Syze dielli...

braziljania

Anëtar i Nderuar
CD_SPUNS_J5GJN_02.jpg

o_32801.JPG

o_coach3_(2).jpg
 
te gjitha shum te bukura.komplimente.
 
Ksi lloji vetem edhe më OLD STYLE i perdor dhe i kam shum qef :)
2008-02487.jpg
 
Armani i kam shume qejf
ne pergjithsi ato perdor
 
lala man kto
 

Attachments

  • occhiali-bates.jpg
    occhiali-bates.jpg
    24.3 KB · Shikime: 69
un d&g i kam :) kisha dhe rayban por ja kam dhene nje personi qe e meriton :)
 
si kam pare te kujt jan, pastaj ketu syzet e diellit, merr syze 500 lekshe dhe nderroi me te gjitha ngjyrat dhe modelet si ti duash ti. :)
 
na i jepe nga nje xhiro,ne pergjethesi i perdore,mos te theme shume
 
Titulli: Syze dielli...

Dior strassy,shume te bukur po tesh ka dal linea 2009 edhe ma te bukur,edhe gucci 2009,bellissimo kam mundesi me i gjet
 
Cila formë e syzeve është për ju?

Syzet e diellit mbrojnë nga rrezet UV, por njëkohësisht janë detaj i rëndësishëm i modës. Ato munden edhe të plotësojnë stilin tuaj apo të mbulojnë mungesat e vogla, rreth syve për shembull.


Si të zgjidhni kornizën e duhur?

Para së gjithash kujdes se a po ju rrinë ‘komod’- sepse syzet nuk bënë t’iu pengojnë në hundë apo pas veshëve, që të jenë të rënda apo të lënë gjurmë të kuqe në lëkurë kur i hiqni.
Gjithashtu duhet të kenë certifikatë që vërteton se bëhet fjalë për xhama që mbrojnë nga rrezet UV.

Kur të vërtetoni se janë të ‘shëndetshme’ kaloni në estetikë. Korniza do t’iu rri bukur nëse i përgjigjet formës së fytyrës suaj, por edhe ngjyrës së flokëve. Personat me ngjyrë më të çelur të flokëve duhet të bartin korniza më të çelura, si dhe ngjyrat e metalta të arit, përderisa me flokë më të mbylltë rrinë mirë kornizat e zeza, të ngjyrosura apo të argjendta.

Syzet mund t’i kombinoni edhe me gardërobë:

Me të ashtuquajtur ‘fytyrë të rrumbullakët’ rrinë mirë kornizat që do ta ‘zgjasin’ fytyrën: kornizë e madhe katrore, përderisa të rrumbullakëtat nuk vijnë në shprehje.

‘Fytyra ovale’ është më falënderuese sepse i rrinë mirë shumica e kornizave ndonëse duhet pasur kujdes në atë që të ketë skaje të rrumbullakuara pak.

Në fytyrën ‘katrore’ do të duhej bartur korniza të rrumbullakëta.

Nëse i përcillni trendët e modës atëherë sigurisht e dini se këtë sezon janë hit syzet ‘pilot’.
Megjithatë kjo formë iu rrinë mirë vetëm atyre që kanë fytyrë në formë zemre- ballin më të gjerë se mjekrën.

ikubinfo*
 
Keto Burberry perdor une por e kane xhamin me te erret lart dhe me te celur poshte

538170912.jpg
 

Attachments

  • 538170912.jpg
    538170912.jpg
    56.7 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Kornizat e syzeve zgjidhen sipas formës së fytyrës

Stilin e modës më së lehti është ta freskoni me një palë syze të reja të diellit, pranë të cilave kombinimet e zakonshme të rrobave do të duken ndryshe dhe më të gjalla. Këtë sezon, në trend janë syzet me pamje retro. Mirëpo, modeli i syzeve duhet të përshtatet me formën e fytyrës, kështu që është e nevojshme të provohen më shumë modele para se të gjeni ato të vërtetat. Ndërsa këto janë ato në të cilat ndiheni fuqishëm dhe në mënyrë madhështore, si yjet e filmit. Më të kërkuarit janë kornizat e zeza, mirëpo, me to, fytyra mund të ‘fundoset’ në plan të dytë, posaçërisht tek biondet me ten të ndritur. Zgjidhja e sigurt janë kornizat ngjyrë kafe apo ato me ngjyrë breshke. Edhe nëse kurrë nuk vishni rroba ngjyrë kafe, janë zgjedhje e mirë sepse duken neutrale dhe përshtaten me të gjitha kombinimet e rrobave.
Fytyrat në formë zemre
Fytyrat në formë zemre kanë nofulla të larta, ballë të gjerë dhe mjekër të ngushtë. Kjo është lehtë të baraspeshohet me korniza që në mënyrë vizuale e zgjasin pjesën e poshtme. Evitoni kornizat e mëdha dhe zgjidhni ato që kanë vijën e lartë të rrafshët, siç janë syzet e pilotit.

Fytyrat e ngushta
Personave me fytyrë të ngushtë dhe të zgjatur më së miri u përshtaten kornizat të cilat në mënyrë vizuale do ta shkurtojnë fytyrën. Evitoni kornizat tepër të hollë, sepse me to fytyra duket edhe më e ngushtë. Zgjidhje e mirë janë kornizat e rënda dhe me dekorime, sepse e largojnë vëmendjen nga faqet dhe nofulla e zgjatur.

Fytyra e rrumbullakët
Fytyrës së rrumbullakët i përshtaten kornizat me formë kontrasti, siç janë ato të rrafshëta apo katrore. Fytyra do të duket më e hollë nëse ura mbi hundë është depërtuese, çka zgjeron sytë. Nëse janë në formë të përshtatshme, kornizat e mëdha fytyrën do ta bëjnë vizualisht të ngushtë.

kosovasot*
 
اka flasin syzet për ju

Syzet e pilotëve, për aventuristët
Nëse ju pëlqejnë syzet si të pilotëve, sikur ato të Zholit dhe Pitit, atëherë kjo dmth se keni shpirt aventurier, gjithmonë i gatshëm për aksion. Ky model është zgjedhje e femrave, por edhe i meshkujve që kanë për qëllim të arrijnë majat më të larta. Vijnë në madhësi të ndryshme.

Modelet vizëlluese për zonjat glamuroze

Syzet shkëlqyese, që i bartë për shembull Gven Stefani, preferohen për ata që duan të jenë në qendër të vëmendjes. Për ata që do të përcaktohen për këto syze këtë verë, kjo do të jetë më e rëndësishme sesa ndjekja e trendëve. Nëse nuk doni që të jeni aq në qendër të vëmendjes, atëherë përcaktohuni për syze më diskrete.

Varianti modern i syzeve “Lenon”

Syzet e vogla, të rrumbullakëta, sikur ato të këngëtarit legjendar Xhon Lenon, ekzistojnë tani edhe në variantet moderne. Nëse edhe ju, sikur Sheron Stoun, përcaktoheni për këto syze, atëherë të tjerët do t’ju shohin si artist, apo shkencëtar. Këto syza u shkojnë mirë atyre që kanë fytyrë të vogël, katrore.

Syzet si sytë e maces, për zonjat seksi

Nëse doni që të dukeni atraktive dhe seksi, sikur Denis Riçards, atëherë përcaktohuni për syze me kornizë si sytë e maces. Por, sot nuk janë aq të pëlqyera syzet që imitojnë më shumë sytë e maces, sikur që barteshin viteve 1950.

Syze ala Xheki Onazis, për zonjat tekanjoze

Ndoshta syzat më të popullarizuara janë ato të stilit Xheki Onazis. Të mëdha, ovale, të errëta, syzet glamuroze të stilit të Xheki Onazisit i pëlqen edhe Viktoria Bekam, por edhe të gjithë personat që duan të lënë përshtypjen e personit të pjekur, me shije të stërholluar.

Syzet e mëdha me kënde, me dy domethënie

Syzet e mëdha me kënde mund të kenë dy domethënie – doni që të jeni në qendër të vëmendjes apo fshiheni nga ndonjë gjë. Nëse korniza e këtyre syzeve ka ngjyrë që bie në sy, sikur në rastin e Paris Hiltonit, atëherë dmth se doni të jeni në qendër të vëmendjes.

kosovasot*
 
Varianti modern i syzeve “Lenon”

Syzet e vogla, të rrumbullakëta, sikur ato të këngëtarit legjendar Xhon Lenon, ekzistojnë tani edhe në variantet moderne. Nëse edhe ju, sikur Sheron Stoun, përcaktoheni për këto syze, atëherë të tjerët do t’ju shohin si artist, apo shkencëtar. Këto syza u shkojnë mirë atyre që kanë fytyrë të vogël, katrore.

un i kam 1 pale te till..dhe t`verdha :kercim:

kam dhe 1 pale me zemra,tipike viteve '60
sunglasses__by_CRAZIICORE-1.jpg

adhuroj ray ban,ky model (skam pas ndonjeher:()
ray-ban-wayfarer-chris-mendoza-11.jpg
 

Attachments

  • sunglasses__by_CRAZIICORE-1.jpg
    sunglasses__by_CRAZIICORE-1.jpg
    13.4 KB · Shikime: 0
  • ray-ban-wayfarer-chris-mendoza-11.jpg
    ray-ban-wayfarer-chris-mendoza-11.jpg
    7.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top