Studimi, aromat ndikojnë në ëndrrat e njeriut

braziljania

Anëtar i Nderuar
Parfume dhe aroma të mira për të ëndërruar princin e kaltër. Erëra të rënda dhe aspak të këndshme për t’u nuhatur, nëse duam të ndëshkojmë shokun e dhomës, duke e bërë të kalojë një natë plot ankthe e inkube.

Aromat, me sa duket ndikojnë ëndrrat tonë: aromat e mira sjellin ëndrra të mira e të bukura për t’u parë; të pakëndshmet i shkatërrojnë lehtësisht.

Përfundimi ka ardhur pas një studimi gjerman në kongresin amerikan “Academy of Otolaryngology” zhvilluar në Chicago.

Studiuesit parfumuan ambienin ku ishin duke fjetur shumë vullnetarë, pjesë e studimit, me aroma të mira dhe totalisht të padëshiruara për tu nuhatur, tip, vezë e prishur.

Në kohën e zgjimit, studiuesit i intervistuan të gjithë me radhë, duke u përqëndruar në ëndrrat që kishin parë. Zbulimi ishte befasues. Kur gjumi i vullnetarëve ishte shqetësuar me erëra të pakëndëshme, ëndrrat ishin po ashtu. Njësoj si aroma që kishin ndjerë. Në rastin e aromatizimit të dhomës me parfume lulesh, endrrat kishin qenë të bukura e të pëlqyeshme. “ثndrra të mrekullueshme, gati të magjishme”- kanë përcaktuar studiuesit, pas mbledhjes së të dhënave nga gjithë personat që fjetën në dhomat me erë të mirë.

“Në fakt, ky është i pari studim që dokumenton impaktin e nuhatjes në ëndrra”- thonë studiuesit gjermanë, duke shtuar se ky përfundim mund të përmirësojë jetën tonë, të paktën poshtë mbulesave.


Shekulli Online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top