Stinët e bukurisë, në vjeshtë lëkura ka nevoje për maska dhe trajtim

*deliza*

VIP
V.I.P
Stinët e bukurisë, në vjeshtë lëkura ka nevoje për maska dhe trajtim​
Specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani tregon çfarë duhet përdorur

Pushimet verore mbaruan. Tashmë secili prej nesh duhet të shoh mirë vetën në pasqyrë për të gjetur se çfarë dëmtimesh i ka sjellë dielli i fortë lëkurës. Nuk ka asnjë dyshim, megjithë të mirat e rrezeve të diellit lëkura, sidomos ajo e fytyrës dëmtohet nga qëndrimi në diell. Kjo do të thotë se edhe personat që nuk vërejnë probleme në sipërfaqe të lëkurës duhet ta marrin seriozisht këtë problem. Rrezet e diellit sidomos në verë krijojnë një mplakje të lëkurës, e cila nëse nuk trajtohet në kohë depërton dhe më në thellësi të saj, si dhe me kalimin e kohës duket edhe më e “vjetruar”. Kështu, pas pushimeve verore, kohë të gjatë se cilës e kemi lënë edhe fytyrën të shlodhet, tani ka ardhur koha që t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë lëkurës.

Vjeshta
Ndërsa gjatë verës këshilla e mjekëve estetistëve ka qenë t’i thonim “Stop” maskave të forta dhe sapunëve me squfur për pastrimin e fytyrës, tani këto trajtime duhen vënë në “lojë”. Specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani, shpjegon se stina e vjeshtës kërkon kushte të tjera jo vetëm për trajtimin e lëkurës së fytyrës, por edhe të trupit. Për këtë arsye, specialistja jep këshillat e saj se si duhet të kujdesemi për lëkurën gjatë stinës së vjeshtës. Sipas saj, pas pushimit të verës, tani ka ardhur koha e përdorimit të maskave të lëkurës, ndërsa ato me efekt gërryerës, duhet t’i përdorin më së shumti personat të cilat kanë pësuar dëmtime të rënda të lëkurës nga rrezet e diellit. Përveç maskave të gatshme që gjenden në farmacitë bimore të specializuara, gjatë kësaj kohe mund të përdoren edhe maskat që përgatiten në shtëpi. Një prej maskave gjysmë të gatshme, me të cilat fytyra mund të trajtohet vetë është edhe ajo e baltës e përzier me bimën aloe vera. Kjo maskë gjendet në formë pluhuri në farmacitë bimore dhe nevojitet vetëm përzierja e saj me pak ujë, ose vajra bimorë për ta aplikuar në lëkurë.

Maskat
Maskat i dhurojnë lëkurës së lodhur një forcë të re gjallërie, hapin poret dhe favorizojnë përthithjen e vepruesve aktivë. Për këto arsye, maskat bimore për trjatimin e lëkurës së fytyrës dhe trupit janë zgjidhja idela për të evituar problemet që shfaqen gjatë kësaj stine. اdo tri deri në katër javë qelizat e lëkurës do të duhej të zhdukeshin dhe do të duhej të “ekspozoheshin” të rejat, të cilat janë krijuar nën to. Mirëpo, ndonjëherë nuk ndodh kështu. Kur qelizat nuk bien si duhet, ato mund të shkaktojnë puçrra apo ngjyrë të përhimët dhe lëkurë jo të shëndoshë. Atëherë nevojitet përdorimi i maskave bimore ose peelingut (preparat në formë kokrrash, i cili mund të përmbajë përbërës të ndryshëm, që nxisin qarkullimin e gjakut në lëkurë). Për t’u ripërtëritur qelizat, lëkurës i nevojiten 20 deri në 25 ditë. Mirëpo, qelizat që përfundojnë ciklin e vet jetësor, në vend që të bien nga lëkura, jo rrallë mbeten në të. Ato qeliza të vdekura në lëkurë formojnë shtresa të cilat pengojnë qelizat e reja që të dalin në sipërfaqe, prandaj lëkura e humb shkëlqimin dhe elasticitetin.

Dimri
Nëse lëkura në stinën e ftohtë nuk mbrohet me kujdes, bëhet shumë shpejt e thatë, pa ton dhe opake. Agjentët atmosferikë veprojnë në pjesën më sipërfaqësore të epidermës duke e dehidratuar dhe e bërë delikate. Për pasojë, nuk dëmtohen pjesët e thella të saj, që janë edhe më delikatet, tek të cilat veprojnë rrezet ultravioletë të diellit. Rrezet Uva dhe Uvb arrijnë shtresën më të thellë të lëkurës, dermën, duke i dëmtuar fibrat elastike, pra pikërisht ato që sigurojnë jetëgjatësinë dhe freskinë e lëkurës. Për këtë arsye dimri është stina aleate e kurave të lëkurës që zgjasin në kohë: në fakt mund të shfrytëzohet për të filluar trajtimet specifike që japin rezultate të mira por që kërkojnë kohë dhe vazhdimësi. Gjatë stinës së gjatë të të ftohtit lëkura humb ngjyrën e nxirjes së plazhit dhe rigjen natyrën e saj të vërtetë. Ja gjithë këshillat për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë stinë dhe të garantojmë një lëkurë të mëndafshtë për pranverën e ardhshme dhe për verën, kur dielli do të rikthehet për të na goditur. Për ta liruar lëkurën nga qelizat e vdekura është i nevojshëm esfolimi, që përfaqëson etapën thelbësore për ta mbajtur lëkurën sa më gjatë të jetë e mundur lëkura e re dhe plot jetë, si dhe ta përgatisim për përthithjen e vepruesve aktivë të kremrave.


Rregullat për lëkurën e trupit
Si fytyra ashtu edhe trupi nuk duhen lënë pas dore. Duke patur parasysh lëkurën e fshehur pas veshjeve të rënda të dimrit që po na afrohet paraqiten probleme si lajmërim për ne se trupi po mbrohet dhe është nën ndikimin e stresit. Në këtë rast, djersitja si në dimër edhe në verë është rrezik. Lëkura e djersitur sidomos në kohën e dimrit është e parehatshme dhe shpesh mund të ftohesh. Në shpinë paraqiten puçrra ose njolla (pavarësisht nga mosha ose gjinia). Kështu që, si femrat ashtu dhe meshkujt, duhet të përdorin produkte për qarkullimin e mirë të gjakut, të cilat çlirojnë poret e trupit dhe psikikën. Këto duhet të jenë preparate të butë që e pastrojnë lëkurën në thellësi. Përbërësit mund të jenë të ndryshme si: për qetësimin e lëkurës, stimulimin dhe rigjenerimin. Këshilla kryesore për të gjithë ata që i mundon lëkura e thatë është të përdorin produkte me aloe vera BIO, e cila duke qenë 100 për qind bimore nuk jep probleme alergjike. Po kështu, mund të përdoren edhe vajra (si ai i xhojobës, avokados, ederës), të cilët e ruajnë dhe higjenën e lëkurës. Kremi i kalendulës që luan një rol kryesor në rigjenerimin e lëkurës. Kalendula ose kumaku është antiseptik dhe e zbut lëkurën. Ky krem është ideal sidomos për lëkurat e thata, të dëmtuara, me plagë.

Rregullat
Lëkura e trupit duhet të pastrohet me kujdesin maksimal, duke ruajtur kështu filmin hidrolipidik, filmin delikat të ujit dhe yndyrës që rimbulon epidermën duke e mbrojtur atë. Ideale për këtë janë vajrat e banjos, produkte që përmbajnë vajra të tretshëm në ujë. Kanë një fuqi shkumëzuese dhe pastrojnë e ndihmojnë lëkurën të rigjejë ekuilibrin e saj hidrik. Në fytyrë përkundrazi, s’duhet përdorur aspak sapun, por produkte specifike pastrues. Mund të zgjedhim mes tipave të ndryshëm, të studiuar për çdo lloj lëkure. Për lëkurën e thatë zgjidhni produkte të lehta dhe superzbutëse. Në rastet kouperoze përshtatet mirë edhe versioni në krem, që i pasuruar me substanca më të qëndrueshme dhe të plota, i siguron lëkurës mbrojtjen maksimale. Ndërsa për lëkurën e yndyrshme duhet përdorur një produkt në formë xheli (që nuk përmban lipide) i aftë të largojë çdo gjurmë papastërtie. Maska bimore në formë xheli e përbërë me aloe vera bio dhe vitaminat A, C, E është ideja që rekomandohet të përdoret për të evituar të gjitha problemet e lëkurës. Përveç, pastrimit në thellësi, kjo maskë bën rigjenerimin e lëkurës. Për dembelet ka losione 2 në 1, për të pastruar e tonifikuar lëkurën vetëm me një veprim.


Kalendula, rigjeneron dhe ushqen lëkurën
Kalendula njihet si rigjenerues natyror dhe ushqyes i lëkurës, pasi ajo pengon dehidrimin, stimulon jetën e qelizave të lëkurës dhe e ripërtërin natyrshëm lëkurën e lodhur. Gjithashtu, kalendula forcon mekanizmin natyror dhe mbrojtës të lëkurës, vepron mirë kundër ndezjes së saj, e lag dhe e zbut atë, e pastron thellë, e përtërin, e përthan, dhe në mënyrë stimuluese vepron në qetësimin e qelizave të lëkurës së ndjeshme. Kalendula e mbron lëkurën nga irritimi dhe skuqja, pengon proceset e oksidimit dhe parandalon ose pengon plakjen e parakohshme. Me përdorimin e rregullt të këtij kremi hiqen rrudhat, lëkura bëhet më elastike, e butë dhe me një freski rinore. Kremi kalenduala ose vaji kalendula rekomandohet për të gjitha tipet e lëkurës, por në veçanti efektet e saj ndjehen në lëkurën e vrazhdë të dëmtuar. Ky krem mund të përdoret në të gjitha pjesët e trupit, duar, qafë, kurriz, duke e përhapur ngadalë mbi lëkurë deria të përthithet. ثshtë i rekomandueshëm të përdoret pas dushit, larjes së fytyrës, është shumë i mirë edhe për tualetin. Përsa i përket marrjes së produkteve nga për problemet e lëkurës, Petani rekomandon përdorimin e aloe vera, papaja, shegë, sallatës së ujit), dhe produkte me bazë të vitaminës A (betakaroten), vitaminë E, plus vajin e bajames etj.

gazeta Albania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 19.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 9.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.8%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 19.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 9.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 14.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 23.8%
Back
Top