Stina: اfarë lulesh mund të mbillni në pranverë?

Arfenilla

Themelues i Forumit
calendula-150x150.jpg
Lulet janë një lloj dashurie e veçantë për shumë njerëz! Por jo vetëm…Stina e pranverës është ajo stinë që faktikisht na shton më shumë dëshirën për t’u marrë dhe për t’u kujdesur për to! Më poshtë do të njiheni me llojet e luleve që mund t’i mbillni gjatë kësaj kohe, si dhe me karakteristikat e kultivimit të tyre
Margherita-150x150.jpg

calendula

Margherita

Primula_aka

rose
Primula_aka-150x150.jpg


Kjo është një nga pyetjet më të përsëritura mes atyre që i duan kopshtet, plantacionet dhe sidomos aromën e luleve të sapoçelura. Pranvera është stina e lulëzimeve të mëdha, e luleve shumëngjyrëshe dhe më me aromë e vitit. Kjo është koha kur ne mund të admirojmë bukurinë e bimëve dhe luleve të mbjella në vjeshtë. Por është gjithashtu edhe sezoni kur mund të mbjellim fara të reja, të cilat, me lulëzim e tyre do të mund ta bëjnë kopshtin të bukur deri në vjeshtën e ardhshme. Ndaj le të zbulojmë gjithçka që mund të dimë mbi bimët dhe lulet që mbillen në pranverë.
rose-150x150.jpg

Kur mbillen lulet në pranverë: koha

Më 21 mars shënohet edhe fillimi i pranverës. Por nuk është e thënë se në këtë muaj mund të mbillet çdo lloj fare. Në qoftë se në shumë pjesë të vendit, pranvera ka ardhur, në të tjera ndodh që toka të jetë ende e mbuluar me borë, dhe mbijetesa e çdo lloji të bimëve nuk ka garanci. Disa lule, si për shembull trëndafilat dhe lule vjollcat, mund të mbillen fillimisht në një vazo (të mbahen brenda në shtëpi) dhe më pas të zhvendosen në kopsht. Për të tjerat, si për shembull për zambakët dhe gojujku, duhet të prisni ardhjen e temperaturave më të larta për t’i mbjellë jashtë.

اfarë lulesh mund të mbillni në pranverë: karakteristikat

Manushaqet tringjyrëshe janë lule rezistente që mund të mbillen ose në vazo ose direkt në kopsht në fillim të pranverës. Nëse i mbillni lulet jashtë, ato do të vazhdojnë të lulëzojnë deri në ardhjen e të nxehtit të verës. Mund të mbillni edhe aguliçe, columbine, dhe lule gjaku, të cilat janë lule rezistente edhe ndaj temperaturave të ulëta. Këto lule mund t’i blini edhe si fara, por edhe në vazo për t’i vendosur më pas në kopsht.

اfarë lulesh të mbillni në pranverë: si të procedoni

Fillimi i pranverës është edhe stina në të cilën ju mund të mbillni edhe fara në shtëpi. Në këtë mënyrë ju prini lulëzimin e tyre për t’i mbjellë më pas në kopsht pas 6 javësh. Lule të tilla si petunie, trëndafilat dhe një pjesë e madhe e bimëve janë të lehta për t’u mbjellë qëkur janë fara. Përdorni një tokë të punuar dhe mbajeni të lagësht deri kur fidanët mos të kenë mbirë. Ndërkohë, gjatë ditës fidanët lërini në kopsht, për t’i mësuar me erën dhe ngritje-uljet e temperaturës, ndërsa natën futini në shtëpi deri në ditën e fundit kur do t’i mbillni në kopsht. Nëse jeni dashamirës të kopshtit, ju mund të mbillni fillimisht në ambientet e shtëpisë domate të vogla, tranguj, rrepa, luleshtrydhe dhe bimë aromatike.

Cilat lule mund të mbillni në pranverën e vonë apo në fund të pranverës

Në pranverën e vonë është momenti që të mbillni lulet e verës, gladiol, begonjë, kumak, si dhe zambak. Ndryshe nga lulet e pranverës, këto nuk u mbijetojnë dot temperaturave të dimrit, kështu që ju duhet t’i mblidhni ato përpara të ftohtit të vjeshtës. Në rast të kundërt, do të jetë e nevojshme që t’i blini ato çdo vit.

Cilat lule duhet të mbillni në fund të pranverës për të gjithë vitin

Shfrytëzoni rastin, në fund të pranverës, që t’i shtoni koleksionit të bimëve tuaja të gjelbra edhe bimë të tilla si lule monarda, bar pezmi, luleshqerrë, qumështore, mëllagë dhe gjemb gomari. Nëse vetëm një herë mbillen në kopsht, këto lule nuk do të kenë nevojë për shumë mirëmbajtje, përveç krasitjes në çdo dy apo tre vjet.

8 pika kyçe për mbjelljen e suksesshme të luleve

Këtu është një listë me 8 pikat që duhet të plotësoni për mbjellje të suksesshme të bulbave. Ka dy klasifikime kryesore për bulbat: ato që mbillen në pranverë (të tilla si anemona, tulipanë etj) dhe bulba verore (të tilla si begonja, zambakët, gladiola etj).

-Respektoni periudhat e mbjelljes. Në të vërtetë, bulbet pranverore mbillen në vjeshtë ndërsa ata verore mbillen në pranverë.

-Mendoni të punoni tokën para se të mbillni lulet.

-Bëni një gropë me anë të një lopate. Thellësia e gropës varet nga bulbi që ju do të mbillni.

-Nëse është e mundur shtoni rërë dhe pleh për lulet.

-Vendosni rërë në fund të gropës.

-Më pas vendosni bulbin.

-Mbusheni gropën me pleh siç duhet.

-Ujiteni të gjithë gropën e mbyllur me ujë me grushte.


Lulet e përjetshme

Dëshira e adhuruesve të luleve është që të kenë një kopsht ose ballkon të lulëzuar gjithë vitin. Ndaj lulet që nuk thahen gjatë gjithë vitit janë një zgjedhje shumë e mirë jo vetëm për këtë, por ato kërkojnë pak kujdes dhe pak shpenzime.

Galium verum

ثshtë një lule e bukur me grupime tufash të verdha të arta. Lule që mbin sapo bie në kontakt me tokën. Kërkon shumë diell dhe zbukuron kopshtin.

Lathyrus pratensis

Pjesë e familjes së bizeleve. Kjo lule e bukur e verdhë, rritet gjatë gjithë verës dhe më pas kthehet në një mbështjellëse të zezë bizelesh. Ajo rritet në tokë shumë pjellore dhe me shumë diell.

Campanula latifolia

Lule në formën e kambanave. Vjen në ngjyrë violë. Gjethet e saj ngjasojnë me gjethet e hithrës, por në këtë rast gjethet nuk djegin.

Linaria vulgaris

Një lule shumë tërheqëse. Dallohet nga 2 nuancat e verdha. Gjethet e saj janë të ngushta në ngjyrë gri në jeshile.B g. shqip
 
Titulli: Stina: اfarë lulesh mund të mbillni në pranverë?

Me kujtove farmville :) lum kush ka nje kopesht e meret me lulet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top