përhapja e himnit në popull do të ketë pasur vështirësi serioze për dy arsye. E para lidhet me mungesën e mësimit të muzikës dhe të sistemit muzikor në Shqipëri në ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor të shqiptarit. Përhapja e himnit në një rrugë “gojë më gojë”, ndërmjet transmetuesve të tij (shpesh herë pa arsim muzikor), dhe bartësve të tij të ardhshëm , me siguri duhet ë ketë sjellë një rikrijim të mundshëm të tij. Së dyti, historia ka provuar se është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që një populli si i yni t’i imponosh një melodi të huaj, aq më tepër melodinë që do të shndërrohej më pas në këngën kombëtare shqiptare.

Në një kohë me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos në Korçë, një shtytje mësimit të muzikës në përgjithësi dhe mësimit të himnit në veçanti i dha krijimi i “Bandës së Lirisë” themeluar më 1 tetor 1908. Qysh në formim banda përbëhej prej 25 muziktarësh me vegla të ndryshme. Fakt është se komuniteti i ri i muziktarëve në Korçë, pajtoi me pagesë një dirigjent italian të quajtur Pasquale i cili shërbeu si dirigjent i “Bandës së Lirisë”. Aq shumë u lidh ai me të sa më vonë edhe himnin e bandës së Lirisë e kompozoi ai vetë me fjalë të Hil Mosit. Pas kësaj periudhe, me gjallimin edhe të formacioneve të tjera muzikore nëpër qytetet e Shqipërisë si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, përhapja e himnit me nota u bë më e lehtë.

Mbi regjistrimet muzikore të himnit tonë kombëtar
Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo është shoqëria e parë diskografike shqiptare e shekullit të XX, e ideuar dhe themeluar në Amerikë në vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korça. Në një kontekst më të përgjithshëm, vlera e “A.P.R” është shumëplanëshe dhe lidhet me gjithë zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor shqiptar të viteve ‘20-‘40. Himni ynë kombëtar është kënduar dhe regjistruar në disk nga vetë Spiridon Ilo së bashku me tenorin arbëresh Giuseppe Mauro. Vlen të theksohet se tenori arbëresh Giuseppe Mauro, në vitet 20’ të shek. XX ka qënë një ndër tenorët me famë botërore. Në kohën kur së bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonë kombëtar në diskun e prodhuar nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me të njëjtin titull e Verdit.

Himni ynë ka njohur shumë versione të regjistruara në disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri në fund të viteve ’60. Ndër këto regjistrime në disqe, përmendim atë te regjistruar pranë “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Një pjes e korit të shkollës Normale Femërore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu në diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorë” etj. Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë kombëtar, është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar Prof. اesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitës së Presidentit gjerman në Shqipëri.

Historiku i përpjekjeve për himne të tjera kombëtare
Na duhet të themi se mbas pëlqimit të përgjithshëm të “Rreth flamurit të përbashkuar” si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi për himn kombëtar. Poezi për himn kombëtar kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921 si fitues i vendit të parë në konkursin për himn kombëtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”, Mihal Grameno me titull “Kënga Kombëtare”, Hil Mosi “Himn i Bandës së Lirisë”. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E përbashkëta e gjithë këtyre poezive është fakti se që të gjitha pothuajse i referohen përsëri simbolit të flamurit, gjë që është edhe në thelb të poezisë së Asdrenit.
Mbi njatë flamur Perëndia
me dorë t’vet Ai ka shkrue:
Për shqiptarët do t’jet Shqupnia.
At. Gjergj Fishta
O vend e vatër,
O nëne e babë.
Fan Stilian Noli

Një poezi të shkëlqyer përsa i përket references sonë lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja:

Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirë shkëlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat për fitore
Më nuk shartohet mbi lavdin njerëzore
Porsi një shenjë drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e përfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mërgimin dhe as ndalet fare
në një breg mikpritës n`siguri.

N`mëshirë të fatit përherë duke ndeshur
Intruga diplomatësh, n`hidhërim
ا`do shpresë e ç`do premtim ngadalë i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjë s`mbetet.
Më keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.


Qysh në vitin e parë të vendosjes së mbretërisë nga Ahmet Zogu, Shqipëria u bë edhe me himnin e mbretërisë. Në ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretërisë i kushtohej tërësisht figurës së mbretit, një traditë e njohur kjo për të gjitha himnet e mbretërive, me muzikë të Thoma Nasit dhe me fjalë të Kristo Floqit. Një tjetër përpjhekje për himn mbretëror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti të njihej si i tillë. Një variant i himnit të mbretërisë është interpretuar dhe regjistruar në disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut në vitet ’20.

Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e “Himnit zyrtar kombëtar”. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himni dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25 pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllim bërjen e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të Komisionit të ngritur për kremtimet e 25 vjetorit të vetqeverimit, “… hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune”.

Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni “… si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare”, komisioni i përbërë nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një komison-juri, e cila do të vendoste për caktimin e krijimit artistik i cili do të ishte himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Për hir të së vërtetës, Mid`hat Frashëri bën dorëheqjen nga kjo Juri, dorëheqje e bërë e ditur publikisht me letrën e tij të dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qëndror të kremtimeve të vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e përbërë nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallën fitues himnin e krijuar nga i poshter اela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.

O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim;
E prej qiellit t`Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim

Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs i cili do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë u fshi nga qarkullimi, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës. Për variacion të temës së njohur të flamurit, edhe konkursi në fjalë u quajt “Tekstet për konkursin e Hymnit të Flamurit”. Më pas kemi edhe një konkurs për melodinë e himnit kombëtar. Në konkurs u shpall fitues një kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe për këtë nuk pati një vendim zyrtar të metëjshëm për ta zyrtarizuar si himnin tonë kombëtar. Krijime artistike mbi këtë temë, të konsideruara në vetvete të pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi të realizuar me vargje të Loni Logorecit dhe “muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo” në tonalitetin Fa +. Ky variant është botuar edhe me nota (facsimile e partiturës) dhe hapet me strofën:


Ardhi koha e bekuar
Për Shqipëri të lëftojmë
Mbretin tonë ta nderojmë
Dhe të vdesim të gëzuar


Në kopertinë të këtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmë edhe foton e tenorit të shquar arbëresh Giuseppe Mauro dhe shënimin “… kënduar prej të dëgjuarit tenorit shqipëtar Zotit Giuseppe Mauro”.

Në këtë kohë, një përpjekje tjetër për të ndryshuar himnin ekzistues të flaumurit, u bë edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Në ndryshim nga sa më sipër, këta dy autorë e ruajtën të paprekur linjën melodike të “Himnit të Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve të tij. Me këtë rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi të parin klavir të himnit tonë kombëtar së bashku me harmonizimin përkatës

Pas pushtimit , në vitet 1942-43, në malet e Shqipërisë partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisë çlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisë sonë, kjo krahas shumë himneve të brigadave partizane apo formacioneve të tjera luftarake etj. Pas çlirimit të vendit më 29 Nëndor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himn kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall “Himni i Shqipërisë së re”, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua që të zëvendësonte himnin ekzistues për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse “Himni i Shqipërisë së re” (në ndonjë rast edhe me fjelë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë. Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve ’70. Nga Këshilli i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe kulturës si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u shpall një konkurs për “Himnin e Republikës”. Në këtë konkurs morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta اesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, studiueses dhe kritikes së muzikës zj. Hamide Stringa konkursi pati një organizim shumë serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorët. Më kujtohet se kemi bërë shumë takime për të parë materialet dhe për t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga اesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit të titulluar “E lirë u ngrit toka jonë”. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit “Për ty atdhe”.

Historia e himneve vazhdon edhe më tej, por gjithësesi pa sjellë ndonjë rezultat i cili të ndikonte në ndryshimin e himnit tonë kombëtar. Në të gjithë këtë histori të himneve të tjera, ajo ç’ka duhet thënë është e lidhur me faktin se asnjë vendim nga cilido forum artistik apo shtetëror, nuk ka ndikuar në zëvendësimin apo ndryshimin e himnit ekzistues të flamurit, për arsyen e thjeshtë, se himni është ngulitur thellë me rëndësinë, peshën dhe domethënien e tij në memorien kolektive të shqiptarëve. Ndoshta gjithë ç’ka thamë më sipër mund të jenë një argument i mjaftë për të kuptuar, se pse kanë “dështuar” përpjekjet për të ribërë në himn të ri të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se s’do të ketë përpjekje të tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit të përbashkuar” të mos njihet më si himn zyrtar, shqiptarët kudo që të jenë do të vazhdojnë përsëri të këndojnë thjesht këngën “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Së fundi
Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit “Betimi mi flamur”, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare. Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i “prishjes” së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qënë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Për sa më sipër, e udhës do të ishte që të presim kohë më të qeta, kohë gjakftohta të cilat do të na ndihmojnë që të rishikojmë të gjithë së bashku, me qetësinë dhe maturinë e duhur gjërat të cilat mund të ishin bërë ndryshe, ku një ndër gjërat mbase do të ishte edhe himni.

Deri atëhere, himni i vërtetë i shqiptarëve apo “Avazi ynë kombëtar”, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4 të Kushtetutës: Himni Kombëtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”.
__________________
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Kush eshte SKULPTORI I POPULLIT? Reth veprave te tij ( tituj dhe foto), dhe dicka reth jetes tij ( periudha qe ka jetuar, ku ka studiar...dhe gjera te tjera interesante ne lidhje me te)

Odhise Paskali, skulptor i Popullit, akademik, Nderi i Kombit

Vepra e tij mbetet një shkollë e vërtetë arti për skulptorët e rinj

NgaFerid Hudhri

Lindi në Kozhan më 1903 në Përmet. Në 1910, familja u vendos në Koblarë dhe Paskali i mori mësimet e para nga i ati që ishte prift dhe mësues në fshat. Shkollën fillore e përfundoi në Përmet, por edhe qyteti i Përmetit ishte i vogël për Paskalin me aspiratë të madhe. Pas shumë vështirësive ekonomike dhe pagesave të tjera, me ndihmën e një miku arbëresh, në 1916 u nis në Itali. Pasi kreu liceun në 1920 filloi studimet në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Universitetin Mbretëror të Torinos dhe, më pas në 1927, u laureua në fushën e Historisë së Artit, me historianin e njohur A.Ventura.

Gjatë viteve që ishtë në Torino, krahas studimeve në universitet, Odhise Paskali gjendej çdo ditë në studion e artistit Italian Rubino, ku mësoi mjeshtërinë e skulpturës. U bë I njohur që me krijimet e para kur ishte student. Shkruajti artikuj, poezi dhe tregime, përktheu novella dhe ese për artin. Në 1929 nxori numrin e parë të revistës Studenti shqiptar të cilin e drejtoi deri sa u mbyll, pas 7 numrash. Krahas krijimeve letrare, aty botoi foto nga punimet e tij në skulpturë si dhe nga tablotë e kolegëve artistë si:Abdurrahim Buza, Vangush Mio, Kristaq Sotiri e etj. Në 1935, nga biblioteka e njohur Argys në Tiranë, u botua një libër me 3 novela të përkthyera nga Odhise Paskali. Për disa vite artisti I ri u end midis letërsisë dhe artit, ende pa e përcaktuar drejtimin e ardhshëm të krijimtarisë së tij. 1928 shënoi kthesën përfundimtare dhe përkushtimin e plotë ndaj skulpturës. Bashkia e Korçës e porositi për një monument kushtuar luftëtarëve të lirisë. Skulptura “I urituri” realizuar me 1924, e kish bërë të njohur si një talent që rrezatonte dritë për artin kombëtar, ndërsa pas realizimit të monumentit Luftëtari Kombëtar në qytetin e Korçës 1932 Odhise Paskali do të bëhet skulptori më I njohur në Shqipëri. Në të njëjtën ditë u përurua edhe statuja tjetër e tij Flamurtari, në qyteti e Vlorës. Më pas u ngritën dhë 3 vepra të tjera në bronx, po nga Paskali: Mihal Grameno(Korçë, 1932), اeçis Topulli (Gjirokastër, 1934) dhe Skënderbeu(Kukës, 1939). Me statujat e Odhise Paskalit, disa nga qëndrat kryesore shqiptare morën një pamje të re duke fituar edhe një identitet të tyre. Pas 1927 Odhise Paskali angazhohet plotësisht në jetën artistike shqiptare dhe për disa vite do të jetë në krye të shumë veprimtarive të rëndësishme kombëtare. Në 1931, bashkë me akuarelistin Qenan Mesarea themeloi shoqerinë “Miqtë e Artit”, ku u mblodhën artistët të të gjitha fushave që jetonin në Tiranë. Po atë vit Odhise Paskali organizoi ekspozitën e parë kombëtare të artit në Shqipëri, që u hap në Tiranë, në maj të 1931. Ekspozita ndikoi dhe për themelimin e Shkollës së Vizatimit.Odhise Paskali që në fillim ishte një ndër mësimdhënësit kryesor, ndërsa më vonë u caktua drejtor I saj dhe luajti rol të rëndësishëm në konsolidimin e shkollës si dhe në zbulimin dhe përgatitjen e artistëve të rinjtë. Pas 1944, ndaj Odhise Paskalit, në fillim, u mbajt një qëndrim I rezervuar. Nuk u ftua të merrte pjesë në Ekspozitën Kombëtare të Pasçlirimit, në prill të 1945, meqenëse kishte realizuar më parë statujën e Mbretit Zog, si dhe buste të figurave të tjera të mbretërisë. Por vlerat e statujave në Bronx, të ngritura në sheshet e qyteteve e ruajtën të pacënueshëm figurën e Odhise Paskalit dhe ndikuan që ai të lejohet të rikthehet përsëri në art. Rifilloi përsëri krijimtarinë në skulpturë e buste heronjëve:Misto Mame 1948, Vojo Kushi 1949,që u vlerësuan midis punimeve më të bukura të atyre viteve. Më pas realizoi disa monumente si Partizani çlirimtar dhe Grupi skulpturar “Shokët” (Përmet, 1964), Partizani fitimtar(Mathausen, Austri 1968), Skënderbeu(bashkëautor Janaq Paço, Andrea Mano Tiranë 1968, bustet Dy heroinat(Gjirokastër, 1974) Vëllezërit Frashëri(bashkëautor Thoma Thomai, Tiranë 1978) Idriz Seferi(Prishtinë, 1980) Në 1965 realizoi variantin më të arrirë të bustit të Enver Hoxhës, që u riprodhua në qindra e mijëra kopje. Ajo u çmua si vepra që pasqyroi dhe e shëmbëllente më mirë figurën e udhëheqësit komunist të Shqipërisë. Për Odhise Paskalin u ngrit studioja e parë, më e madhe në Tiranë për skulpturë dhe, gjatë gjithë kohës, ai ka qenë një artistët më të vlerësuar në Shqipëri. Studioja e tij u kthye në shkollë për artistët e rinjtë si dhe për studiuesit dhe historianët e artit, pasi Odhise Paskali ka qenë gjithashtu edhe një njohës i mirë dhe studiues i zhvillimeve artistike. Punoi pak vite si drejtor I Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në pjesën më të madhe të kohës ka qenë në krijimtari të lirë, gjithë një i angazhuar në realizimin e statujave dhe monumenteve. Vazhdoi të shkruante artikuj dhe esse për artin, të cilat I përmblodhi në librin Gjurmë jete që u botua në vitin 1986. Ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave që në vitin 1973, I pari për shumë vite,nga fushua e arteve she ndër të parët artistë që mori titullin e lartë Skulptor I Popullit. Krijimtaria e Odhise Paskalit ndonëse përshkohet e gjitha nga e njëjta frymë romantike, nga studiuesit ndahet në dy periudha. Në periudhën e parë,p ara vitit1945 ku veç statujave që përmëndëm më lartë, bëjnë edhe disa buste dhe figurina në bronz veçohet për vlera më të spikatura artistike. Statujat dallohen për siluetat e bukura, modelimi harmonik sipas konceptit skulpturor të antikitetit klasik. Në buzë të asaj periudhe gjen trajtim më të thelluar të psikologjisë së personazheve, më shumë interpretim artistik nga autori. Me ato vlera të çmuara Odhise Paskali përcaktohet si themelues i skulpturës realiste shqiptare. Edhe për periudhën e dytë, pas 1945, ai vlerësohet midis skulptorëve më të shquar të vendit. Në disa nga krijimet e kësaj faze vërehet pasurimi I shprehjes artistike, ndërkohë që në disa të tjera gjen edhe skema pompoze të realizmit socialist, skema që pushtuan edhe skulpturën e atyre viteve, sidomos atë monumentale, ku bëjnë pjesë edhe disa punime të Odjise Paskalit. Në krijimtarinë e pasur të këtij mjeshtri Luftëtari Kombëtar është vlerësuar si një ndër statujat më të bukura të gjithë skulpturës shqiptare. Në zhdërvjedhtësinë e figurës së luftëtarit, ndjehet më shumë jetë dhe monumentalitet, ndërsa ritmi që krijohet nga palat e gjëra të gunës, flokët e hedhura dhe lëvizja e kokës, në kontrast me vertikalitetin e figurës, i japin më shumë madhështi dhe dinamizëm. E realizuar në përputhje me përfytyrimin popullor për luftëtarët e lirisë, ky monument, si dhe sheshi ku është vendosur, është kthyer prej disa vitesh, në një simbol të përpjekjeve për liri. Në 1986 statujën e zhvendosën në një shesh tjetër të Korçës, për të ngritur në vendin e saj monumentin e Enver Hoxhës. Por, pas 1990 Luftëtari Kombëtar u vendos përsëri atje ku ishte, në krye të bulevardit, ku qëndron edhe sot. Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të vendit. Pas, vdekjes studio e tij u kthye në Studio Muze, ku ishin vendosur vepra origjinale si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjera. Në Studio Muze ruhej edhe arkivi I pasur I OP me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat e pas 1990 studio u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave. Një pjesë e arkivit tani ruhet nga Fondacioni Kulturor “Odhise Paskali”, që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e artit Floriana Paskali. Pas titujve Skulptor I Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi I Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë si e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe sheshi I qytetit në Përmet.

Mjeshtër i madh i skulpturës

Skulptori i talentuar ka gdhendur pothuajse të gjithë figurat më të njohur të vendit dhe jo vetëm. Odhise Paskali lindi në Përmet më 22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985). Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino të Italisë, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Vite më vonë, në 1931-shin krijoi shoqërinë "Miqtë e artit". Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit. Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë , por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat:Artisti që ka gdhendur imazhin e Heroit Kombëtar para disa ditësh ka hapur një ekzpozitë në hollin e Muzeut Kombëtar. Kjo është një mundësi për të njohur nga afër autorin e dhjetëra veprave. Hapja e kësaj ekspozite, të titulluar “Ringjallja e Paskalit”, më 17 janar, përkonte edhe me ditëlindjen e Skëndebeut. Kjo është edhe arsyeja, pse në kolazhin e veprave të zgjedhura për këtë rast janë edhe disa krijime të famshme, kushtuar heroit. Një ndër to është busti i krijuar në Kukës në vitin 1939, kopje të së cilit ndodhen në Zvicër, dhe në Gjenevë, apo përmendorja 4 metra e lartë, e krijuar në vitin 1983 e që ndodhet në pavijonin e Mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar. Sipas kuratorit të kësaj ekspozite, Leonardo Voci, janë rreth 25 punët që do të ekspozohen, të cilat bëjnë pjesë në koleksionin privat të familjes Paskali. Disa prej tyre, të përfunduara, apo bocete, publikohen për herë të parë. Kështu publikohet për herë të parë boceti i veprës “Pjelloria”, ku paraqitet një grua nudo, gjysmë e shtrirë, e rrethuar nga dy vogëlushë, një prej të cilëve mban një kosh me fruta ndër duar. ثshtë një lloj perëndie e pjellorisë, e trajtuar si në mitologjitë antike. Bëhet fjalë për një skulpturë që daton vitin 1940 e që vepra origjinale ndodhet në oborrin e Pallatit Mbretëror në Tiranë. Do të ekspozohet një bust i papublikuar më parë i Abdyl Frashërit, për të vazhduar me një seri medaljonesh, të cilat skulptori i ka realizuar në vitet e para të krijimtarisë së tij, si ajo kushtuar prof. Ettore Stampinit, e realizuar në Itali në vitin 1935, apo Katy Pulcherrima e vitit 1927. Por më interesantja ndër to është ajo e titulluar “E puthura”, vepër e vitit 1935, ku paraqitet një vajzë dhe një djalë nudo, duke shkëmbyer një puthje. Por do të ketë edhe vepra e bocete më të njohura, si buste të vëllezërve Frashëri, apo rilindësve të tjerë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në hollin e MHK-së, deri në 17 prill. “Ringjallja e Paskalit” është një homazh që i bëhet skulptorit të madh në përvjetorin e lindjes së tij, një risjellje në jetë e vetë atij përmes veprave, të cilave u dha shpirt e ku ka dhënë një pjesë të vetes. Odise Paskali mund quhet pa frikë, themeluesi i skulpturës shqiptare. Lindi në Përmet në 22 dhjetor 1903 e u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, në 13 shtator 1985. Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino të Italisë, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Janë vite shumë aktive, gjatë së cilës krijoi vepra në skulpturë, por edhe në publicistikë. Gjithashtu, u angazhua në shoqëri atdhetare e dashamirëse të artit. U bë nismëtar për krijimin e shoqërisë “Studenti shqiptar” në Torino dhe për botimin e revistës së studentëve shqiptarë të atjeshëm në vitet ‘20. Ndërsa në vitet ‘30 e shohim nismëtar të shoqatës “Miqt e Arbrit”; si organizator të së parës ekspozitë të arteve figurative dhe të çeljes së Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Paskali na ka lënë pas rreth 600 vepra në skulpturë, ndër të cilat më të njohurat janë “I urituri”, “Skënderbeu”, “Shokët”, “اerçiz Topulli”, “Partizani fitimtar”, “Ushtari i panjohur”, “Vëllezërit Frashëri”, “Naum Veqilharxhi”, “Isa Boletini, etj”. Shumë syresh janë të shpërndara në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që nga Shkodra, në Korçë, në qytetin e tij të lindjes, Përmet, etj.

Veprat mbi kartëmonedha

Veprat e Paskalit i mbajmë çdo ditë nëpër xhepa. Imazhet e disa prej veprave më të njohura të tij janë përdorur nga Banka e Shqipërisë mbi monedha e kartëmonedha. Të gjithë e kujtojmë imazhin e “Partizanit fitimtar” të gdhendur mbi monedhën 1-lekëshe, për të vijuar më tej me 50-lekëshin e famshëm ngjyrë të kuqërremtë, ku ishte stamposur imazhi i bustit të Skënderbeut, pastaj 100-lekëshi, ku është stamposur “Ushtari i panjohur”, 500-lekëshi me “Naim Frashërin”, 1 mijë lekëshi i gjelbër sërish me bustin e Skënderbeut dhe prerja më e madhe dhe më e re, 5 mijë lekëshi, ku gjendet monumenti i heroit, në sheshin që mban emrin e tij, e ku Paskali ka qenë bashkautor. Busti i Skënderbeut (1939), duket se është vepra më e lakmuar e skulptorit. Me një urdhër të vitit 1999, ky bust u hoq nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe u bë “pronë” e Kryeministrisë. ثshtë ngulmuar që vepra të kthehet në galeri. Të interesuar për të janë edhe “tregtarët zanatçinj”, të cilët kanë riprodhuar në mënyrë të paligjshme veprën e Paskalit. Disa vite më parë, pas denoncimit të së bijës, policia shoqëroi në komisariat një shtetas që merrej me derdhjen e allçisë dhe sekuestroi kallëpe të bustit dhe vepra të derdhura. Odhise Paskali (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) lindi në Përmet. Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino të Italisë, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Vite më vonë, në 1931-shin krijoi shoqërinë "Miqtë e artit". Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit. Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat:


Veprat artistike
"I urituri",
"KETI",
"Malesori",
"Lufëtari Kombëtar",
"Themistokli Gërmenji", në Korçë;
"Ushtari i panjohur",
"Naum Veqilharxhi", bust në bronx , në Korçë;
"Partizani fitimtar" (Mathauzen, Austri) 1968;
Monumenti i Skënderbeut në Tiranë me bashkautorë;
"Naim Frashëri"
"Jeronim De Rada"
"Vojo Kushi"
"Fan Noli"
"Onufri"
"Ahmet Zogu"
"Enver Hoxha"
"اerçiz Topulli"
"De Rada"
"Pashko Vasa"
"Migjeni"
"Isa Boletini"
"Idriz Seferi" e shumë vepra të tjera.
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Hapja e kësaj ekspozite, të titulluar “Ringjallja e Paskalit”, më 17 janar, përkonte edhe me ditëlindjen e Skëndebeut.

Vertete njerez te rendesishem kane lindur ne kete date :kercim:
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

[FONT=&quot]Pyetje e radhës: Kush ishte projektues i kryevepres se hekurudhave botrore , hekurudhes se Semeringut, nga ishte me origjine dhe na sillni nje biografi te tij? [/FONT]
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

[FONT=&quot]Pyetje e radhës: Kush ishte projektues i kryevepres se hekurudhave botrore , hekurudhes se Semeringut, nga ishte me origjine dhe na sillni nje biografi te tij? [/FONT]

Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.
Prindërit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d'Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.
Në vitin 1842 Ghega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Njohuritë nga kjo ekspeditë Ghega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Ghega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.
Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur.
Ai më vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhëmbë apo sajlla(litarë) por me lokomotiva normale. Para se të vendosej për ndërtimin e hekurudhës, Ghega nisi me konstruksionin e një lokomotive, e cila mund ti përballonte pjerrtësitë e tilla. Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Ghega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Në vitet më pas ju dha detyra e planifimkit të rrugës hekurudhore në Siebenbürgen mirëpo ai nuk arriti të përfundoj këtë projekt.
Ghega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Wنhringer-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

wiki
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Pyetje e radhës: Cila është biblioteka e parë në Shqipëri dhe në cilin vit është hapur?
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Biblioteka Kombetare, eshte hapur ne vitin 1920 ne Tirane
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Cilat janë qytetet kryesore shqiptare të اamërisë?
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Janina dhe Preveza qe i di une...
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Janina dhe Preveza qe i di une...

Dhe Arta.. :)

Pyetje tjetër: Në sa rajone ndahet Republika e Shqiperise? Po ajo e Kosovës?
 
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Republika e shqiperise ndahet ne 4 rajone ..
1.rajoni Perendimor
2.rajoni verioro-verilindor
3. rajoni Juglindor
4. rajoni jugor
Republika e Kosoves eshte ndare ne 7 rajone ..
1.R. i prishtines
2.R i mitrovices
3.R i gjilanit
4. R i ferizaj
5. Prizrenit
6. Pejes
7. Gjakoves


Pyetje ...
Cilat jane sitet natyrore shqiptare qe jane pjese e Unesco ?
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top