Stili i jetesës që po “vret” shqiptarët, aksidentet shkaktari i dytë

Hipertensioni dhe diabeti, së bashku me duhanpirjen janë faktorë madhorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të cilat nga ana e tyre përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve në popullsinë e Shqipërisë, raporton INSTAT në botimin “Shqipëria në shifra 2018”.

Për vitin 2018 prevalenca për hipertensionin është 870 për 10 mijë banorë dhe për diabetin 274 për 10 mijë banorë.

Të dhënat e studimit demografik dhe shëndetësor në Shqipëri (ADHS), në periudhën 2017- 2018, tregojnë se 5,0 % e femrave dhe 36,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Në vitin 2018, të dhënat e konsumit të alkoolit tregojnë se më shumë se 1 në 4 femra (28,0 %) dhe 6 në 10 meshkuj(60,0 %), të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool. Në vitin 2018, 36,0 % e femrave dhe 14,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar numrin e rekomanduar të porcioneve ditore për konsumin e frutave.

Në vitin 2018 u vërejt se konsumi i rekomanduar i perimeve është i ulët si tek meshkujt dhe tek femrat, pavarësisht moshës, vendbanimit, nivelit të arsimimit apo pasurisë familjare (6,8 % tek femrat dhe 2,6 % te meshkujt).

Shkaqet e vdekjeve

Numri i vdekjeve në vitin 2018 është 21.804 duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Në rastet gjithsej, 93,8 % janë nga shkaqe natyrale, aksidentet janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të raportuara në vend i cili në harkun kohor të katër viteve është në shifra të njëjta.

Shpenzimet publike në shëndetësi

Shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë për vitin 2018 kanë qenë rreth 49 miliardë lekë. Për vitin 2018, këto shpenzime përbëjnë 10,3 % të shpenzimeve gjithsej dhe zënë një peshë prej 3,0 % në PBB-në gjithsej. Krahasuar me vitin 2017, shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rritje prej 3,1 %, ndërkohë shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rritje prej 4,7 %.

v.l/ Dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top