Studimi, jetëgjatë edhe me duhan e alkool

My Self

Born To Be Happy
grandma-100-years-smokin-300x300.jpgDuhani, pija dhe ushqimi i keq nuk mund t’ju ndalojnë të jetoni gjatë nëse keni gjenet e duhura. Një studim i qindra njëqindvjeçarëve ka treguar se ata i kanë pasur veset që kanë edhe njerëzit e tjerë, madje në disa raste edhe me tepri. Disa prej tyre kanë pirë duhan për 85 vjet me radhë, të tjerë thonë se kanë pirë më shumë se dy paketa cigare në ditë. Ata nuk bëjnë shumë ushtrime fizike dhe sërish nuk bëhen obezë. Lajmi i keq është se nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar se ju jeni një nga njerëzit e bekuar me gjenet e jetëgjatësisë, kështu që duhet të zbatoni këshillat “jo duhan – jo alkool – ushqim të mirë”. Sipas studiuesve amerikanë, rreth 500 bura dhe gra në moshën 95 deri 109-vjeçare janë studiuar për mënyrën e tyre të jetesës. Studimi, i kryer në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork, tregon se jetëgjatësia është më shumë e lidhur më shumë me gjenetikën familjare, sesa me stilin e jetesës. Por ata që nuk kanë histori familjare me jetëgjatësi, bëjnë mirë të kujdesen për veten.
Panorama
 
Pe: Studimi, jetëgjatë edhe me duhan e alkool

shume njerez po vdesin nga perdorimi i alkoolit dhe duhanit...prandaj i keshilloj te gjithe mos te pine duhan as alkool...se asgje spo i gjen as ato qe spo pine..:(
 
Pe: Studimi, jetëgjatë edhe me duhan e alkool

Nuk di si ta them punen e duhanit. Jam perdorues i tij dhe them te drejten se edhe me pengon por kam nje pershtypje se duhani ne pergjithesi me shume ndihmon semundjet qe shkaktohen nga faktore te tjere.
 
Pe: Studimi, jetëgjatë edhe me duhan e alkool

Do cilsoia qe jeta jone ne kohet e sotme eshte bere mjafte e ngarkuar,..duke filluar qe nga klima,ndotja,.konsumimet e ushqimeve qe nuk jane biologjike,..etj etj,..
Dhe cigaria sote nuk eshte ajo origjinalia duhan sade,.ose puro siq e quajne duhanxhite.
Kam iden qe ne shekujt e kaluar duke pase nje ambjent,klime pothuajse krejtesishte biologjikisht te paster,..(ku ska pase shume teknollogjie berthamore,.etj etj,.)..
gjithashtu ushqimin pa nderhyrje gjenetike,.sigurishte qe trupi i njeriut atehere ka pase nje imunitet me te forte ,ndaje dhe duhani nuk i ka demtuar deri ne shkallen e vdekshmeris se re ne moshe, apo rrugeve bronkale deri ne problemet e zemres etje tj,.!
Ndersa sote te mbyte ajeri dhe ndotja e tij,,pa kontribuar dhe me pirjen e duhanit apo te alkolit,.!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top