Syte e nenes....

gorgona

Goc Tironce
NJE LETER E PASHKRUAR ....

E SHTREJTA IME ...
Me fal qe te braktisa
ne moshen me te bukur,
E SHTREJTA IME...
Me fal qe u degdisa
diku ne qiell strukur,
E SHTREJTA IME
dhimbja jote me mban peshe
mes tokes e qiellit
ndaj vi cdo mengjes te te ledhatoj me rrezet e diellit....
E SHTREJTA IME
sa shume je rritur e zbukuruar
e di qe te mungoj neteve te ftohta
kur naten vija per te mbuluar ...
Sa here kam dashur te puthja syte e lagur me lot
sa here kam dashur te te thoja
"KETU JAM "
por skam mundur dot....
E di te kane munguar zemer
puthjet perkedheljet e mia ...
sic te kane munguar bisedat..dhe kritikat
qe i beja nga dashuria....
E SHTREJTA IME
smund te imagjinosh lumturine qe me fale
nje dite te bukur plot diell
kur si shqiponje fluturove lart ne qiell...
U rrite vogelushe
mes dhimbjeve te shpirtit...
ne nje oqean lotesh te pathare
u rrite vogelushja ime
mes tokes e qiellit
zemra jote ndare.....
E SHTREJTA IME
Ndoshta nje dite do me falesh
qe te braktisa pa dashur as vete
por te dhurova ditet e mia
e u nisa per tjeter jete.....
Ti e din ....vogelushja ime
dikush atje lart me priste..
dikush qe te donte shume...
dikush qe koh me pare u nis ne perjetesi...
dikush qe kish nevoje per mua e dashur
pakez me shume se ti...
Por kjo s do te thote qe ty s te dua
SE TE DESHA E TE DUA SA JETA TI COPES E TRUPIT E SHPIRTIT TIM
NDAJ JAM KTHYER NE ENGJELLIN TEND KRAHESHKRUAR
E NGA LART TE MBROJ..E TE SHOH ME ADMIRIM....
E tani e shtrejta ime
mbyll syte lehte...
per te ndjere ledhatimin e nenes
dhe nje puthje te lehte ne floke
qe vjen nga thellesia e zemres...
SA HERE TE KESH NEVOJE PER MUA
VEC NGRIJI SYTE LART NGA QIELLI
TA DISH VOGELUSHE ATY JAM
DUKU U LUTUR QE NE JETEN TENDE
TE KESH VEC RREZE DIELLI.....
 
Te lumte dora e vogel :) Shume e bukur :)


:djalle:
 
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI
 
te bukura bravo
 
Te tuat jane keto poezi ???
 

U rrite vogelushe
mes dhimbjeve te shpirtit...
ne nje oqean lotesh te pathare
u rrite vogelushja ime
mes tokes e qiellit
zemra jote ndare.....
E SHTREJTA IME
Ndoshta nje dite do me falesh
qe te braktisa pa dashur as vete
por te dhurova ditet e mia
e u nisa per tjeter jete.....
Ti e din ....vogelushja ime
dikush atje lart me priste..
dikush qe te donte shume...
dikush qe koh me pare u nis ne perjetesi...
dikush qe kish nevoje per mua e dashur
pakez me shume se ti...

Shume bukur....
 
Te dua nene, te dua shume.

1.
Shpirti im është

përmalluar
ثshtë tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.

2.
Syri im

është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shumë kohë që s’të kam parë
ka kohë nënë që s’rri me ty.

3.


Veshi im është shurdhuar
është bërë porsi bori,
zërin tend më s’ka dëgjuar
shërohet nënë po t’dëgjoi

ty.

4.
Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji

malli për ty o nënë.

5.
Zemra ime digjet flakë
nga malli u bë hi e shkrumb,
të kujtoj unë ditë e natë


dua nënë të dua shumë.

6.
Dora ime më nuk shkruan
rri e ngrirë porsi një shkëmb,
zemra ime për ty

vuan
shpirti nënë për ty më dhëmb.

7.
Këmba ime s’do të ecë
si një lis qëndron në vënd,
s’di ç’të bëjë

këmba e shkretë
do të vij në drejtimin tënd.

8.
Ti je yll që shumë ndriçon
mëshira e Zotit mbi

tokë,
ti je ajo që më gëzon
pa ty s’ka kuptim kjo botë.

9.
Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej

rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë.

10.
Me përgjërim zemra ime
të lutet çdo

ditë o Zot
mëshiro Ti nënën time
dhe të gjitha nënat në botë
 
Dr. Erdal Atabek


NثNثS


1 vjeç kur ishit me duart e saja ju lau dhe ju ushqeu;
E falenderuat duke qarë tërë natën dhe duke e lënë pa gjumë.


2 vjeç kur ishit ju mësoi të ecnit;
E falenderuat duke ikur nga dhoma kur ju thërrsite.

3 vjeç kur ishit, u përgatiti gjellërat tuaja më të preferuara;
E falenderuat duke e derdhur pjatën nën tavolinë.

4 vjeç kur ishit u mësoi të mbanit në dorë lapsa me ngjyra të ndryshme;
E falenderuat duke bërë vizatime të ndryshme nëpër muret e shtëpisë.


5 vjeç kur ishit ju zbukuroi me rroba tërheqëse;
E falenderuat duke u rrëzuar në gropën e parë me baltë që e vërejtët.

6 vjeç kur ishit erdhi së bashku me juve në shkollë;
E falenderuat duke i thënë: “Nuk shkoj rrugëve të “lagjes”.

7 vjeç kur ishit ua dha një top dhuratë;
E falenderuat duke e thyer xhamin e fqiut matanë.


9 vjeç kur ishit ua gjeti një mësues të pianos;
E falenderuat, duke mos mësuar notat të paktën vetëm një ditë.


10 vjeç kur ishit me automobilë ju dërgoi nëpër ditëlindje e deri tek mësimet për vallëzim dhe në çdo vend tjetër;
E falenderuat duke zbrit me vrap nga vetura dhe duke mos e shikuar aspak.

11 vjeç kur ishit me shokun tuaj ju dërgoi në kinema;
E falenderuat duke i thënë: “Ti mos u ul së bashku me ne”.

12 vjeç kur ishit nuk dëshiroi të shikoni programet degjeneruese dhe të dëmshme në televizion;
E falenderuat, duke i shiquar tërë ato programe gjersa nuk ishte ajo në shtëpi.



15 vjeç kur ishit ju dërgoi për pushime verore në shtetet e jashtme;
E falenderuat duke mos ia shkruar të paktën asnjë rresht letër.

17 vjeç kur ishit ju lejoi që të shkoni në parti më shokun (shoqen) tuaj;
E falenderuat duke mos ia bërë asnjë telefon dhe duke u kthyer në shtëpi në të gdhirë të agimit.

19 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e shkollës, me veturë ju dërgoi në konvikt dhe ua barti rrobat e juaja;
E falenderuat duke u përshëndetur te dera e konviktit që të mos tallen shokët tuaj.



21 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju japë udhëzime për jetën dhe karierën tuaj;
E falenderuat duke i thënë “Unë nuk bëhem sikur ti”.


22 vjeç kur ishit ju përqafoi me krenari në ceremoninë e diplomës universitare;
E falenderuat duke kërkuar para që të shëtisni nëpër Europë.



24 vjeç kur ishit dëshiroi të takonte djalin që ju më një kohë të gjatë po takoheshit;
E falenderuat duke i thënë: “Kohën kur duhet ta takosh atë e di unë”.



25 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e dasmës, për juve shumë u gëzua dhe njëkohësisht u emocionua;
E falenderuat duke u shpërngulur në një qoshe të botës.



30 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju këshillojë rreth mbikqyrjes së foshnjes Suaj;
E falenderuat duke i thënë: “Leji ma këto udhëzime të kahmotshme”.



40 vjeç kur ishit ju përkujtoi për ditëlindjen e një të afërmi tuaj;
E falenderuat duke i thënë:“Nënë kam shumë punë”.



50 vjeç kur ishit, ajo u sëmurë shumë, kur shkuat ta vizitonit gjatë vikendit të fundjavës, ajo u gëzua;
E falenderuat duke i treguar se pleqtë bëhen nazelinj sikur fëmijët.



Duke thënë kështu e ashtu një ditë… Ajo, vdiq…
Atë që nuk mund ta bënit për të deri në këtë ditë,
Në atë moment ju ra sikur një vetëtimë në zemrat e juaja…

NثSE ثSHTث GJALث, EDHE Mث TEJ Sث BASHKU JETON ME JU,


KثTث HERث ATث DUANE Mث SHUMث SE KURDOHERث…
 
Dua edhe une nje Nene.

Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qy ty te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do te isha shume i lumtur
E ti ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene sme vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene sta ndegjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli spo e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
U bene shume kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta
 
NENE E DASHUR NENENene e dashur nene
mbresa ne zemer me ke lene .
gje e shenjt je, o nene .
Dashurin qe ke ti
smund ta gjej ne cdo njeri .
Ketu large teje ne vetmi
smundet tkem rahati
kam nevoj per ty...

Sa qejf kam,te therras nene ,
nga malli fuqit me kan lene .
nje dicka me mban ne kembe ,
malli per tyj o nene

Cdo mengjes kur agon
ti me mall me kujtoj..
kur dielli perendon
nje qiri ne kish e coj
ajo flak qe ndricon ,
shpirtin tend ta ledhatoj

Nene e shenjta nene.
ate dashuri te dhene
femijve te mi kam
per tua dhene
dhe tju them eshte nga ime nene.../
 
Te bukura edhe kto ...
 
Titulli: Syte e nenes....

..Kurore miresie!

Kurorë mirësie
Për herë të parë, në jetë,
Të thirra ty, nënë!
Kur këmbët në tokë
Ende s`i kisha vënë.

Më rrite, më fale dashuri
Me përkujdesjen tënde.
Më mbush cdo boshllëk
Që si hendek jeta lë!

Nënë!
Perëndeshë mrekullie,
Trëndafil i bukur,
Mirësitë e tua
Kurorë më janë dukur.

Nënë!
E pazëvëndësueshme në botë,
Kristal i pastër ndienjash,
Me shumë ngrohtësi
Jetën e cmon.
 
Titulli: Syte e nenes....

teper te bukura gorgona...bravo!!
 
Titulli: Syte e nenes....

O ma


Në çimentot e mungesës së saj, ku unë mungoj,
tani reumatizma mund të bëjë ç’të dojë
me kapilarë të lagët vere
dhe gjuhë qensh
që s’duhen parë,
Dyshemeja mund të rrisë
këmbët zbathur të vajzave të shtëpisë
pa merakun se mbeten beqare,
Për mua ky s’qe rrezik, kurrë s’ma qanë hallin
e beqarisë,
por kafshatën e fundit nuk duhej ta lija
se do më linte gruaja
që unë do e shpëtoja nga beqaria e saj e çimentove zbathur.

Një meritë të panjohur ma kanë mblojtur diku në sëndyqe
që e di me siguri mamaja...

Bari i molës mbin nëpër rafte,
s’e shoh,
Mola me lopët lidhet, dhe barin, ndërsa në pasqyrën e pjerrët
rrëzohet oxhaku.

Komçat e bukura të mamasë në një kuti gënjyen indianët e mi,
argjendi u ripej si lëkurë plazhi
pas pasqyrës së pjerrët
ku rrënohet oxhaku;

Seç kam një privilegj, që s’e di,
dhe kërcej si top i gjuajtur keq
në shkallët e tua,
Vite lëmshesh me ngjyra të pamësuara kurrë, ma.

Fillin pak shkoma, të keqen nëna…
Në atë vrimë gjilpëre
ngecin tani devetë e mia
të picërruara
gjumit,
Zgjohem
dhe veten e gjej,
oh, pa trikot e tua.

Shtator 2013
Emigrant
 
Titulli: Syte e nenes....

Në duart e tua u rrita o nënë,
Në netët pagjumë pikoi drit' e hënës.
Dhe veten qortova të zënë në gabime
Zemrën kur t'a theva, o e shtrenjta ime.
Vij nga rrugë e gjatë
Ti më pret e para,
T'i puth ato duar
Mbushur plot me mall.
Në çdo rrudhën tënde, në çdo flok' të bardh'
Unë shoh fëmijërin', hapin tim të par'.
Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë
Të rritem i/e mbarë për k'të tokë të shtrenjtë.

| Zhuliana Jorganxhi |
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top