Suedia refuzon karantinën: Dëmton shëndetin mendor të qytetarëve

Kresha

A pretty face can never trick me
1585203801_1585203784.jpg
Teksa bota po mbyll kufijtë e qytetet ndërsa qeveritë po ndalojnë eksportet, duket se një nga viktimat e para të koronavirusit është vetë globalizimi.
Vala_eshop_300x250.png
Banka botërore llogarit se 80 deri 90 përqind e dëmit ekonomik të epidemive zakonisht vjen nga sjelljet antagoniste dhe jo nga sëmundja, vdekjet apo rënia e prodhimit.
Kjo është diçka e vështirë për t’u parashikuar por në Suedi nuk janë mbyllur kufijtë, shkollat apo baret, dhe nuk janë ndaluar grumbullimet me më pak se 500 njerëz.
Përveç faktit se vendi nuk është ende në krizë shëndetësore, qeveria atje ka thënë se populli suedez e do natyrën dhe mbyllja ne karantinë do të shkaktonte dëme të theksuara të shëndetit mendor.
Revista amerikane Bloomberg rapporton se “Metoda suedeze e Laissez-Faire është një nga reagimet më të kontestuara ndaj koronavirusit.”
Por ndoshta Suedia nuk e bën këtë prej zellit libertarian por prej traditës së dëgjimit të ekspertëve dhe autoriteteve shëndetësore, të cilët besojnë se është më mirë gjurmimi i rasteve indiviruale dhe jo mbyllja e gjithçkaje.
Mund të jetë gjithashtu një çështje e kulturës personale të përgjegjësisë, që e bën më të thjeshtë për qeverinë vendase t’ia lërë popullit vendimet përfundimtare.
Një ndihmesë për këtë është fakti se Suedia njihet si vend i personave introvertë. Ata janë të njohur për ruajtjen e distancës shoqërore edhe përpara se kjo të bëhej moda aktuale.
Por megjithë perceptimin popullor, shumë ekspertë të tjerë thonë se shpresat për mundjen e epidemisë janë të vazhdimi i tregtisë dhe bashkepunimi ndërkufitar.
“Ndalimi i udhëtimit është më shumë një ‘placebo politike’ për të kënaqur masat” thotë ekspertja britanike Clare Wenham, teksa dhe OBSh ka këshilluar kundër mbylljes pasi koronavirusi është tashmë kudo, në një kohë kur furnizimet dhe pajisjet mjekësore nuk janë.

//fakteplus
 

Attachments

  • 1585203801_1585203784.jpg
    1585203801_1585203784.jpg
    107 KB · Shikime: 0
  • Vala_eshop_300x250.png
    Vala_eshop_300x250.png
    48.7 KB · Shikime: 0
  • 1585203801_1585203784.jpg
    1585203801_1585203784.jpg
    107 KB · Shikime: 0
  • Vala_eshop_300x250.png
    Vala_eshop_300x250.png
    48.7 KB · Shikime: 0
Ju me te qeshme te dashur Suedeze edhe Corona me te ngjeshme, vazhdoni keshtu!
kete kam frike dhe une per keta Suedezet. do marrin kusuret pak me vone.
 
Mos me trem se ne maj do iki une ☹☹
ah tushe sbesoj as ne Maj qe do mundesh te levizesh lirisht.
gjerat jane rend akoma,te pakten per dy muajit e ardheshem.
 
Jam dakord
Njecik eh

Ktu po rriten vrasjet ne familje
Kaq po them
 
...Derra! N’ps shkofshin!
 
Kto kan kultur,sjan si ne që takohemi si me qen dita fundit..
 
E kto qe na mbyllen neve dhe u futem ne karantine fituan gje? Vec po na marrin kohen e te qenit i lire.
Shume mire ja kane bo qe nk mbyllin asgje, ato qe e kane te shkruar se do vdesin dhe po u futen ne 7 dryna do vdesin.

Le te jetojme te lire?
 
Kto kan kultur,sjan si ne që takohemi si me qen dita fundit..
Ato vajzat ne foto nuk duken larg nesh?

ps..ky eshte gabimi me i madhe se do ju kushtoj sikurse italis..sikur mos te kishim marr masa me heret shum me shume do kishte viktima..(sidomos nese do kish qen vendi yn i pari me kete virus)
 
Ato vajzat ne foto nuk duken larg nesh?

ps..ky eshte gabimi me i madhe se do ju kushtoj sikurse italis..sikur mos te kishim marr masa me heret shum me shume do kishte viktima..(sidomos nese do kish qen vendi yn i pari me kete virus)
Virusi do 14 dit të shfaqet,italia ato 14 dit e ka shpërndar 50%të të prekurve sot,nuk ishin të informuar rreth virusit,suedia e ne jemi,nëse do kishim kulturë e rregull skishim pse të mbylleshim.
 
Qaj hallin tim se kam pre bileten me shku ne suedi
Mos sa te shkoj une na mbyllin brenda .nga karantina ne karantine une qiqjaaa ????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top