Sulmet në emër të ‘nderit të familjes’

Love

βeℓℓe â๓e

12.jpg

Pas gjashtë vitesh abuzim, Allah Rakhi po bëhej gati t’i jepte fund martesës saj, kur i shoqi goditi sërish. Me një thikë në dorë, ai i preu asaj hundën. “Nuk je më e bukur,” i ulëriti.

“Një grua është grua vetëm në shtëpi, jashtë saj është vetëm një Rrugaçe,” tha ai, ndërkohë që e shoqja ishte shtrirë në mes të rrugës e gjakosur.

Kjo ndodhi 32 vite më parë.

Në atë kohë Rakhi e fshihte fytyrën e saj me një vello. Por në mars të këtij viti, një kirurg mori mish nga brinjët e saj dhe i rregulloi asaj një hundë, duke i transformuar jetën.

Ndërkohë që detajet e çdo rasti të dhunës ndaj grave në Pakistan ndryshojnë nga njëra- tjetra, përgjithësisht ato bazohen tek koncepti i ‘nderit të familjes’.

Gratë sulmohen pas dyshimeve për një aferë, sepse duan divorcin ose sepse vishen në mënyrë të papërshtatshme.

Qindra gra vriten çdo vit për shkak të këtyre dyshimeve të pabazuara.

Hunda konsiderohet si simbol i nderit familjar në Pakistan, çka shpjegon se pse burrat kanë si shënjestër hundën. Një lutje që bëjnë prindërit për fëmijët e tyre është ‘kujdesu për hundën tonë’, që do të thotë mos na dëmto reputacionin e familjes.

Gjykatat në Pakistan japin vetëm dënime të lehta për këto raste. Dhe ta mendosh se shumë pak raste shkojnë në gjykatë.

Për shembull burri i Rakhi bëri dhjetë muaj burg përpara se të lirohej me kusht që të paguante faturat shëndetësore të ish-të shoqes. Nuk e bëri kurrë këtë.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Pakistan thotë se vetëm vitin që shkoi të paktën 943 gra u vranë, 9 grave iu pre hunda, 98 u torturuan, 47 grave iu vu flaka dhe 38 u sulmuan me acid. Përpjekjet për të paraqitur një ligj të fortë për ndëshkimet ndaj atyre që dhunojnë gratë janë penguar nga një parti islamike, që mbështet publikisht talibanët. Partia është në koalicion qeverisës. Një senator i kësaj partie tha se nëse do e bëjnë këtë gjë, do shkatërrohen vlerat e familjes.
Burimi: Tema


22.jpg32.jpg41.jpg51.jpg

22.jpg


32.jpg


41.jpg


51.jpg
 
Pe: Sulmet në emër të ‘nderit të familjes’

Feja i ka krejt fajet....
 
Titulli: Sulmet në emër të ‘nderit të familjes’

Bah.. sa shume raste ka si keta :( :(....

Nuk mund te themi qe feja i ka keta.. po jane njerez qe perdorin fene ne advantazhin e tyre dhe e sjellin si te duan ata, e jane pikerisht keta persona qe i japin Fese Muslimane nje imazh negative ne Vendet Perendimore
 
Titulli: Pe: Sulmet në emër të ‘nderit të familjes’

Feja i ka krejt fajet....

Mos i jep gojes ose durve o tru lodht.
Kta kan fe Islame pasi kokan ne Pakistan edhe pse munden mos me pas fe hiq apo naj fe tjeter , por pasi jan ne pakistan mendojm te gjith qe jan Musliman , e Muslimant ne ket jet duhet te mirret si shembull Pejgamberi Muhammed s.a.w.s e Pejgamberi a.s asnihere ne jet te vet nuk e ka godit rrah apo naj gje tjeter gruan apo vajzat apo femijet e vet e tani qka ka te boj feja ktu kur ka injoranta si puna jote ! qe mujn me ba krime te tilla.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top