Studimi, zogjtë njohin zërat dhe fytyrat

Love

βeℓℓe â๓e
Shkencëtarët kanë studiuar sjelljet e pëllumbave dhe korbave për të arritur në këtë konkluzion

pellumbat-300x181.jpg


Zogjtë janë në gjendje të njohin fytyrat dhe zërat e njerëzve me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm. Të paktën kështu pretendohet nga një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Lincolnit, në Britaninë e Madhe dhe të Universitetit të Vjenës, të cilët kanë studiuar sjelljet e pëllumbave dhe korbave, në dy eksperimente të ndryshme.
Studimi i parë, i publikuar në revistën “Avian Biology Research”, ka evidentuar se pëllumbat arrijnë të njohin qeniet njerëzore të afërta dhe jo të afërta. Ekipi i shkencëtarëve ka stërvitur fillimisht një grup pëllumbash që të njohin diferencën mes fotografive të objekteve familjare dhe fotografive të objekteve të panjohura.
Më pas këtyre pëllumbave u janë treguar fotografitë e disa çifteve: një fytyrë ishte shpesh në kontakt me zogjtë, ndërsa tjetra ishte e panjohur për ta. E njëjta gjë është bërë dhe për grupin e zogjve të pastërvitur paraprakisht për të njohur objektet familjare.
Në përfundim, zogjtë që ishin stërvitur ishin në gjendje të njihnin dhe klasifikonin personat familjarë duke përdorur vetëm fytyrat.

Në një studim tjetër, të publikuar në revistën “Animal Cognition”, shkencëtarët kanë studiuar aftësinë e korbave për të dalluar zërat e qenieve njerëzore të afërm me njëri-tjetrin, ose jo. Një studim i mëparshëm ishte përqendruar në aftësinë e korbave për të njohur dhe komunikuar brenda llojit.
Burimi: g.shqip
 
Pe: Studimi, zogjtë njohin zërat dhe fytyrat

Para ca kohësh e kam vënë një shtëpizë të vogël në ballkon
dhe po i hudh ushqim nganjëherë.
Një gjë nuk e kuptoja: zogjtë pas një kohe merrnin guximin të hynin
në dhomë edhe kur isha prezent aty.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top